Nga koha kur Shqipëria merrte çmim ndërkombëtar si vendi që ushqehet më mirë dhe shëndetshëm, te tollonat dhe pretendimet se jemi më mirë se Gjermania

9 Qershor 2020, 12:43Blog TEMA

Nga Afrim Krasniqi 

Më 1989 në kulmin e krizës ekonomike në Shqipëri statistikat zyrtare në publik ishin të atilla sa bindën edhe FAO të na akordojë një çmim ndërkombëtar si vendi që ushqehet më mirë dhe më shëndetshëm!

Dhe pas 6 muajsh nga festa e çmimit mbushëm ambasadat për të ikur nga vendi i tollonave dhe radhës së qumështit!

Prej atëherë gjithnjë jemi mësuar të dëgjojmë se çdo qeveri e kryeministër të na thotë, – ne jemi më të mirët, jemi histori suksesi, kemi lënë pas Gjermaninë (qeveria e djeshme) dhe Italinë e SHBA (qeveria e sotme).

Pothuajse çdo ditë përballimi me atë shprehjen e famshme “jemi mirë me statistikat, por si tua bëjmë fakteve”!

Natyrisht, kur të njëjtët kalojnë në opozitë mendojnë krejt ndryshe! Kur u thua se janë gabim, të sulmojnë, të etiketojnë dhe akuzojnë përmes turmës së verbër militante dhe medias nën kontroll.

Pastaj nxjerrin në punë ekipet e propagandës që mbushin rrjetet sociale me spote e video ku tregojnë sukseset historike dhe krijojnë imazhin e një Shqipërie virtuale që ka pak ose aspak lidhje me Shqipërinë reale.

Me siguri nëse do kishte renditje të vendeve virtuale, ne do të ishim lart, shumë lart, edhe para Merkel, Macron apo Kurz, të cilët nuk kanë kanal televiziv privat dhe nuk e matin punën e ministrave dhe vartësve të tyre me numrin e liken & share në facebook.

Dhe për më tepër, pasi krijojmë Shqipërinë virtuale ndajmë dekorata, tituj, lavdërime për sukseset virtuale, duke krijuar mite e mite pafund, si në kohën e burgut të madh kur zyrtarisht ishim “vendi më i lumtur në botë”.

Kur përballen me botën “tjetër”, atë përtej Rinasit dhe bodrumeve të Pallatit të Kongreseve (ku rreth 100 të rinj të punësuar përbëjnë RENEA-n online), atë që nuk e kanë nën kontroll dhe nuk e blejnë dot, nuk e shantazhojnë dhe nuk i dërgojnë tatimorë dot, – median perëndimore, institucionet perëndimore, qeveritë perëndimore, studimet perëndimore, – atëherë “mbreti del lakuriq” dhe ne biem me këmbë në tokë!

Ja për shembull, sot një prej institucioneve kërkimore prestigjioze, DKG “Deep Knowledge Group” pasi ka analizuar të dhënat e COVID-19 bazuar në informacionet e WHO, Worldometers, CDC, Johns Hopkins University, etj, e rendit Shqipërinë të parafundit (tabela e parë me 476 pikë) dhe një prej vendeve rajonale me nivel alarmant të sigurisë (tabela e dytë).

Jemi në vendin e 88-të, ndërkohë që fqinjë tanë, si Greqia janë 54 vende më mirë se ne, Mali i Zi 46 vende më mirë se ne, apo vende rajonale si Bosnja që është 16 vende më mirë se ne, Serbia 34 vende më mirë se ne, etj.

Në këtë rast, nuk është çështja vetëm tek renditja, por tek realiteti: kur prodhon iluzione dhe të dhëna fiktive nuk bën dot analizë, nuk bën dot transparencë dhe as nuk ka llogaridhënie e reflektim, – siç ka ndodhur vazhdimisht tek ne dhe siç po ndodh çdo ditë edhe sot.

Kur lexon, kupton e pranon realitetin, pra Shqipërinë reale, atëherë ekziston mundësia të ketë analizë, reflektim dhe masa përmirësuese në të ardhmen, – gjë që zakonisht nuk ka ndodhur dhe nuk ka shenja të ndodh as tani.

2 komente në “Nga koha kur Shqipëria merrte çmim ndërkombëtar si vendi që ushqehet më mirë dhe shëndetshëm, te tollonat dhe pretendimet se jemi më mirë se Gjermania”

  1. Andi says:

    Zoti Afrim edhe pse mbani tituj akademiku e politologu nuk gjej ne shkrimin tuaj carcaf nje thelb te kuptueshem se per cfare i nxirni ca tabela renditjesh, a thua se njerezit kane nevoje per tabela madje beni dhe referenca se nga cila te dhena jane marre e analizuar per te nxjerre nje rezultat qe nuk besoj se i intereson asnje shqiptari. Nese vertet doni te parashtroni nje gjendje positive a negative ne lidhje me ceshtje te caktuara reforojuni vendit ku jetoni e jo se cte thote bota. Tregoni dhe sa para jane vendet e tjera a thua se u celi fytyra atyre qe nuk jane te kenaqur me gjendjen ne vendin tone se ti na paske gjet nje tabele ku qenkemi te fundit apo te parafundit. Nese vertet doni te kontribuoni per keta njerez apo doni te ngrini zerin ka plot shembuj e raste knkrete ne te perdishmen qe vlejne njemihere me shume se tabelat tuaja te cilat i nxirrni per konsum politik e jo per te sherbyer ne permiresimin apo sensibilizimin per ndonje problem

  2. Doda says:

    O afrim muti ne at koh para 90tes nuk ishim “bosa” si sot por dhe per buk nuk vdiste njeri , çmimin e morem se para 90tes ne populli shqiptar i shqipnis i hanim ushqimet te tera bio or dythundrak , frutat zarzavatet tek ne ishin komplet bio , te rritura me pleh bagtie , ne nje koh kur ne bot OmgjJa po i jepte rrug kancerit tek popullsia qe e perdorte ate , ti nuk e di ku je rritur , por ne ne shqipri ne at koh kemi ngren domate qe sot nuk i gjen me kurr me ate shije dhe arom , speca te fares ton qe nuk i gjen me kurr me ate shije dhe arom , patellxhan qe ta hiqnin petllen ne gatim , or ti shqipfoles qe ke ber kte artikull , ne kohen e PPSHs ne zarzavatet pra domate speca patellxhan kunguj kastraveca bostan dhe frutat i hanim nga muaji maj deti ne fund te shtatorit , kur kishin sezonin e tyre te rritjes natyrale , ne dimer ne hanim fasulen lakren preshin pataten pra zarzavate qe rriteshin natyral ne periudh dimri or magjar , prandaj e morem kte çmim ne at koh nga organizatat e ushqimit , se cilsia jon e ushqyerjes ishte nymer 1 ne bot ne ate periudh , prandaj kur ikem me ambasadat na vizituan 500t SHQIPTAR djem e vajza dhe te ter nuk kishim as nje semundjene trup i habitem te ter , kur moshataret ton vendali e kishin dosjen mjeksore sa nje mal , sot po ben sikur po ha ti or magjari afrim krasniqi , por po ha domate me rrenj peme brenda , po e ha specin sa nje bostan pa shije dhe er , po ha kastravec qe futet ne kazane gjigand me madhsin e gishtit vogel ku i hedhin nitrat me thas dhe ne mgjes trangulli esht nje meter i gjat pa shije pa er pa vitamina po shum i bukur , po e ha bostanin te shartuar me kungull , qe behet 30 kile dhe nuk ka sheqer se esht i shartuar me kungull , mishit qe hanim ne ne at koh qe i vinte er ter pallatit sot zotrote e ha me hormon ja fusin gjilperen ne qaf viçit dhe behet 2 ton per dy dit , vezet e pules sot dalin nga pula qe se shikojn kurr driten e diellit , krahet e pules mos i ha o afrim magjari se aty injektohet pula behet sa nje gjel deti per nje jav , prandaj kanceri sot ben kerdin ne shqiperi dhe ne ter boten , kur te besh artikull her tjeter lexo pyet mir per arsyen pastaj trego anijet me rrefugjat o rrote K…….i. e keni mendjen vetem per te shar te shkuaren duke genjyer injorant shqipfoles o dythundrak delirant .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje