Nga Namir Lapardhaja
Filozofi Roger Scruton kur u pyet gjatë vizitës së tij në Shqipëri se me çfarë strategjie do të vijë e djathta në pushtet, u përgjigj: “Me anë të kohës dhe duke e lënë të majtën të gabojë…”
Ndonëse kanë kaluar vite, kuptimësia e fjalëve të tij ka ngërthyer në vetvete eksperiencën dhe përvojën. “Rilindja”, një hibridizim mes së majtës, liberalizmit dhe klaneve oligarko-ndërtimore, në gjithë këto vite nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se ka përsëritur gabimet e së shkuarës, duke i shumëfishuar dhe thelluar.
Ndonëse, në dukje, e majta ka qenë në avantazh në këtë periudhë të pushtetit, karemi i hedhur nga opozita është përpirë i tërë. Pushteti i vetëm dhe i pakufishëm do të jetë shtysa kryesore që do të çojë në rënien e piramidës prej rëre. Kur diçka plotësohet, fillon e pakësohet.
Në këtë kuptim, “Rilindja”, që asnjëherë nuk e tejkaloi vetveten, është duke jetuar agoninë e pushtetit. Në ikje e sipër, ata do të mundohen të përfitojnë ç’të mundin. Nga frika dhe paniku, do të thellojnë gabimet. Në dukje të qetë, ata e dinë se rotacioni është i pashmangshëm. Përveç populizmit dhe propagandës, e majta ishte e paaftë të përmirësonte jetesën e shqiptarëve.
Po a mjafton vetëm koha dhe gabueshmëria për të ardhur e djathta në pushtet? Kësaj pyetje i janë përgjigjur profesorët e shkencave politike, Nic Cheeseman dhe Brian Klaas, në librin e tyre “Si manipulohen zgjedhjet”.
Në kapitullin që flet për forcimin e demokracisë, studiuesit e njohur theksojnë se duhen identifikuar taktika të reja për parandalimin e përdorimit të imazhit të demokracisë për ruajtjen e diktaturës. Sipas tyre, cilësia e zgjedhjeve mund të rritet dhe autokratët ortodoksë të sfidohen.
Rënia ekonomike pamundëson kapacitetin e regjimeve për të mbajtur afër miqtë e tyre, gjë që do t’i largojë ata nga mbajtja e pushtetit; një komunitet ndërkombëtar më koherent dhe më i fokusuar mund të adaptojë një linjë të ashpër për rëndësinë e reformës, duke gërryer kapacitetin e udhëheqësve për t’i fituar zgjedhjet paraprakisht; krijimi i një koalicioni të madh opozitar, një makine politike më të fortë, që minon efikasitetin e strategjive përça-dhe-sundo, janë tri sugjerimet e tyre për pjekjen e kushteve për ndryshim pushteti.
Megjithëse studimi nuk është kryer për vendin tonë, Shqipëria mund të kategorizohet si shtet autoritar konkurrues, ku zgjedhjet janë të kontestuara, por opozita sërish garon “me një dorë të lidhur pas shpine”. Sipas ekspertëve, ekonomia është në pikiatë. Ata parashikojnë një rënie nga 5 deri në 9%. Jo vetëm si pasojë e pandemisë Covid-19, por edhe të tërmetit të vitit të kaluar.
Qeveria e majtë jo vetëm që nuk ka marrë asnjë masë serioze, por vijon me metaforën e makinës me bori, por pa motor. Komuniteti ndërkombëtar, pas marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, nuk ka arsye për të bërë një sy qorr dhe një vesh shurdhë përballë arrogancës, korrupsionit dhe nëpërkëmbjes së shtetit ligjor nga Edi Rama.
PD-ja është e vendosur për krijimin e një koalicioni të madh opozitar, i cili do të garantojë në mënyrë të pakthyeshme disfatën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e radhës. Përveç këtij bashkimi të madh numerik, opozitës i duhet shndërrimi në alternativ morale dhe të besueshme përballë shqiptarëve. Duke filluar me ndryshimin e ligjërimit e duke u bërë më konkret dhe më të drejtpërdrejtë në dhëniet e zgjidhjeve që populli pret. Nëse të gjitha këto elemente bëhen së bashku, premisat janë të favorshme për rotacionin normal të pushtetit në zgjedhjet e vitit që vjen.
Pyetja që ngrihet me të drejtë nga shumë njerëz është: “A është e garantuar se opozita fituese do të jetë me ndryshe se sa qeveria që do të zëvendësojë?” Ndonëse fatal për shoqërinë, shqetësimi është i përligjur.
Në ndihmë të përgjigjes së kësaj pyetjeje do të thërrasë sërish profesorët e sipërcituar, të cilët theksojnë se “ndryshimi i qeverisë mundëson një periudhë reforme politike, me përmirësime afatgjate në cilësinë e zgjedhjeve dhe demokracisë”.
Pavarësisht mosbesimin dhe skepticizmit shumë të madh, qoftë edhe për këtë, kjo është një luftë që ia vlen të luftohet.
OOO DUSHNIKU , LAPARDHAJA , VODICA NUK KA NEVOJE TE JESHE SHUME I ZGJUAR PER TA KUPTUAR DENDESIA PER KM KATRORE E BANORVE JETONE NE JUGE JUGE LINDJE DHE MAXHORANCA JANE TE MAJTE PER DY ARESYE TRASHGIMORE DHE MOS QEVERISJE E MIRE E SE DJATHTES .
PER TE FITUAR TE DJATHTES I DUHET SHUME PUNE NUK I DUHET KOMUNISTI BERRISHA DHE LULI POR NJE LIDERE KOMPROMISI JO NJEREZ QE DJEGIN SHKOLLA QE LARGOHEN NGA PARLAMENTI NJEREZ QE DEBATOJNE FORTE PER TE MIREN E VENDIT .
NDAJE E DJATHTA NUK KA SHANCE JO SE ESHTE E DJATHTE PO NUK KA DREJTUES DHE ELEKTORATE .
KUR SHIKONE KAFSHET NE PROTESTE ME SHTIZA SHPATA DHE ZJARRE KUSH MUND TE VOTOJE PD BESOJE ASNJERI.
Ky Laperdhari akoma nuk di se ç’eshte e djathta ne politikë.
PD nuk eshte parti e djathte, dhe nuk mund ta bashkoje te djathten. PD eshte mbushur me ish-sigurimsa, ka mbledhur disa zoreaxhinj te djathte, dhe udhehiqet nga nje komunist i flaktë si Sali Berisha.
Si rrjedhoje, te djathtet e vertete, nuk e gjejne veten tek PD dhe Jane larguar. Kane mbetur, Biberaj, Çlirim Gjata, dhe Gazmend Bardhi. Plus pastaj disa figura qe te bien zorret tek goja.
Pra, ti Namir, e gjen veten tek PD-ja? Sepse e quan veten te djathte? Je aq i djathte sa komunisti Sali. Po normalisht, qe ti nuk je i djathte, se po te ishe, do te te vinte turp te uleshe me Sali Berishen dhe Lolon e tij ne nje tryezë.
Ha ha ha ,beje ti nje parti dhe te shikojme,cdo gje po bene per ta bere nje shtet normal ps ka kunder armiq qe perpara interesit investitorve tyre dhe atije personal jane gati ti vene flaken gjitheshkaje ,jep ndihme per te mirene e vendit dhe popullit tend, mos mendo kur te vije pushtet pd.
Sa te kete PD Lulush Luleshtrydhen ne krye edhe aleate brekgrisur si Nard Ndoka zor se ndodh ky koalicioni i madh opozitar
Mos cito askënd. Luli nuk vjen në pushtet për 100 vjet kështu si është katandisur PD. Por pushtetin do ia dorëzojë vetë Rama. Prandaj u mbajtën komisioneret politike. Ata do të bëjnë manipulimin e radhës. Unë qe sot u bëj thirrje të gjitheve:-bojkotoni zgjedhjet dhe këtë klasë politike të korruptuar dhe të shthurur.
Që Rama ka shumë arsye të largohet, kjo nuk lë vend për diskutime afatmesme e afatgjata. Vetëm që gazetari nuk ka kapur thelbin e çimentimit të pushtetit të Rames. E para Rama garon I vetëm , dhe ky është një kusht që ja kane mundësuar ata, që gazetari Lapardhaja supozon se do kthehen në pushtet. Thua qe një koalicion I gjere do beje te mundur rotacionin. Në kushte të një koalicioni konkret edhe ndodh kjo që sugjeroni ju si gazetare. Po partiçkat e djathta janë vetëm virtuale. Nuk kanë as trup e as koke. Hidhi një sy numrave, hidhi dhe një sy komenteve. Keni parë ju gazetarë cili është opinioni për figurat anekdodë të tallavase opozitare? Po pse, sipas jush kaq shumë mund të bjerë intelekti njeriut sa të zëvendësojë Ramen me Nard Ndoken? Po nuk e sheh Tirana ndryshimin e atij që mbjell pemë e shtron asfalt, dhe atij që vjen si “Unët e Atilës” per te shkretuar e djegur? Vërtetë je kaq i mefshtë sa mos dallosh diferencën ndërmjet, njëri që Shqipërinë e dogji më shumë se një herë, si dhe ka vrarë në emër të pushtetit, dhe atij që në “44” protesta nuk plagosi një të vetëm . Po edhe sikur ti zerojme të gjitha këto. A nuk mjafton fakti që kjo opozite bëhet pengesë për integrimin Europian, që bën të pa munduren per të penguar reformat në drejtësi, territor, zgjedhor etj. Po si kështu mo gazetar. Këta para 1 viti thonin që s’ka zgjedhje me Ramen , tani do futen me Ramen dhe me “oligarket”. Na jep një arsye më shumë pse duhet të votojmë Lylin dhe idiotin e Fahri Balliut. Na jep një arsye pse duhet të votojmë shokët e Babales. Morpo na jep një arsye pse duhet të votojmë komunistin e fundit në Europe, Sali shkëmborin. Që kështu të bindemi dhe ne për një arsye që është vërtet arsye . Të riciklosh Sali Berishën sot pas 30 vitesh ndërrim sistemi, do të thotë që je gazetar militant , e për më tepër s’je as gazetar. Po shkruan gomarlleqe që dhe vetë s’i beson.
E ke 100 per qind gabim o Laperdhar! Pse?! Thjesht sepse shqiptaret janë në gjendje të bejnë dallimin midis PD-se dhe PS-se. A e di ti bilancin e PD-sê?! Shkatërrim total i vendit gjatë periudhes 1992 – 1997. Mbi 400 fabrika, kombinate, ndermarrje, vreshta, ullshte, ndermarrje bujqesore. Shkatërrim total i arsimit, i mbrojtjes, i shendetesise etj etj. Ngritja dhe mbeshtetja e firmave piramidale! Që solli Vitin e Mbrapshtê 1997. Grushti i shtetit me arkivolin e Azem Hajdarit mbi sup më 1998. Vrasjet e 4 demonstruesve në bulevard. Hedhja në erë e dhjetra njerezve në Gerdec etj etj. Ti kujton vërtet se shqiptaret i kanë harruar këto gjëma?! Që ta kuptosh një herë mirë o lapërdhar. Sa të jetë në opozitë PD-ja, Partia Socialiste do të mbetet në pushtet. Rama vërtet nuk ka bêrë shumë punë të mira që pritej se do i bente, por nuk ka mbi supe krimet e Partisë Demokratike. Zgjidhja e vetme eshte shkrirja tërësisht e PD-së si parti dhe krijimi i një partie të re opozitare, kundershtare e Rames dhe Berishes.