Alban Hoxha larg Partizanit, tre skuadra vihen pas firmës së tij

10 Qershor 2020, 15:01Sport TEMA

Alban Hoxha duket se do të largohet nga Partizani. Kapiteni i të kuqve u la në stol në sfidën kundër Kukësit, me trajnerin Adolfo Sormani që preferoi titullar mes shtyllave Aldo Teqjan.

Ky vendim, nuk i ka pëlqyer aspak gardianit kuqezi dhe siç raporton “Procesi Sportiv”, ka kërkuar largimin.

Menjëherë, tre skuadra janë vënë pas firmës së tij. Prishtina në IPKO Superliga është një nga skuadrat e interesuara, si dhe Tirana e Kukësi në Superiore.

Gardiani 32 vjeçar luan që nga sezoni 2013/14 te Partizani, aty ku u transferua nga ekipi i Besa e Kavajës.

Gjithashtu, raportohet se Alban Hoxha ka dhe disa ditë që nuk stërvitet me skuadrën e Partizanit.

Hoxha prej vitesh grumbullohet dhe me kombëtaren e Shqipërisë (që nga viti 2015).

2 komente në “Alban Hoxha larg Partizanit, tre skuadra vihen pas firmës së tij”

  1. Eno says:

    zhdukni Sormanin jo Alban Hoxhen me koqe kanari

  2. Punetor i Palodhur says:

    Mendoj se Albani është një lojtar që arritjet e tija nuk është se i kanë ardhur për meritë të talentit, por si meritë e punës së përditshme dhe seriozitetit në stërvitje. Në moshat e reja në Cërrik filloi të bënte diferencën edhe me lojtar që ishin GK profesionist, pasi ne pak vite u rrit shumë profesionalisht, kuptohet në nivelin e Turbinës…Por nuk është se ka qenë zgjedhja primare e trajnerëve për faktin se edhe tek Dinamo nuk ka qenë e lehtë, edhe pse shpeshherë në futboll të duhet fati (psh. Sa vuajti Berisha kundra Marchetit, dhe pastaj sa lehtë Strakosha kundra Berishës), të cilin e pati me Besën e Kavajës dhe pastaj transferimi tek Partizani ku në një farë mënyre është ekipi ku realisht Albani ka “luajtur” futboll…. Fatkeqësisht këtë sezon Partizani ka çaluar në çdo sektor, dhe ai i mbrojtjes ka qenë po aq copë sa sektorët e tjerë, dhe kuptueshëm që golat rëndojnë tek portieri. Por me aq ndeshje sa kam ndjekur të Partizanit live nuk mbaj mend ndonjë ndërhyrje të pasigurt nga Albani që ka pësuar gol më pas. Të paktën me reflekset që tregon dhe shpejtësitë në dalje, besoj se dhe për katër vite të tjera mund të jetë në top-list për kampionatin tonë në Shqipëri. (S’po aludoj të them edhe 8 vjet nëse do jete ne gjurmët e Likës i cili ka qene fantastik këtë vit). Asnjëri nuk është i pazëvendësueshëm, por do me vinte keq nëse do largohej nga Partizani, pasi do ishte sërish në dëm të Partizanit nëse shkon tek Tirana apo Kukësi. Nga ana tjetër nëse është mungesë përqendrimi i Albanit si rezultat i pozicionit te përgjithshëm në klasifikim, i rikujtoj që puna e përditshme e ka sjell aty ku është dhe nuk do të ishte e drejtë po të ulte ritmin. Durim, pasi pas vështirësisë vjen lehtësimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje