Nga Bernad Nushaj
Kompania “ARPI” me administrator z. Pjetër Pëllumbi e cila është një fabrikë prodhimi të lëndeve piroteknike e fishekzjarreve me qëndër në fshatin Kuç të Vorës, tashmë mbas 14 vjetëve punë dhe në një konkurencë të fortë me teknologjinë e vëndeve më të zhvilluara, ka arritur të jetë një lider në mbarë Europën, duke qenë fabrika më prestigjoze e prodhimit të petardeve, pasi produktet e saj që janë 100 % vetëm për tregun e huaj, “flasin” plot 21 gjuhë të huaja, duke u eksportuar në 21 vënde të Bashkimit Europian, të stampuara me logon “ARPI” sh.p.k. “Made in Albania”. Po si arriti që të ketë këtë sukses, administratori i saj, Pjetër Pëllumbi, i cili ashtu si 40 vite të shkuara, kur ishte një rekordmen e kampion i madh në sportin e atletikës, (në garën e Maratonës), të jetë përsëri “një kampion i madh”, por tashmë në një aktivitet biznesi! Lidhur me të gjitha këto dhe fakte të panjohura të punës së tij, na njeh vetë ai me intervistën ekskluzive për gazetën Tema.
Zoti Pëllumbi,përse vendosët që të investonit në këtë lloj biznesi, fare të panjohur në Shqipëri?
Në fakt ashtu siç thatë dhe ju, as unë nuk kam pasur idenë lidhur me këtë lloj biznesi, në vitin 1990, ku hodha edhe hapat e para të jetës time në Itali e deri ditën që vendosa t’i përkushtohem këtij biznesi, kam ushtruar profesionin e “profesorit të rehabilituesit fizik”, i cili më dha mundësinë që të njihem dhe të kem kontakte pune me shumë personalitete të fushave dhe profesioneve të ndryshme në disa qytete të mëdha si: Roma, Milano, Napoli etj. Ndër këta të njohur dhe miq, ishin edhe familjet “Perfetto”, “De Falco” e “Scafuri”, familje me tradita të vjetra në artin e piroteknikës në zonat e Napolit,qytet ky me tradita të mëdha disa shekullore në prodhimin e fishekzjarrëve.
Pra ishte thjesht një rastësi njohja juaj me këtë lloj biznesi…?
Po krejt rastësi, pasi unë pata rastin që të asistoja në disa festa e “manifestacione piroteknike” të cilat jane vërtetë magjepëse, pasi arti i vjetër i piroteknikës të mahnit me bukurinë dhe larmine që të ofron.
Dhe pas kësaj, juve i’u lindi ideja që të investonit në Shqipëri?
Po, ishte nje ide spontane, fillimisht nje ide pasioni, ku dihet fillimi i nje passioni, por nuk dihet finalizimi. Kjo ide investimi në këtë fushë në Shqipëri, lidhet edhe me faktin e situatës së vështirë që po kalonin fabrikat me këtë profil biznesi, për shkak të konkurencës së shfrenuar kineze.
Pra ju, edhe pa qenë biznesmen, shfrytëzuat momentin si të themi, për të investuar në këtë fushë?
Shumë e saktë kjo që thoni, pasi momenti kur vendosa që të hapja këtë lloj biznesi, më ofroi disa kushte të jashtëzakonëshme, së pari, sekretin e teknollogjisë së prodhimit të lëndëve piroteknike ma ofronte miqësia që kisha krijuar me këto familja që i’u përmënda pak më lart, si dhe publicitetin që bënte qeveria shqiptare e asaj kohe, me sloganin “Shqipëria një euro”, duke i’u ofruar kushte tepër të favorëshme investitorëve të huaj, dhe aq më shumë emigrantëve shqiptarë që kishin hedhur kursimet e tyre në biznese në ato vënde ku jetonin e punonin. Pra të gjitha këto të mbledhura bashkë, më nxitën që të ndërmerrja këtë nisiativë.
Para se të arrijmë tek sukseset e nisiativës suaj, normalisht u janë dashur disa etapa, apo më sakte, sakrifica e shumë pengesa për t’u ngjitur në “podiumin” e Europës?
Patjetër që kam kaluar nëpër disa etapa dhe pengesa jo të pakta, ështe dashur punë, sakrifica e durim, për t’i kapërcyer ato. Fillimisht u mora me shqyrtimin e ofertës që më bënë miqtë e mij italianë që operonin në këtë fushë, që duhet thënë se ishte vërtetë joshëse, duke filluar nga makineritë, stampat, teknollogjia, burimet njerzore me specialistët përkatës, e mjaftë elementë të tjera, të cilat ishin me një çmim shumë të ulët, për shkak se shumë fabrika të këtij profili biznesi ishin drejt falimentit,ne nje kohe kur malli kinez po pushtonte tregjet me një shpejtësi marramëndëse. Pra unë shfrytëzova momentin e përshtatshëm për të ngritur nga e para një investim modest, pasi aq ishin edhe mundësitë ekonomike e financiare të një emigranti që kishte kursyer pak para të fituara nga puna e ndershme prej disa vitesh.
Vetëm me kursimet tuaja e filluat këtë biznes…?!
Apsolutisht jo, ishte krejt e pamundur që të realizohej kjo që thoni ju, është veshtire të investosh në një kapital të madh kur jeton me një rrogë, sado e madhe që të jetë ajo. Kështu, unë u detyrova që të merrje tre kredi bankare, dy prej të cilave në
Shqipëri dhe një këtu në Itali, pa të cilat as që bëhej fjalë të përballohej ky investim.
Si e kujtoni ardhjen tuaj për herë të parë në Shqipëri për zgjedhur vëndin dhe tokën për ngritjen e këtij biznesi?
Ka qenë pranvera e vitit 2005, kur me një autoveturë ngjitëm kodrat e fshatit Kuç të Vorës, në një rrugë të ngushtë e të shtruar vënde vënde me pak kalldrëm të pa ngjeshur mirë, ndaluam para portës së shtëpisë së të ndierit Man Kuçi, aty ku na kishin adresuar, një familje ndër më të mëdhatë të kësaj zone, me prejardhje nga dera e madhe e Kuçëve.
Me kë ishit ju, pra po e fillonit “aventurën” tuaj krejt i vetëm…?!
Jo nuk isha i vetëm, në atë autoveturë bashkë me mua ishin edhe dy nga mjeshtrat më të mëdhenj të sportit të atletikës shqiptare, miq të mij të ngushtë që nga periudha e sportit në fillimin e viteve ’70-’80-të, të cilët me shoqeruan në këtë “aventurë”, siç e përcaktuat ju me të drejtë. Ata të dy që morën përsipër të më shoqëronin, ishin: Profesor Isa Tare, një kampion i madh dhe pa e tepruar aspak, mund të them: një nga “legjendat e atletikës shqiptare” dhe Fatmir Dragoj, po kështu një sportist i madh i atletikës shqiptare.
Çfarë biseduat dhe si ratë dakort me të zotin e shtëpisë për biznesin që ju do ngrinit në tokën pronë të tij?
Si tani e kujtoj atë moment, pasi ai (Mani), s’u besonte veshëve dhe i dukej një çmënduri, që këta tre njerëz, edhe pse tepër serioz, kërkonin t’i blinin rrëpirën e tokës së tijë, plot lagështirë dhe ujë që zbriste me një vrull të madh nga maja e kodrave, pas çdo rreshje shiu, ku me shumë vështirësi kalonte të kulloste “hajvanin” siç e thërriste ai gomarin e tij, që e përdorte si kafshë pune. Por pasi u bind që ne nuk bënim shaka dhe nuk e kishim marrë kot atë rrugë deri atje, Man Kuçi na tha: “Ju qoftë për hajër burra, u bë”, dhe ne shtërnguam duart me njëri tjetrin burrërisht. Ky ishte momenti që i hapi rrugën biznesit tim.
Dhe sa kohë i’u desh juve që të përfundonit të gjithë dokumentacionin e duhur dhe procedurat përkatëse për ngritjen e fabrikës suaj?
Mbas një pune të gjatë përgatitore prej rreth dy vjetësh në përballje me procedurat dhe pengesat e shumta ligjore dhe burokratike, të cilat filluan që nga blerja e tokës, aprovimi i projektit, nxjerrja e liçensave të pafundme që duheshin për një aktivitet krejt të veçantë siç ishte ai piroteknik, e deri më në fund kërkesat tepër të vështira nga autoriteti përkatës i Bashkimit Europian për çertifikimin e fabrikës dhe gjithashtu çertifikimin e produkteve të kësaj fabrike me markën “CE” te BE, kërkesë kjo e ligjit shqiptar. Dhe të gjitha këto u kaluan, por përmes vështirësive dhe pengesave të pafundme, që nuk u shpëton dot askush.
Dhe pas kalimit të këtyre pengesave…?
Fill pas përfundimit të të gjitha këtyre proceduarave të dokumentacionit përkatës, sipas bisedave dhe takimeve të shumta që kisha bërë (paraelisht me punën për dokumentacionin e fabrikës), arritën tek ne specialistët e parë nga Italia, figura mjaft të njohura të piroteknikës Italiane, si projektuesi i fabrikës, Kimisti Eksplozivist, Drejtori i Laboratorit të Kimisë së Artilerisë në Napoli, Luigi Bagnato, specialisti fabrikues piroteknik, Giaciomo Scafuri, i cili ka drejtuar fabrikën për katër vjet, specialisti tjetër fabrikues piroteknik, Alberico Settaro, fabrikuesi specialist, Antionio Orsella, koloneli eksplozivist, Vincenzo Cuomo, e shumë e shumë të tjerë, sipas nevojave dhe punës së fabrikës.
Sa e vështirë ishte që këta specialistë të huaj, të drejtonin fabrikën me një staf specialistësh dhe punëtorësh shqiptarë, të cilët nuk kishin asnjë njohuri në këtë lloj biznesi?!
Ishte puna e palodhur e këtyre specialistëve italianë, të cilët këtë profesion e kishin të trasmetuar (sekretin e prodhimit të lëndëve piroteknike) në disa breza në familjet e tyre, që u gërshetua me punën gjithashtu të palodhur të punonjësve dhe drejtuesëve tanë shqiptarë, e cila bëri që fabrika “ARPI”, të rritej gradualisht, duke u bërë e njohur në të gjithë Europën.
Referuar kontratave me shoqëritë më të fuqishme të vëndeve më të përparuara të Europës që ju po na tregoni me dokumentet përkatëse, referuar gjithashtu eksporteve që ju bëni, shikojmë se marka e prodhimeve piroteknike “ARPI”, duket se aktualisht është më e preferuara në të gjithë kontinentin. Si i’a keni arritur këtij suksesi,(duke ditur se ju si biznesmen nuk keni pasur asnjë lloj eksperience në këtë fushë), cili është sekreti i punës suaj që keni arritur këtë stad që nga pikpamja e prestigjit nderkombetar, mesa dimë, zor se mund ta ketë arritur ndonjë kompani tjetër biznesi në Shqipëri?!
Një fillim i vështirë mbas peripecive të shumta të dokumentacionit të ndërtimit të fabrikës, përzgjedhja dhe seleksionimi i punonjësve, instruktimi dhe hyrja në procesin e punës prodhuese në një fushë që nuk ekzistointe në Shqipëri, aq më tepër kur çdo gjë fillonte nga e para, natyrisht që kërkonte një punë titanike do të thosha nga ana jonë. Po kështu, të promovosh dhe të pretendosh të futesh një markë shqiptare në konkurencën e tregjeve perendimore, të cilat e prodhojnë këtë mall prej qindra vjetësh, duket vërtet një çmënduri. Po ja që ne i’a kemi arritur dhe ky është fakt
tashmë. Përzgjedhja e lëndëve të para është jetike për një biznes si ky, jo vetëm nga ana ekonomike, por edhe për një prodhim cilësor. Të gjitha këto procedura janë ndjekur me korrektësi nga specialistët italianë, deri sa unë personalisht u specializova duke marrë liçensën e fabrikimit të të gjithë llojeve të kategorive të fishekëzjarrëve. Te gjitha lëndët e para ne i importojmë nga Italia, Kina, India apo Izraeli, ato arrijnë në Shqipëri të testuara nga laboratorët e çertifikuar me çertifikatën e cilësisë dhe testet laboratorike, punë kjo e karakterit teknik që është mjaft impenjuese
Si e kanë parë të huajt prezantimin e prodhimeve të fabrikës suaj në panairet që thatë se zhvillohen në Europë etj.?
Ne jemi ndeshur që në fillim të punë sonë me një përçmimi dhe mospërfillje nga shumë klientë të fuqishëm që na bëhej gjatë prezantimit në Ekspozitën Ndërkombëtare të Nurenbergut në Gjermani, ku zhvillohet çdo vit, gjë e cila fillimisht na bënte pesimist dhe na çarmatoste. Por kjo ishte fillestare, pasi me kalimin e kohës, gjërat evoluan dhe kaluan duke shkuar çdo gjë në favorin tonë dhe kjo erdhi falë këmbënguljes e perfeksionit të prodhimit, insistimit tonë në futjen e teknologjisë së re, (shpesh dhe me humbje ekonomike), ndihma dhe pjesmarrja në biznesin tonë e specialistëve italianë që i’u thashë më sipër në fillim të kësaj interviste, bënë të mundur që ky biznes i markës shqiptare të njihej që në hapat e parë të tij duke u prezentuar në tregun perendimor qofte edhe me humbje.
Zoti Pëllumbi, si ndjeheni sot mbas 14 vitesh pune, ku fabrika e prodhimeve piroteknike “ARPI” sh.p.k., krejtësisht e panjohur, nga një vënd pa tradita dhe teknologji, me gjithë konkurencën e fortë perendimore, prodhimet e saj “Made in Albania”, që janë klasifikuar më cilësoret në Europë, rast ky që siç thoni dhe ju është i paparë, prodhimet tuaja gjenden në vitrinat e dyqaneve të qyteteve më të mëdha të Europës?
Natyrisht që ndjehem mirë dhe kjo gjë më bën krenar mua personalisht dhe gjithë stafin tim, përfshirë këtu dhe të gjithë specialistët e huaj (kryesisht ata italianë, do thotë se ky fakt duhet të bëjë ç’do shqiptar krenar, kur gjen mall të markës së vendit të tijë në tregjet e Europës. Enti i autorizuar i Këshillit të Europës, Laboratori i Universitetit të Madridit, ka dërguar kampionaturen e prodhimeve tonë si model të prodhimit më cilësor në të gjitha vëndet e Bashkimit Europian, dhe fakti është kokfortë, produktet tona flasin në 21 gjuhë, kontratat e punës me shoqëritë me të mëdha piroteknike të Europës i disponon Autoriteti përgjegjës i Ministrise së Mbrojtjes “A.K.SH.E.”. Kompanitë më të fuqishme të: Italisë, Polonisë, Çekisë, Gjermanisë, Belgjikës, Bullgarisë e Spanjës, shpërdajne prodhimet tona në pothuajse gjithe territorin e BE-së e me gjerë. Prodhimet tona stampohen në gjuhet: italiane, polake, ceke, sllovake, gjermane, angleze, spanjolle, franceze, portugeze, hollandeze, lituane, letoneze, bullgare, serbe, kroate, maqedonase, greke, rumune, gjeorgjiane etj. Të gjitha këto gjuhë janë të stampuara në amballazhet sipas kerkesave te seicilit klient, e sipas vëndeve ku shpërndahen produktet tona te markuara CE, “Made in Albania”.
Zoti Pëllumbi, nga sa u shprehët deri tani, me që jemi në fund të kësaj interviste, duket se i gjithë suksesi i punës suaj, janë faktorët e jashtëm, pra ata italianë, a qëndron kjo, apo në suksesin tuaj ka meritë edhe stafi shqiptar?
Me shumë vënd kjo pyetje, të cilën unë nuk e anashkalova, por e lashë për në fund. Përveç faktorit të huaj, pra punës së specialistëve italalianë, pa dyshim që një meritë të veçantë në suksesin e ARPI-it ka edhe stafi shqiptar. Janë shumë, por unë nuk mund të rri pa përmëndur punën plot pasion të drejtorit, Xhevahir Avdiasit, ish-ushtarak në armën e Artilerisë së Ushtrisë Shqiptare, një profesionist i vërtetë dhe pa e tepruar dua t’ju them, se: është specialisti më i mirë që ka Shqipëria në këtë fushë. Po kështu pas Xhevahirit, dua të përmënd punën e përgjegjëses së prodhimit, znj. Violeta Ndreca, një specialiste e shkëlqyer dhe mjaft kërkuese ndaj vetes dhe stafit që drejton. Drejtori i Kontrollit të Cilesisë dhe zëdhënësi i fabrikës me autoritetet kombëtarë e nderkombetarë, Z. Lorenc Gjergji, drejtori i Sigurise Teknike, z. Vangjel Gjiknuri, e deri tek inxh. Kimist Pellumb Shyti, edhe pse i ardhur pak kohe me pare. Nga satafi i punëtorve, nuk di kë të permënd më parë, tashmë janë bërë të gjithë specialistë, puna e palodhur e tyre, deshira për të mësuar e njohur teknologjinë e re, e gershetuar me kontributin e stafit të specialisteve, na kane sjellë këtu ku jemi sot. Një kompani lider në Europë, prandaj dua t’i falenderoj të gjithë.
Z. Pëllumbi, faleminderit.
Faleminderit juve dhe gazetës Tema që pasqyron tema të tilla ekonimike.
Shkrim i paguar dhe aspak asnjanes sic duhet te jete nga ana e gazetarise, reklame