Nga ish-ministrat e Berishës, tek çifti Fullani e Kuliçaj: 60 grupet e ish-zyrtarëve që përfitojnë nga amnistia për legalizimin e pasurive dhe parave të pista

10 Qershor 2020, 14:55Ekonomia TEMA

Nga Adriatik Doçi 

Report Tv publikoi një ditë më parë draftin e qeverisë për amnistinë fiskale, e cili i hap rrugë legalizimit të parave dhe pasurive të pajustifikuara me burime të ligjshme. Përpos emigrantëve, biznesit dhe qytetarëve të zakonshëm, nga amnistia përfitojnë edhe politikanët dhe ish-pushtetarët, të cilët mund të legalizojnë paratë e pista dhe pasuritë e korrupsionit. Më këtë draft, ish-pushtetarët jo vetëm legalizojnë paratë cash produkt të praktikave korruptive, sendet me vlerë, vilat, pallatet, restorantet, hotelet, makinat etj., por për herë të parë në historinë e pluralizmit do t’i shpëtojnë edhe ndjekjes penale, për pasuritë e paligjshme. Ata gjithashtu mund të sjellin dhe të legalizojnë në Shqipëri edhe paratë që mund të kenë fshehur jashtë vendit.

Neni 6 i draftit përcakton qartësisht politikanët dhe ish-pushtetarët që përfitojnë nga amnistia dhe ata që nuk përfitojnë. Konkretisht, sipas nenit 6, do të përfitojnë nga amnistia edhe personat që nuk mbajnë më funksione publike gjatë tre viteve të fundit. Periudha trevjeçare do të llogaritet me datën e hyrjes në fuqi të ligjit. Pra, nga amnistia fiskale dhe penale përfitojnë të gjithë ish-funksionarët që kanë të paktën 3 vite që janë larguar nga postet publike dhe që rrjedhimisht nuk janë më subjekte të ligjit për deklarimin e pasurisë. Report Tv, bazuar në draftin e amnistisë dhe nenin 3 të ligjit për deklarimin e pasurive, ka identifikuar 50 grupe ish-funksionarësh që mund të përfitojnë nga amnistia fiskale dhe penale.

Duke u ndalur në kategoritë konkrete, nga amnistia mund të përfitojnë ish-ministrat e Sali Berishës gjatë mandatit të parë 2005-2009 dhe mandatit të dytë 2009-2013, të cilët gjatë tre viteve të fundit nuk mbajë poste të larta publike, që duhet të deklarojnë pasurinë. Përfitojnë Jemin Gjana, Ilir Rusmajli, Ferdinand Xhaferri dhe Spiro Kresa (i dënuar për korrupsion), nëse kanë para dhe pasuri të tilla. Ndërkaq, ish-ministrat Genc Ruli dhe Arben Imami u zgjodhën deputetë gjatë mandatit parlamentar 2013-2017. Ata mund përfitojnë nga amnistia vetëm nëse drafti hyn në fuqi pas muajit shtator 2020, pasi mandati i deputetit të Rulit dhe Imamit ka mbaruar në shtator 2017.

Por, nga amnistia fiskale dhe penale përfitojnë të gjithë ish-drejtorët e tatimeve, doganave, pronave, shoqërive shtetërore, sekretarët e përgjithshëm të ministrive, drejtorët e degëve të ministrive etj., gjatë qeverisjes Berisha, por edhe gjatë qeverisjes PS-LSI deri në vitin 2017. Ky grup i ish-funksionarësh ka marrë të gjitha vendimet e përfolura si korruptive për përvetësim të pasurive publike, privatizime korruptive, tendera dhe koncensione.

Nga amnistia mund të përfitojnë (nëse kanë para dhe pasuri të pajustifikuara) edhe çifti i bashkëshortëve Ardian dhe Arjana Fullani, i pari ish-guvernator i Bankës së Shqipërisë, i shkarkuar në vitin 2014 pas skandalit të vjedhjes së BSH, ndërsa Arjana Fullani ish-anëtare e Gjykatës së Lartë, e larguar nga drejtësia në qershor të 2017, duke i shpëtuar përballjes më Vetingun. Nëse amnistia hyn në fuqi pas datës 29 qershor 2020, zonja Fullani është përfituese, pasi është larguar nga drejtësia në 29 qershor 2017, çka përmbush kushtin e afatit 3-vjeçar të largimit nga funksioni. Nga ana tjetër, nuk përfiton ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, pasi është larguar nga drejtësia në fund të vitit 2017.

Përfitues është edhe ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, de fakto drejtor i policisë dhe njeriu më i besueshëm i Sali Berishës, i akuzuar nga Dritan Prifti për trafikun me naftën virgine si dhe nga amerikanët për dekonspirim të aksioneve policore për kapjen e Dritan Dajtit. Gjithashtu, amnistia përfshin edhe ish-kreun e Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Ylli Zyla, i akuzuar nga mazhoranca aktuale për skandalin e përgjimeve.

Paratë dhe pasuritë e korrupsionit mund t’i legalizojnë edhe ish-kryetarët e komunave dhe sidomos kryetarët e bashkive që u mbaroi mandati në vitin 2015. Prokurorët dhe gjyqtarët që janë larguar nga drejtësia deri në qershor 2017, do përfitojnë gjithashtu.

Ish-pushtetarët nuk kanë asnjë detyrim për të dhënë sqarime për mënyrën se si i kanë fituar paratë dhe se si kanë bërë pasuritë. Do të gëzojnë të drejtën e ruajtjes së sekretit si dhe nuk do të ndiqen penalisht. Por, ish-pushtetarët duhet të japin 5-10 % të parave dhe pasurive të korrupsionit, në këmbim të legalizimit të tyre. Ligji amnistisë do të jetë i vlefshëm deri në fund të vitit 2021.

60 kategoritë përfitojnë nga amnistia, kusht mos mbajtja funksioneve të paktën 3 vitet e fundit

1. Ish-presidenti i Republikës

2. Ish-deputetet e Kuvendit

3. Ish-kryeministrat

4. Ish-zëvendëskryeministrat

5. Ish-ministrat

6. Ish-zëvendësministrat

7. Ish-kryetarët e bashkive

8. Ish-kryeprokurorët

9. Ish-krerët e KLSH

10. Ish-avokati i Popullit

11. Ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët

12. Ish-krerët e ILDKPKI

13. Ish-kryetarët dhe anëtarët e KQZ

14. Ish-drejtorët e lartë dhe të mesëm të administratës

15. Ish-prefektët dhe ish-kryetarët e këshillave të qarqeve

16. Ish-krerët e SHISH

17. Ish-drejtorët drejtorive në ushtri dhe SHISH

18. Ish-komandantët e ushtrisë

19. Ish-drejtorët e përmbarimit dhe të zyrave përmbarimore

20. Ish-drejtorët e përgjithshëm të policisë dhe ish-zëvendësdrejtorët e policisë

21. Ish-drejtorët drejtorët e drejtorive vendore të policisë

22. Ish-drejtuesit dhe ish-oficerët e policisë gjyqësore

23. Ish-drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e tatimeve

24. Ish-drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e doganave

25. Ish-drejtorët e drejtorive të tatimeve dhe doganave

26. Ish-sekretarët e përgjithshëm të ministrive

27. Ish-shefat e kabinetit të ministrive

28. Ish-krerët e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave

29. Ish-drejtuesit e të gjitha niveleve të kadastrave

30. Ish-ambasadorët

31. Ish-konsujt

32. Ish-rektorët e universiteteve

33. Të gjithë ish-zyrtarët që janë zgjedhur dhe emëruar nga Kuvendi

34. Të gjithë ish-zyrtarët që janë zgjedhur dhe emëruar kryeministri

35. Të gjithë ish-zyrtarët që janë zgjedhur dhe emëruar presidenti

36. Ish-guvernatorët e Bankës së Shqipërisë dhe ish-zëvendësguvernatorët

37. Ish-drejtuesit e KESH

38. Ish-drejtuesit e OSHEE

39. Ish-krerët e OST

40. Ish-krerët e ERE

41. Ish-drejtuesit e Albpetrol

42. Ish-drejtuesit e ujësjellësve

43. Ish-krerët e postës

44. Ish-krerët e AKEP

45. Ish-krerët e Autoritetit të Konkurrencës

46. Ish-krerët e RTSH

47. Ish-krerët e Institutit të Statistikave

48. Ish-krerët e AMA

49. Ish-krerët e AMF

50. Ish-krerët e Departamentit të Administratës Publike

51. Ish-krerët Komisionit të Shërbimit Civil

52. Ish-komisionerët për mbrojtjen e nga diskriminimi

53. Ish-krerët e Autoritetit Rrugor Shqiptar

54. Ish-krerët e porteve

55. Ish-krerët e SHKB

56. Ish-ndihmësat ligjor të gjykatave të larta

57. Ish-avokatët e Shtetit

58. Ish-krerët e Agjencisë së Prokurimit Publik

59. Anëtarët e APP

60. Ish-krerët e Fondit të Zhvillimit

37 komente në “Nga ish-ministrat e Berishës, tek çifti Fullani e Kuliçaj: 60 grupet e ish-zyrtarëve që përfitojnë nga amnistia për legalizimin e pasurive dhe parave të pista”

  1. Dorina says:

    Na rrofsh p Rama, se e ndrite fare!
    Per kete ta dhame voten?! Na zhgenjeve komplet. Mos prit me vota ng ne njerezit e ndershem.
    Tirp!

    1. Cudia says:

      Une them qe lista te shkurtoje afatin per 2 vjet mbrapa. Xhaxhai im qe punonte ne ministri na siguroi nje tender dhe aty filloi edhe lumturia jone. Nuk mund te jene ca te nenes dhe ca te njerkes. Duam barazi!!

  2. Eee says:

    Fake, Fake, Fake!
    Pse nuk publikon draftin?

  3. Soni says:

    Kurre…asnje zyrtar qofte dhe inspektor i rendomte

  4. Salih says:

    Te shpresojme qe ky koment, Nuk eshte I vertete, ndryshe, nuk di, ky M.. vend, Kurre nuk do behet….

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Domethene Kulicaj do ti gezoj mobilerite Versaci dhe djali i Fullhanit oret e dores me gjithe makinat lluksoze ?!?! Ehhh vidh sa te mundesh sa per gjithe jeten e punes dhe amnistohu.. Imagjino gjyqtare, prokurore te shkarkuar per korrupsjon, duan Vetting per Vettingun. Ja si po katandiset Reforma. Burgje dhe administrata te reja qe po zene ferra e gjemba..

  6. TË GJITHË ISH-AT QË KANË BËRË PARA ME TË VJEDHUR NGA POZICIONI DHE FUNKSIONI QË KANË PATUR TANI U DASHKA ME ANË TË KËTIJ LIGJI TË AMNISTOHEN.
    JO !!!
    KURRË !!!
    KËSAJ I THONË TË PRANOSH VJEDHJEN SHTETËRORE.
    KËTA DUHET T’U NËNSHTROHEN VETINGUT.
    NË TË KUNDËRT KJO NDËRMARRJE ËSHTË VEPRIMI MË SKANDALOZ DHE MË ABSURD.
    KURRË MOS U DEKLAROHESHIN ATO PARA TË VJEDHURA !!!
    KURRË !
    SHTETI DUHET TI GJURMOJNË DHE TI SEKUESTROJË.
    NDRYSHE KY ËSHTË NJË DËSHTIM DHE KAPITULLIM.
    MJERË POPULLI I NDERSHËM QË RRON ME DJERSËN E BALLIT.
    TANI PO E SHEH QARTË SE VJELLJA GËNJESHTRA DHE ÇDO VES TJETËR QËNDROKA NË THEMEL TË ISH-DREJTUESVE TË SHTETIT.
    STARTI NË DEMOKRACI KA QËNË I NJËJTË PËR TË GJITHË POR TË FITUARIT JANË HAJDUTËT.
    NUK ËSHTË I FITUAR MORALISHT POR GJITHSESI PA PARA NUK BËN DOT… ASNJËHERË HAP PËRPARA.
    CILI ËSHTË MESAZHI. …?
    VIDHNI VIDHNIK SE KALON CA KOHË DHE VJEN AMNISTIA.
    TURP.

  7. foto says:

    Edi Rama: une jam emigrant dhe voten e kam dhene gjithmone per ps, por me kete amnisti qe ben , bile me keq se Sali Berisha ne 1977, kurre mos te pafsha syte ty dhe ç’te permban pragu deres. Ti po amniston krimin dhe kriminelet dhe tani e besoj qe duhet te jeshe nje me ta. Por ata s’do to gezojne gjakun tone qe e kane pire dhe rrugeve te botes. Do te bej ç’eshte e mundur ketu ku jam dhe ne qytetin tim qe asnje vot me per ty. Kaq kam ne dore, po te ksiha me teper do ta beja.

  8. Dmth te gjithe hajdutet qe kane grabitur Shqiperine mne keta 30 vjet.

  9. Tajari says:

    Bravo Rama dhe Deputete te Partise Socialiste……nenen ….e keni shume pak

  10. Nje qytetar says:

    Ku ishim ,……as gjekundi,……dhe cfare beme,…..asgje,……….dhe Ti zoteria yne I gjate qe na pozon si DUCJA ,…..na ke thene Akoma skeni pare gje,………. rrofsh more plere ,mashtruesh 24 karat,…………tani ,ja po e shohim,………….dhe Ti vete je I imunizuar nga hajduteria,banditizmi,rrugaceria, krimi e droga,e tradhtia Kombetare ……………ne djall vafsh,………….dhe I helmuar si nje qen rrugesh perfundofsh.

  11. Pika qe sù bie. says:

    Me nje fjale te gjithe ata qe kane vjedhur , s”kane punuar kurre, e as kane rrezikuar ndonjehere.
    Pra HAJDUTET POLITIKANE. Qe u kemi poaguar rogat e tani tu themi i gezofshi dhe ca na kini vjedhur.

  12. Salih says:

    Njerez, NUK e besoj kete artikull. Ose, NUK e besoj se ky kryeminister e ka seriozisht kete Marrezi..”SUKSESE” ne zgjedhjet e ardhshme..!

  13. Pyka says:

    Hë më ju qifsha rracën……pa dale pak……………..hë më të lumtë rroçka Edo?????…ça merresh me kokëpalarët,janë,kanë qenë dhe do të jenë legena…..dhe Qi fortë Edo,se ty do të votojnë prape…????

  14. spaku pordhacaku says:

    Nqs..eshte i vertet ky lajm,populli nuk duhet te fleje akoma…nga fyti kodoshet

  15. Arbeni says:

    Ky shkrim nuk është i saktë. Nuk amnistohen asnjë lekë e vëna në rrugë jo ligjore, kjo është e vërteta. Ligji bënë fjalë për parat e emigrantëve, të cilët kanë punuar në të zezë jashtë vendit.

    1. Zigur Qarri says:

      Po pra,emigranti me 5 emra Elvis Rroshi i denuar ne tre vende,qe ka punuar në të zezë si biznesmen droge dhe pastaj ka investuar ne Shqiperi,ku ka vjedhur edhe fondet publike dhe toka kur ishte K.Bashkie,do ti legalizoi milionat e tij!Dhe si puna e tij jan me mijera.Shqiperine tani e tutje do ta kene ne dore bastardet,te cilet Rama i rehabilitoi dhe i legjitimoi pasurine e fituar ne menyre te paligjshme.Nje Shtet dhe nje shoqeri ndertuar mbi themele muti,do te qelbet perjetesisht.

      1. vetingu.al says:

        MBETET LAPIDARE DIALOGU I NDREKË LUCËS SË FAMSHËM, E CILA E KONVERTUAR ME KOHËN QË JETOJMË DO TË ISHTE…:
        – PO PUNA E VETINGUT (KOMISARIT)… ?
        -PO KJO ISHTE…LOJA MORE…!
        E NË FUND URIMI :
        GËZUAR !!!
        – PËR SHNETIN TIM DHE TË BUKURAT SINJORINA !
        KA VAJT PËR LESH KJO PUNA JONË.
        FILOZOFIKE MBETET THËNIA :
        KËSHTU KA QËNË, KËSHTU ËSHTË DHE KËSHTU DO TË MBETET.

  16. Ca thu me says:

    Po nqs shtypim “pa dashje” me makine ndonje nga keta qe na kane vjedh amnistohemi dhe ne pas 3 vjetesh?

  17. vlora says:

    NQSE ndoth kjo shqiperia nuk behet kure dhe Edi Rama do shenohet ne librin e turpit me zi se Sali Berisha

  18. Xoni says:

    Nuk besoj te jete e vertete ndryshe…. !!!

    1. Gjino says:

      Pp met Xoni, ne jemi popull qe te ha mune dhe te paguan dhe parate. Prandaj bejne qef kriminelat e medhej ne allvania.

  19. El español says:

    Po u be kjo gje , ky popull lot jeton , nuk jane me b olé
    Me mire ta mari grey dhe italiani
    O njerez pa gjak shqipetari , vetem emri mbetet
    Dhe pa vlere
    Ngrihuni, cfare prisni

  20. Ed says:

    DISINFORMATION FAKE NEWS CONFUSION

  21. $$$ says:

    O popull,o njerez te mire,o…..e cfar te thuash per te gjithe ata qe kane votuare dhe I bejne furce ,temena ,lavde pafund….e cfar te thuash?o bythelepires te te ketyre….qe nuk ka fjale ne fjalor per ti karakterizuare keto jashteqitje derrash(kush nuk e di se cfar nxjerin derrat ,jua them une :ato jane me te durueshme se politikoplehrat qe votoni Ju bythelepires veshgjate dhe mendjepule,qe hani te njejti mut …qe hane ….pulat)……..Shikoni,shikoni mire si po shperblehen grabitesit dhe kriminelet e Shqiperise dhe Shqeptareve.Shikoni o qorra votues…Shikoni si po behet reforma zgjedhore.Shikoni ,flitet per sovranitetin e popullit dhe zbatohet e drejta e ujqerve….Shikoni ,hapini syte mire.Jeni nen thundren e barkderrave ,nen thundren e te babeziturve …..,te mashtruesve …O njerez te mire !Thirrini mendjes.Kush genjehet njehere ,eshte faji i genjeshtarit,por kur genjehesh perhere ,Kurt do tii ankohesh o bythelepires qe edhe truri edhe kollaruja Ju Biden ere mut derri…….Vraponi se tani jeni “sovrane”,po,po “sovrane”?????????!!!!!!!!!!!!!!

  22. Tironci says:

    Eshte e pa besueshme, ska dale asnje qeveri deri me sot kaq hapur.
    Mua nuk me besohet, por po qe se eshte e vertete, ka vetem nje rruge, merrni kallashet si ne 97 dhe vraponi tek bulevardi.

  23. Tironc says:

    O Tajar i ke sha ka nonat , e di ku ju dhem ktyne jo,ke KALAMOJT se, nonat e babat i kon qit ke plenat.Ca boni Sala qe ja ngreje e ja ulin Shqeren ,asigjo po per kalamojt se ma dheu!Ptu rrac e qelbet

  24. Trotski says:

    Po qe e vertete Kjo Mynxyre i Vrafte Zoti te Gjithe Bajgat Perfitues.O ZOT MOS DURO ! NE FERR I DERGO !!

  25. Trotski says:

    Po qe e vertete Kjo Mynxyre i Vrafte Zoti te Gjithe Bajgat Perfitues.O ZOT MOS DURO ! NE FERR I DERGO !!
    O Z.Moderator Kundra Je???

  26. Samiu says:

    Robt mu ne pith te gjithe atyre qe perfitojne nga amnistia the ata qe miratojne ligjin per amnistin. Plehra…..

  27. No says:

    Rama, mallkuar qofsh!
    Te qellofte ku te dhemb me shume! Me siguri e ke dhe ti nje “thember Akili”, packa se je i lojtur!!!

  28. RAMAZON ANETA RAMA says:

    PO RAMAZONI PER KTA PUNON, RAMA LINDEN DHE ANETEN E KA PAK. ZOTI I ARDH HAK KE FMIJET.

    KTO JANE OLIGARKET DHE HAJDUTET DHE KETO MBESHTETEN. VDEKJE RAMAZONIT

  29. ANETA says:

    PO NGA RAMA CA DO PRISNI, PRISNI PRSINI SE SKENI PARE GJE AKOMA. PO KY ESHTE KOKRRA HAJDUTIT DHE E MASHTRUSIT. NUK KA NJERI ME TE NDYRE DHE ME TE KEQ SE RAMA. KY ESHTE DOBICI QE LA PPSH. KY ESHTE RRUGACI DHE KURVARI QE MESOJ GJITH MINISTRAT ME BO ORGJI DHE ME JU QI GRATE NEPER FESTA.

    RAMA ESHTE KELYSHI I KURVES SE KURVAREVE DHE NJERIU ME NEGATIVE NE SHQIPERI. KY DO SHPORRUR SA ME PARE NE TAKIM ME DJALLIN SE ZOTI NUK E QAS KTE KOKERR IDIOTI.

    KY BEN AHMETAJ GJIKNURI KTO I KAN I NONEN PASURISE SE SHQIPTAREVE DHE GRAVE TE BOTES DHE TE SHOQNIS. KTO BLEJN RANGE ROVER PER DASHNORET DHE NUK PUNOJN ASNJE DITE, THJESHT ZYREN KAN PER ORGJI.

  30. une says:

    Kryeminister ne se eshte i vertete ky lajm i llatarshem i paprecedente ne historine e vendit tone, dyshoj se trurin e ke fushe.
    Pa vendim gjykate nuk mund te amnistohet asnje krim. Me kete veprim ti njollos veten si avokat i krimit dhe bashkefajtor ne te dhe njekohesisht ben nul Spakun, Vettingun. Askush ne kete vend nuk ka te drejte te bej aventura te tilla monstruoze pa marr aprovimin e sovranit nepermjet nje referendumi te detyrushem e te domosdoshem per kete problem. Ki parasysh se me ty nuk mbaron historia e ketij vendi. Pafajesia ne krim nuk prezumohet kurre.

  31. Pisat says:

    Na hakshin karin te gjithe hajduta kriminela. Per veten tuaj ska ligj shtet kari. Ju doni var ncingel

  32. Konjak says:

    Ja pra . Ne c’do koment , se pari kam bere dhe bej thirrie per bashkim dhe vellazerim te popullit , se sa per superstrukturen , kenaqesia e tyre eshte percaria dhe mosbesimi ne popull . Ka nje thenie te filozofise anonime ; Ujku mjegull don . Politika boll na ka mashtruar ,; te ruajme mardheniet dhe mirkuptimin , ndermjet nesh , te mos i hapim deren derrit e doses , ata do te na e bejne , si na e kane bere ngjer me sot . A ka ndonje –se paku nga komentuesit– te besoje akoma ne politike por edhe me tej . Pra punen e popullit , jo vetem qe e vodhen , por edhe e legalizuan . A doni me per politiken , si dhe intelektualet ; ,pleqt do thoshin -jazek– ju qofte .

  33. Shenjestra says:

    Ky draft eshte nje nga skandalet me te medha te qeverise se PS-te dhe kryeministrit Rama.Vota per Ramen nuk ka.Rama pasi te mundet nga opozita ne 2021,te pergatitet per ne burgun e Reçit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje