Ka përfunduar takimi i kryeministrit Rama me krerët e grupeve parlamentare, ku është diskutuar për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Kryetarët e grupeve parlamentare kërkuan takim me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, pas marrëveshjes së arritur mes mazhorancës dhe opozitës jashtë parlamentare në lidhje me reformën zgjedhore.
Deputetët e opozitës në Parlament janë shprehur se nuk do t’i votojnë ndryshimet në kodin zgjedhor, ndërsa kërkojnë ndryshim të sistemit.
“Duke u nisur nga orari, erdhi në të njëjtën orë që takoi më 17 maj Lulzim Bashën, por nuk zgjati aq shumë, pasi ne nuk jemi deputetë apo pjesë në tavolinë ku mund të gënjehemi duke ngrënë pica deri në 12 të natës.
Ta harroi që mund të kalojë një sistem zgjedhor me vota të trafikuara në parlament. Ne nuk tërhiqemi nga kërkesat tona.
Ne do t’i institucionalizojmë kërkesat tona në komisionin e reformës zgjedhore. Trafikimi nuk është vetëm aset i kryeministrit Rama, por është bërë aset edhe i partive të tjera pjesëmarrëse në Këshillin Politik”, u shpreh Myslim Murrizi pas takimit.
Po bere si thote pd lsi dhe ps more fund si politican.
Mos hiq dore nga listat e hapura
Respekte jemi me ju.
po saliut babait te pd cfare do i thoni
Ah MURRIZI: PASKE qene denglaxhi i madh mos te te them po…c.Doni dhe ju nje llokme pamvarsisht se betoheni per popullin .Patozi te ben ”thirrje” per bojkot.Megjithse e dinja per burre te mencur dashka permbysjen e Shqiperise.