Rudina Hajdari: Po shantazhohen deputetët që të votojnë reformën zgjedhore

10 Qershor 2020, 19:21Politika TEMA

Para mbledhjes së opozitës parlamentare me kryeministrin Rama, deputetja Rudian Hajdari ka thënë një prononcim për gazetarët ku ka thënë se PS tashmë duhet të mbajë premtimin  për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“PS ka pranuar që pas marrëveshjet do të ishte gati për ndryshimin e sistemit. Ajo marrëveshje ishte për të ndihmuar Lulzim Bashën, shokun e Edi Ramës. 

Ia dhamë këtë mundësi Bashës për të ardhur dhe për tu rifutur në sistem. Kjo është e vetmja rrugë për të votuar jo vetëm për sigla partie, por edhe kandidatë për të shkuar në parlament. 

Tani topi është në dorën e Edi Ramës!  Nuk mund të votojmë një reformë zgjedhor me vota të blera. Ky është shanci për PS. 

Jemi për të zbuluar nëse Rama e ka seriozisht apo jo. Ka premtuar që që do e shikojë çështjen e sistemit pas marrëveshjes. Ta mbajë premtimin! Ndërkohë po shantazhohen deputetët që të votojnë Reformën Zgjedhore.

Sot kemi ardhur për të parë nëse Edi Rama do e mbajë premtimin e tij. Nuk mund të votojmë një marrëveshje me vota të vjedhura. 

Futja e partive të tjera në sistem është shenjë e domkracisë. Do të shkoj në atë mbledhje për ta parë premtimin e PS për ndryshimin e sistemit”, tha ajo.

1 komente në “Rudina Hajdari: Po shantazhohen deputetët që të votojnë reformën zgjedhore”

  1. Zigur Qarri says:

    Kjo eshte komplet naive!Akoma beson ne seriozitetin e D’Rames,genjeshtarit patalogjik?!D’Rama vetem ka genjyer moj Dallandyshe!
    Kerkon seriozitet prej Edvin D’Rames,qe nuk e filloi Vetingun me politikanet,sepse kishte llogaritur amnistine fiskale per pasurine
    e llumit te shoqerise shqiptare,gansterave dhe politikaneve te korruptuar.
    E ke noterizuar premtimin qe te ka dhënë Rama?Përbën veper penale mos’mbajtja premtimit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje