"Zgjedhorja", Majko këshilla opozitës: Negocioni, politika është matematikë. S'bëhet pa votën tuaj. Zëvendësuesit kanë bërë historinë dhe në skuadrat e mëdha në sport

11 Qershor 2020, 14:22Politika TEMA

“Në fund fare, politika është matematikë. Do të vijë në këtë sallë të votohet, do të duhet vota juaj. 

Pa votën tuaj, ne nuk mund të ratifikojmë asnjë lloj marrëveshjeje. Ka shumë skuadra të mëdha, në shumë sporte, ku zëvendësuesit kanë bërë historinë”.

Kjo këshillë e Pandeli Majkos duket se po zbatohet aktualisht nga opozita parlamentare, e cila mazhorancës i kujton pikërisht matematikën e votave, teksa po tenton të imponohet për ndryshimin e kodit elektoral.

Prej vitesh në politikë, Pandeli Majko e di se ajo nuk luhet vetëm për interesa të momentit, ndaj ka një këshillë të dytë për deputetët e opozitës: “Të kemi dialog në Parlament dhe jashtë Parlamentit. Pa dialog, kjo punë nuk zgjidhet. Mendoj që nuk duhet të vetëpërjashtohen. 

E vetmja mundësi është që në Komisionin e Reformës Zgjedhore të flasin fort dhe të ulemi të dialogojmë për situatën. Duhet parë në vazhdim, politika nuk mbaron sot dhe nesër”.

Ndërsa kryetarët e tre grupeve parlamentare të opozitës flasin për votë kundër e bojkot komisionesh, disa prej deputetëve të pakicës e kanë pohuar qëndrimin pro marrëveshjes mbi kodin zgjedhor.

2 komente në ““Zgjedhorja”, Majko këshilla opozitës: Negocioni, politika është matematikë. S’bëhet pa votën tuaj. Zëvendësuesit kanë bërë historinë dhe në skuadrat e mëdha në sport”

  1. Gjenerata 1964 says:

    Drejtor kopeshti mund ta besh ti se per gje tjeter nuk je.

  2. sovrani says:

    NJERI I PESHTIRE E MBI TE GJITHA I PA AFTE PER GJITHCKA………………PERSONIFIKIM I MJERIMIT TE PS-se.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje