Opozita parlamentare vijon betejën e saj për reformimin zgjedhor, duke sjellë një sërë propozimesh.
Së fundmi, ky grup politik parashtron një projektligj ku propozohet ndryshimi i 2 neneve të Kushtetutës, për t’i hapur rrugë ndryshimit të sistemit zgjedhor.
Në bazë të dokumentit që gazeta “TemA” disponon, propozohet që të ndryshohen Neni 64 dhe Neni 68 me kërkesat që:
1. Deputetët të zgjidhen me një sistem proporcional me konkurrim rajonal
2. Shpërndarja e mandateve të bëhet mes partive që në rang vendi kanë fituar më shumë se 5 për qind të votave të vlefshme
3. Të mos lejohen koalicionet parazgjedhore
Sipas këtij projektligji të paraqitur, bëhet me dije se deputetët e opozitës parlamentare gjykojnë se zgjedhjet me lista të hapura siç janë zhvilluar nga viti 2008, “fuqizojnë votuesit” dhe favorizojnë “kandidatët më të kualifikuar” duke qenë se përzgjedhja e tyre “varet nga elektorati dhe jo partia”.
Nga ana tjetër, marrëveshjejen e arritur mes palëve politike për reformën zgjedhore, opozita parlamentare e konsideron si “pazar” duke argumentuar se nuk sjell asnjë ndryshim në sistem.
Në një kohë kur miratimin e reformës zgjedhore nevojiten së paku 84 vota, përpost dy ligjvënësve, e gjithë pjesa tjetër e opozitës parlamentare rrefuzon të votojë duke bllokuar procesin.
Aktualisht Partia Socialiste ka vetëm 75 deputetë, ç’ka e bën të vështirë miratimin e reformës zgjedhore.
Më poshtë po përcjellim një pasqyrim të sistemeve zgjedhore të disa vendeve ku opozita parlamentare është rreferuar për të përpiluar amendamentet. (TemA)
Po patjeter. Nuk do te jene ne listat per zgjedhjet e ardhshme! “Eshte i njejti brume i thartuar” do te thoshte nje bukepjekes! Servila dhe medioker injorante!
Pa dale ndonje gallate tjeter kane me cfare te merren. O Rama lereni ta bejne si te kene qejf, leri te hahen jashtparlamentaret me brendaparlamentaret, murrot me shoke.
Une nuk i perkas ndonje partije politike ne veçanti dhe e konsideroj veten te asnjeanshem. Por pas menxyrave te Berishes me kope votova per ndryshim, qe dikush te merte guximin te kalbte ne burg Berishen dhe Meten. Per kete arsye votova per Ramen. Denimi i krimit nuk ndodhi, ashtu sikurse ndryshimet nuk ndodhen. Nese opozita parlamentare eshte e vendosur ne ato qe kerkon une jam gati te votoj per ta mandatin e ardhshem.
Shume te drejte kane. Te zgijdhen njerezit e merituar, dhe partite e medha mos te bejne pazare. Shto edhe diasporen ne votime, sepse nuk shitet per nje thes me miell, dhe hiqini bajgat e politikes se katraures 30 vecare ne fuqi!
Edhe une jam dakort, por kam nje kusht: pragu per te hyre ne parlament te jete 10% . Se na griu injoranca, Nard Ndoka me shoke.
Shpresojme t’i çojne deri ne fund kerkesat e tyre e mos ta votojne kete “paçavure” se mjaft i kane thene nga te dy krahet se jane “kukulla”. Dikush thoshte te se djathtes e dikush te se majtes. Shpresojme te mos blihen.
ME NE FUND ME DUKET SE DOLI NJE QE I DHIMBSET VENDI QE E KANE MBYTUR LEGENAT.MURIZI PO VAZHDOVE KESHTU DO MBETESH NE HSTORI.BOLL ME HAJDUTE MAJTAS DJATHTAS QE PO VJEDHIN POPULLIN ME TE VARFER NE EUTOPE.