Dvorani “thyen” heshtjen: Pse ishte gafë shkarkimi nga KLGJ, beteja me Metën dhe pse firmosa për pafajësinë e tij 8 vite më parë

13 Qershor 2020, 13:59Politika TEMA

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi pak ditë më parë ta konsiderojë të përfunduar mandatin e anëtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani. Për pasojë ai humbet edhe funksionin e tij si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të cilin e ushtronte automatikisht si anëtari i vetëm i Gjykatës së Lartë.

Për herë të parë pas këtij vendimi, Ardian Dvorani ka pranuar të japë një intervistë të gjatë për emisionin “Java në RTSH” ku sqaroi pozicionin e tij, por edhe përplasjet me Presidentin Ilir Meta.

Duke folur në panelin me analistët Preç Zogaj e Lorenc Vangjeli, gjyqtari tha se është tepër e vështirë t’i gjesh një epitet vendimit të KLGJ. Ai nuk e fshehu se u surprizua nga vendimi, teksa shtoi se nuk ka betejë personale me askënd.

Ardian Dvorani shtoi se gjatë ushtrimit të detyrës së tij nuk ka llogaritur kurrë se cilin ka përballë, por ka ndjekur gjithmonë parimet dhe ligjshmërinë.

Ai shpjegoi pse ishte e pamundur të largohej më parë si anëtar i Gjykatës së Lartë, duke renditur tre argumente kushtuetuese.

Teksa komentoi aktualitetin me institucionet e drejtësisë, Dvorani shtoi se KLGJ nuk mund të vihet në lëvizje nga kërksat që vijnë nga jashtë sistemit, pasi ky ka qenë edhe thelbi i reformës në Drejtësi.

Në lidhje me ankimimin e mundshëm të vendimarrjes nga KLGJ, ai shtoi se do t’i konsiderojë të gjitha rrethanat dhe se nuk tërhiqet nga parimet.

Dvorani komentoi edhe vendimin për pafajësi ndaj Ilir Metës, që ai mori pas gjyqit për çështjen e videopërgjimit me Dritan Priftin.

I pyetur nga analisti Vangjeli për kohën kur ai ishte gjykatës i Presidentit të sotëm, Dvorani tha se i ka dhënë hakun kujtdo sipas ligjit.

“Ju keni firmosur për pafajësinë e zotit Meta pas një procesi të bujshëm. Ishit pjesë e rezultatit pesë me zero të trupës gjykuese” – komentoi Lorenc Vangjeli.

Por Ardian Dvorani, duke iu referuar gjyqit të Metës që nisi në vitin 2011, tha:

“Ai është një vendim prej 100 e ca faqesh. Prej tyre 26 faqe është mendimi im që është ndryshe nga pjesa tjetër e trupës gjykuese.

Por ka një parim. Për aq kohë sa nuk është provuar fajësia, gjyqtari nuk mund të japë vendim ndryshe. Gjyqtari është i ftohtë, mund të gjykojë jashtë seancës çfarë të dojë. Por në seancë merr vendim mbi materialet e dosjes.

E kam thënë se isha pro pafajësisë, por kisha rezerva për të gjithë procesin. Provat nuk u shqyrtuan të gjitha, seancat me dëshmitarë nuk u kryen të gjitha, ekspertiza amerikane ishte e vlefshme, ekspertiza shqiptare ishte e padenjë e kështu me radhë.

E dini ju që Gjykata e Lartë në atë kohë nuk e pa dhe nuk e dëgjoi atë që panë të gjithë? Në sallë nuk u pa dhe nuk u dëgjua” – tha Ardian Dvorani në studion e emisionit “Java në RTSH” duke iu referuar videos Meta-Prifti.

16 komente në “Dvorani “thyen” heshtjen: Pse ishte gafë shkarkimi nga KLGJ, beteja me Metën dhe pse firmosa për pafajësinë e tij 8 vite më parë”

  1. Noorwod says:

    Bej kujdes zoti Dvorani..se mos TE genjeshtra mendja dhe del per gjah si Trebicka…?

    1. ben says:

      1. Dvorani firmosi per pafajesine e metes prandaj eshte 1 nga 5 njerezit ne shqiperi qe nuk duhet hapi goje.
      2. Dvorani u pagua 6 vjet duke i mbaruar mandati
      3. Dvorani denoi 15 vjet burg ata qe hodhen bustin e stalinit, duhet te ishte jashte sistemit te drejtesise.
      4. Drejtuesi i emisionit nuk e pyeti se cfare lidhje ka me Henri Cilin?
      5. Drejtuesi i emisionit nuk e pyeti se a ndjen pergjegjesi per grushtin e shtetit per antaret e gjykates kushtetuese sipas Venezias????

  2. Trotski says:

    Kjo qe thote Z.Dvorani eshte shume e Rende.Gjyqi ndaj Like hajdutit duhet Rihapur dhe Gjyqtaret qe kane Neglizhuar Enkas per te lehtesuar Like hajdutin duhen Penalizuar .Monstra Like duhet te marri Denimin qe meriton dhe te Zhduket familisht nga Politika Shqiptare -Race Delenxhinjsh

  3. drini says:

    Ja pra drejtesia shqiptare plotesishte nen urdherat e politikes. Video me ze e figure e Ilir metes e 7% nuk eshte degjuar ne gjyq, nuk eshte marre si prove, po keshtu provat e FBI. Prandaj aq shume sa e dua ate vend aq shume e urrej per padrejtesite dhe korrupsioin e politikaneve shqiptare qe ne vend te ishin ne burg jane president apo kryeministra apo vazzhdojne ne politike

  4. qytetari says:

    Heqja e Dvoranit,si nje alarm kambane,per nje komplot okult kundrejt reformes ne drejtesi me pjesmarrjen e te gjitha paleve te mender politikes shqiptare.
    Eshte momenti,qe Perendimi ta heqe vallen deri ne fund,duke u bere dhe me eksplicit ne kerkesat dhe presionet e veta.

  5. Edlir says:

    Ik ore gjyqtar komunist qe ke denu shkodranet me 15 vitw burg se rrezun bustin e stalinit..o plehr komuniste o 100 miljonsh ti je per burg se ke qen antiligj,o mafjoz i ndyr te njohim te gjith.qerrohu mos te shofimme sy

  6. Bardha says:

    Bej shum te fala asaj hajdutes insigut qe ke per grua..ju jeni te dy hajdut ordiner dhe turpi i ktij vendi, cudi Rama si te afroi ty?????

  7. Tirana says:

    Doli koka e gjarprit. …te rihapet gjyqi i likes. ..me qe do kushtetuten me shume see moniken

  8. Milto Druvari says:

    Zoti Dvorani duhet te flase per thaset me leke qe mori ne kembim te pafajsise?

  9. Nuk behet Shqiperia. ! pa dalur perpara Drejtesise te Inkreminuarit..Por duhen vite shume... says:

    Komentini Drinit..
    Me pelqehu shume..Te mjeret Shqiptaret qe duhan te bejne nje Jete te qete dhe me Pune te ndershme ! diku kane Deshire te shkojne. ! Po ku te myten. ! se nuk i pranojne..
    Edhe Ajo pjese e Elites qe punojne me Ndergjejne , detyrohen tju sherbejne nga Presioni qe Ju behet nga te ashtuquajtur Politikane ..

  10. Jabanxhi says:

    Se kjo qe thote dhe degjohen eshte usht e ne vend eshte nje illuzione asgje me shume kane ngjyer gishtin ne qypin e mjaltit te gjithe nuk behet se ashtu nisi ashtu do bitisi eshte 30 vjec SHQIPERISE I KA IKUR FILLI BASHKE ME GJILPEREN PRA NUK BEHET JANE ALI BABA ME 40 HAJDUT

  11. Pergjigje Automatike nga Komenti i perseritur ! Hu kap.. Liria e fjales.. says:

    Te qeshurat nuk mbarojne,,ne mungese te Estrades ..
    Nese e Dergon dy here ne Moment .
    Automatisch kthehet pergjigja .
    U kap..qe kapni Lirite e fjales eshte normale..

  12. Piro says:

    Mos u merni me biografi po me deklaratat e tija. Dy theniet bombe:
    1- “KLGj nuk mund te vihet ne levizje nga kerkesat qe vine nga jashte, pasi kjo perben thelbin e reformes ne drejtesi”. Pra, Ilir Meta nuk ka pune me KED, sepse drejtesia eshte pushtet me vete. Deklarete e forte.
    2- “E dini ju se Gjykata e Larte, ne ate kohe, nuk e pa e as nuk e degjoi ate qe pane e degjuan te gjithe.” Pra nuk eshte bere gjyq fare. Nuk jane pyetur njerezit e nuk eshte pare as video.
    Keto jane kembane per drejtesine dhe publikun.

  13. Ka dale pislleku sheshit says:

    Mire e tha ky PLEHU
    ” Shyqyr qe eshte nje vend i lire”
    se perndryshe ti duhet te ishe ne burg qe ne 1990 .
    30 vjet demokraci dhe na udheheq Reformen gjyqtari e hetuesit e Enver Hoxhes .
    TURP.

  14. Arber says:

    Ja si perfundojne njerzit e ndershem ne kete vend .Te braktisur,te zhgenjyer .Z.Dvorani eshte vite drite larg nga hajduti dallkauk Presileshi .Dvorani beri detyren e tij ndaj vendit me profesionalizmin dhe integritetin qe ralle juriste e kan tek ne .Por bente diference mes injoranteve te liqve dhe dallaverazhinjve .Mos u dekurajo Z.Dvorani .Edhe pse Rama nuk kishte kellqe dita nuk do te vonoje per plerat dhe hajdutet .

  15. Gezimi says:

    Meta si El Çapo, ka vjedhur e shantazhuar, vrare me berishen bashke, ku nistalgjia dhe dashuria metes me berishen fillon pikerisht tek vrasjet e bujsheme, si ajo e trebickes, e santos, e skerdilajt konomit dhe e dritan priftit. Nese kete mafioz nuk e çojne para drejtesise ky do vazhdoje me shantazhe, ate qe ben berisha. Te dy keta persona, gjithmone sa here qe drejtesia din te beje punen e saj, keta te dy dhe nepermjet te shoqes se tije, kerkojne destabilitet ku te largohet vemendja. Ne akoma kemi nje drejtesi ku komandohet nga berisha, sepse jane ato prokuroreve gjyqetare qe mbaruan tek plepat me kurse 6 mujore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje