Në një intervistë për Tirananews, fotografi i “Zërit të Popullit”, por edhe i Partisë Socialiste, Agim Rama tregon eksperiencën e tij të veçantë dhe momentet e vështira të kaluara sëbashku gjatë punës me figurat më të rëndësishmë të kësaj partie.
“Në 28 Maj të 96′ ndodhi ajo që kam treguar disa herë, dhuna e pushtetit mbi liderët socialistë, në veçanti mbi profesor Servet Pëllumbin, Ndre Legisin, Namik Doklen, Arta Daden, Ermelinda Meksin etj. Koha ka ecur me shpejtësi. Kam parë mjaft skena të dhimbshme siç ishte ajo e vrasjeve të policëve në Cërrik, vrasja e oficerëve të ShIK në Vlorë etj.”, tregon Rama.
Ndërsa kujton se iu mbushën sytë me lot kur Fatos Nano e quajti Servet Pëllumbin profesor të marksizmit, “Gjëja që më ka ngelur në kujtesë ishte Kongresi i Partisë Socialiste ku mbajti fjalimin e tij, profesor Servet Pëllumbi dhe pas tij e mori fjalën kryetari i partisë, Fatos Nano. Ky i fundit në mes fjalëve të tij, e cilësoi dhe profesorin me gjuhën e Sali Berishës si profesor i marksizmit, duke hedhur poshtë kryesisht punën dhe mundin e këtij lideri që në kohën që Fatosi ishte në burg, lartësonte figurën e Nanos. U mërzita shumë, zbriti profesori nga podiumi dhe mu afrua, mua po më binin lotët dhe profesori më hodhi dorën në qafë dhe më tha “…ndodh dhe kështu”.
Agim Rama shprehet se e ndjen veten në kulmin e pjekurisë të realizimeve fotografike. “Mendoj që në një të ardhme të filloj botimet me albume fotografike, pasi kam një arkivë të pasur fotografike”, tha ai
Për shumë vite ju keni punuar si fotograf i “Zërit të Popullit”, por edhe i PS. Si u afruat me këtë forcë?
Jam lidhur gati 40 vite më parë. Kam bashkëpunuar me artikuj të shumtë në faqen e gazetës “Zëri Popullit”. Në të shumtën e rasteve kam qenë kritik për problemet që shfaqeshin në atë sistem. Më kujtohet një shkrim mjaft problematik në zonën e Martaneshit. Makina e kooperativës rrinte se nuk kishte benzin thoshin dhe baza ushqimore trasportohej me krahë në një distancë të largët. Shkrimin e kisha titulluar:”Gratë e Martaneshit zëvendesojnë mushkat e kooperativës”. Shkrimi nuk u botua, por u bë një analizë e madhe në Sekretariatin e KQ të Partisë të asaj kohe. Shkrim tjetër problematik ishte ai me titull: “57 pula për një kokërr vezë. Në NB e Matit një vezë kushton më shtrejtë se sa një pulë”. Ky shkrim bëri jehonë të madhe në atë periudhë. U morën dhe masa për personat përgjegjës. Në periudhën e demokracisë kam punuar për gazetën “Mati Demokratik”. Për hir të së vërtetës kam patur një kontribut goxha për ndryshimin e sistemit. Kujtoj shkrimet me tituj; “Sa tesera partie ka Met Hasa?”. Ky ishte drejtor i uzinës së ferrokromit po që nuk po gjente vetveten tek forcat e reja politike që po ngriheshin. Një tjetër ishte “Sa shumë të persekutuar po na dalin”. Fjala ishte për ish- nënkryetarin e komitetit ekzekutiv, i cili në atë kohë kishte 5 dhoma dhe ankohej për regjimin. Po kështu një kryetar Këshilli i quajtur, Isuf Neli në Klos që ua kishte nxirë jetën fshatarëve, e quante veten i persekutuar. Pra kërkonin favore në sistemin e ri që po ndërtonim.
Në Tiranë erdha në gazetën “Alternativa SD” me drejtor të ndjerin Thimi Niko. Pas disa muajsh kalova në gazetën “Zëri i Popullit”. Bëhet fjalë nga fillimi i vitit 96′. Ndoqa gjithë veprimtarinë e drejtuesve të Partisë Socialiste të asaj kohe. Me profesor Pëllumbin, Gramoz Ruçin, Namik Doklen etj. I ramë cep më cep gjithë Shqipërisë për të kërkuar votat.
Momentet më të veshtira gjatë punës tuaj?
U ndeshëm me një dhunë të papare të regjimit të Berishes. Ne Delvine forcat e policise, jo vetem qe ju sulen profesor Servet Pëllumbit në një sallë të mbyllur, por ju hodhën gaz lotësjellës shoferëve të makinave tona. Për hir të së vërtetës, grupi i shoqërimit të policisë që kishim marrë nga Tirana bënin një mbrojtje trup më trup të profesor Pëllumbit. Në Durrës u shtrua një dhunë e paparë, ju thyen kamerat kameramanëve, u rrahën dhe u gjakosën njerëz të pafajshëm. Ishte kjo dhunë që u shpërnda në gjithë territorin e Shqipërisë ku kulmi arriti pas zgjedhjeve të 26 Maj, ku vjedhja e votes ishte masive në çdo qendër votimi.
Ne 28 Maj te 96′ ndodhi ajo qe kam treguar disa here, dhuna e pushtetit mbi Lideret Socialiste në veçanti mbi profesor Servet Pellumbin, Ndre Legisin, Namik Doklen, Arta Daden, Ermelinda Meksin etj. Koha ka ecur me shpejtesi, kam pare mjaft skena te dhimbshme sic ishte ajo e vrasjeve te policeve ne Cerrik, vrasja e oficereve te ShIK ne Vlore etj.
Pas daljes nga burgu të Fatos Nano, vazhdova punë si foto- reporter por dhe si gazetar. Kur shkuam në Vlore, pas atyre skenave piramidale ku Shqipëria u ndez në flak, na doli përpara një djalë i fuqishëm që mësova që quhej, Zani Caushi me një grup luftëtarësh. Të them të drejtën u tremba sepse krisma kishte gjithe andej, mendova që do qëllonin drejt Fatosit, por në moment ky djalë që quhej Zani “mos ki frikë, ne jemi tuajt “. Pasi mbaroi mitingu do të shkonim në shtëpinë e Artur Rustemit, i cili ishte vrarë pak kohë më parë. Zani na këshilloi që nuk ishte mirë që të na shoqëronin ata, pasi rivalët e tyre mund të qëllonin në drejtim të tyre dhe për pasojë mund merrnim plumb qorr edhe ne. Shkuam me Kryetarin e Partisë, Fatos Nano për ngushëllim në familjen e të ndjerit, pastaj u kthyem në Tiranë.
Çfarë ju ka mbetur në veçanti në kujtëse gjatë eksperiecës tuaj të gjatë në punë?
Gjëja që më ka ngelur në kujtesë ishte Kongresi i Partisë Socialiste ku mbajti fjalimin e tij, profesor Servet Pëllumbi dhe pas tij e mori fjalën kryetari i partisë, Fatos Nano. Ky i fundit në mes fjalëve të tij, e cilësoi dhe profesorin me gjuhën e Sali Berishës si profesor i marksizmit, duke hedhur poshtë kryesisht punën dhe mundin e këtij lideri që në kohën që Fatosi ishte në burg, lartësonte figurën e Nanos. U mërzita shumë, zbriti profesori nga podiumi dhe mu afrua, mua po më binin lotët dhe profesori më hodhi dorën në qafë dhe më tha “…ndodh dhe kështu”.
Cilat konsideroni si punët tuaja më të mira?
Kujtoj gazetën “Koha Jonë” me drejtuesin Nikoll Lesi, me të cilin bashkëpunuam pothuajse një mandat deputeti me faqe speciale Foto- Intrigë. Duke qenë se nga 96′ e më pas kam “operuar” në sallën e parlamentit. Kam pasur mundësitë e mëdha që t’i furnizoj këto gazeta të asaj kohe dhe të tashmes. Me shtimin e portaleve, vitet e fundit kam një veprimtari të kënaqshme fotografike. Fotot e vitit që shkoi më të pelqyera ka qenë ajo e Kryeministrit të gjuajtur me vezë, të liderëve të LSI Luan Rama dhe Petrit Vasili duke ngrënë fara mbi bordure, portrete politikanësh etj. E ndjej veten në kulmin e pjekurisë të realizimit fotografik. Mendoj që në një të ardhme të filloj botimet me albume fotografike pasi kam një arkivë të pasur fotografike./Tirananews.al
” . . . nje djale i fuqishem qe mesova qe quhej Zani Çaushi me nje grup luftetaresh “. Te ciles rezistence ishin keto luftetar more gazetar Agim Rama, te UÇK – s ?!! Kunder kuj luftonin keta luftetar qe udhehiqeshin nga nje djale i fuqishem qe e mesove se quhej Zani Caushi, kunder Grekut, Serbit apo popullit te vet ?
Ato luftetar qe thua ti, ishin kriminele, vrases grabites , te cilet shumica tyre jane te vdekur dhe neper burgje.
Une e kuptoj situaten e 97- es, por mos i ngrej kriminelet ne luftetar dreqi e mori !!
Edhe kerkon qe te te marrin seriozisht !!!
Kunder serbit Sali Berisha extremistit islamik Gazidede,ish kufitarit Agim Shehu dhe krimineleve mercenare te rekrutuar per te futur ne vellavrasje Jugun me Veriun.Ku jetoje ti ne ate kohe ne Hene Mars apo ne Toke.
Ai luftetari i fuqishem, Zani , mir qe sju futi ndonje car ne bithe mor trim i Zanit
Or mik, zani eshte hero, ka qene robin hood i lagjes Cole. Ti pyet kunder kujt? Kunder sali berishes qe kishte cuar avion luftarak per te bombarduar vloren.
Situata ishte e tille ose do haje ose do te te hanin. Sic e the 97 vit i mbrapshtë. Prej sales e kemi peshqesh.
@mik duhet te jesh ndonje nga ata kavanozet bosh te Sali shpellarit ti
Adrian – Po ti fale te dyja, edhe kavanozin edhe Salen. Biles edhe Ramen bashke me to.
Ju jeni mesu qe nqs nuk asht me ne, asht kunder nesh.
Mos shihni vetem bardh e zi. Ka edhe ngjyra te tjera plot.
Vizitoni faqen http://www.karantina.co ne internet
Ouuuuu? Zani Caushi u paska thene “jemi tuajt”??? thuaj pastaj qe PS nuk ishte parti e mbeshtetur nga banda terroriste dhe renia e skemave piramidale nuk u shfrytezua si sebep per te marre pushtetin me dhune. Komunistet jane te pasherueshem, apo jo o is resmexhiu i “Zerit te Popullit”?
Populli ne ate kohe ishte shume e lehte te Manipulohej….mos themi edhe sote ,behet e njejta gje ..Por me ndryshime te vogla mbase !
Se atehere Ju jepje nga pake leke ,dhe Populli dilte e vinte mbas atyre Politikane Ju thencin…
Ndersa sote po e njejta gje ,,por Populli nuk manipulohet dhe aqe kollaje,,por sote derdhet me teper leke,,,dhe Populli po te njejtin avaz,,Si atehere mbrapa Politikaneve…
Ndersa disa e kuptojne 97 ,por nuk kuptojne se perse. Populli atehere Torturohej,,faje dhe pa faje,,dhe perse Populli atehere e deri me sote Jane vrare dhe Po vriten me Armet e Depove. !
Kush doli perpara Drejtesise ,,kush u Akuzua per shume Krime dhe vjedhje qe Jane bere. ?
ASKUSH…Por te gjithe ata Kriminele sishin vetemmata dy tre Gruppe ,,qofte Tani apo dikush tjeter…ishin Po ata Politikane,,qe Vilat Miliardat e Shqiperise i Investian ne Vila ,,ne Studimet e Femijve, etj etj..
Fatos Nano,ndjese paste,eshte nje nga tumoret malinje ne trupin e Ps dhe Shqiperise.Pasojat e malinjitetit te cilit po ndihen edhe sot.Ky “kodosh” “birkurve tironas” qe pinte fernet qyl nga.studentet dhe u martua.ne moshen 16 vjec,qe merte rogen per ti mbushur cakmakun me gaz Sofos,mori fatet e Shqiperise se vafer ne dore,duke i shperdoruar ato,nder kohe po mundohet,te mbushe pusin me mbeshtyma.
Milk….. ky zoteria nuk po e ngre ne qiell por per momentin shteti kishte rene barkas dhe Zani si kryetar i bandes i mori ne mbrojtje,sepse regjimi kriminal i Saliut kishte per qellim vrasjen e liderve socialist dhe lufte kunder jugut
Kjo ishte arsyeja se kishte lufte civile brenda shtetit qe eshte me e rrezikshme kure te sulmon nje shtet tjeter
Pergezoj kete gazetar dhe fotoreporter qe ne kohe te veshtira fotografoi krimet qe beri kasapi i shqipetareve Salih Karagjiqi
Prof Servet Pellumbi eshte i respektuar dhe i nderuar ne ndergjegjen e popullit.Kurse Fatos Nanoja eshte nje plehre qe hengri qyl ne socializem si djali i nje anetari te nomenklatures dhe me pas vodhi dhe vazhdoi me qylin qe e kishte kultivuar ne karakterin e vet qe ne sistemin e pare.Por shiti dhe interesat e vendit kur u martua me femren qe i beri asfalia greke per nuse.Agjentura greke shfrytezoi dobesite e karakterit te tij per jete lluksoze dhe ja nguli mire,por e pesoi Shqiperia.
Militant qe punon ne institucion te depolitizuar….vetem ne Shqioeri.