Salianji i bindur se s'do bëjë burg: S'ka të çmendur që mund të ndryshojnë Kushtetutën për të mos lejuar bërjen e koalicioneve parazgjedhore

14 Qershor 2020, 08:35Politika TEMA

Ervin Salianji, ish deputet i PD deklaroi në edicionin qëndror të lajmeve të Vizion Plus se pandemia në Shqipëri është keqmenaxhuar nga ana e qeverisë.

Salianji shtoi se qeveria nuk është interesuar aspak për qytetarët dhe gjëndjen e tyre ekonomike gjatë kësaj kohe por ka vazhduar të pasurojë vetëm 5 oligarke, në dëm të tregtareve dhe bizneseve të vogla.

Sa I takon reformës zgjedhore, Salianji pohoi se reforma krijon një hap përpara në realizimin e një procesi më të mirë, por nuk zgjidh të gjitha problemet.Sidoqoftë ai pranoi se kjo reformë, i jep më shumë garanci opozitës mbi procesin.

Ndërsa sa i takon zërave në media se PS mund të ketë kërkoje ndryshim të Kushtetutës për të mos lejuar koalicionet parazgjedhore, Salianji tha se kjo do të ishte një cmenduri nga ana e mazhorancës.

Salianji deklaroi se PD e ka kërkuar ndryshimin e sistemit që para dy vitesh por PS e ka kundërshtuar një gjë të tillë.

Ndryshimin e sistemit që ne e kemi kërkuar para dy vitesh, e ka kundërshtuar fort PS.

“Nuk ka besoj asnjë çmenduri që të ndryshohet Kushtetuta për të mos lejuar bërjen e koalicioneve parazgjedhore.

E gjitha është një tymnaje për të zhvendosur vëmëndjen nga ekonomia dhe makutëria e qeverise për të vjedhur.

Mendoj se I gjithë ky diskutim bëhet për të zhvendosur vemendjen nga problemet reale që ka vendi”, deklaroi Salianji.

Ish deputeti demokrat u shpreh i bindur se PD do ti fitojë zgjedhjet vitin e ardhshëm! Duke qene me sa duket i bindur se nuk do te jete ne burg, per te vuajtur 1 vit denim ne qeli per skandalin e “Babales”

4 komente në “Salianji i bindur se s’do bëjë burg: S’ka të çmendur që mund të ndryshojnë Kushtetutën për të mos lejuar bërjen e koalicioneve parazgjedhore”

  1. Sikur halla te kishte *ope says:

    Pd -ja para dy vjetesh ka kerkuar” qiqra ne hell”, ka kerkuar rezimin e qeverise, qeveri provizore, zgjedhje pa Ramen, zgjedhje te parakohshme, …….tani qe i vjen veza ….asgje nga keto….mire ishin ..te gjitha beheshin se nuk kish ide, program, alternative dhe sic vazhdon edhe ne 2021 do marre bulon.

  2. Trotski says:

    Po ende nuk ka Hye Mrena Ky Zagar Qelbes????.

  3. h says:

    Lëreni këtë fshatar që vidhte misrat e koperativës.

  4. loku says:

    Ky fshatar habitet dhe vete se si u be debutet, por PD e Saliut me keta mbahet se njerezit e mire dhe intelektualet e mirfillte i nxjerr jasht partise. Forma komuniste nje lloj si Enveri qe mblodhi fshatarsine kooperativiste me shoqen Lenka ne krye. O parti te qofsha fale ne mengjes gomar ne darke gjeneral…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje