Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Reformën Zgjedhore, ka folur para mediave pas përfundimit të mbledhjes të Këshillit Politik.
Ai theksoi se po diskutohet për funksionimin e KQZ-së, ndërsa shtoi se nesër përmbyllet përfundimisht ligji zgjedhor.
“U dakordësuam për dispozitat që na kanë sjellë ekspertët. Ramë dakord për pranimin e raportit 1 me 3 të partneritetit publik dhe atij privat.
Ka akoma çështje siç është pjesa e KQZ-së dhe disa elementë që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore, që PD kërkon kohë më shumë.
Shpresoj që nesër, është në interes të PD-së dhe të gjitha palëve, ta mbyllim ligjin zgjedhor përfundimisht. Draftet janë, ka akoma disa pika për t’u diskutuar.
Ata thonë se kërkojnë më shumë kohë që të konsultohen me ekspertët e tyre. Shpresojmë që ata do vijnë nesër me dispozitat përfundimtare”, tha Gjiknuri.