“Zgjedhorja”, Murrizi sfidon deputetët: Po patët këllqe të shkojnë në referendum, këta bëjnë si sharlatanë politikë

15 Qershor 2020, 21:21Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar demokrat në Kuvend Myslim Murrizi, i ftuar mbrëmjen e sotme në ABC news, ka komentuar zhvillimet e fundit sa i përket Reaformës Zgjedhore.

Murrizi theksoi se nuk do ta votojnë draftin e miratuar nga Këshilli Politik, ndërsa shtoi se e vetmja mënyrë që ky draft të  mos kalojë nga Parlamenti, është referendumi.

“Një mundësi të vetme ka që të mos kalojë në parlament është referendumi. A kanë këllqe këta që të shkojnë te qytetarët.

Po kanë këllqe unë u kërkoj falje dhe të shkojmë në referendum. Nuk kanë asnjë votë. Nuk e di ku do e votojnë.

Rama nuk i ka 84 vota. Këta bëjnë si sharlatanë politikë, që kanë kandiduar 3 vjet në 6 parti, nuk e di.

Nëse Rama apo cilido do të trafikojnë votat në Parlament për të ruajtur mostrafikimin e votave te qytetarët është një gjë e pamoralshme që në gjenezë. Nëse e bëjnë, nuk është hera e parë.

Unë i qëndroj fort kauzës time, kërkojmë lista të hapura. Votat ti numërojnë”, u shpreh ai

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje