Arrestohet shtetësja angleze, tenton të vrasë dy shqiptarë në Londër. Njëri është në gjëndje kritike për jetën

16 Qershor 2020, 20:41Kronika TEMA

Policia e Londrës thotë se ka arrestuar një 26 vjeçare në lidhje me plagosjen e dy të rinjve shqiptarë në zonën Barking në lindje të kryeqytetit britanik.

Top Channel duke iu referuar njoftimit të policisë metropolitane raporton se e arrestuara është Rushelle McLaughlin, banuese në Middlesex.

Ndaj saj janë ngritur akuzat për posedim të një arme zjarri dhe tentativë vrasje.

Dy shqiptarët u goditën me armë brenda makinës së tyre në rrugën Wilmington Gardens, më 4 qershor 2020.

Drejtuesi automjetit 24 vjecar mbeti i plagosur rëndë dhe vijon të jetë në gjendje kome në spital.

Sipas komunitetit shqiptarë në Barking, ai është Dashamir Gashi me origjinë nga Kukësi.

I plagosuri tjetër pa pasoja për jetën është një tjetër 20 vjeçar shqiptar.

Policia londineze nuk i ka bërë ende publike motivet e ngjarjes.

1 komente në “Arrestohet shtetësja angleze, tenton të vrasë dy shqiptarë në Londër. Njëri është në gjëndje kritike për jetën”

  1. shqip says:

    Paskan rene ne usts skifteret. Te isha si policia britanike do e lija të mbarinte punë, pastaj do ta arrestoja. Kur tjetri//a merr pustoleten kollarja ka qenë e madhe. Por ja qe nganjehere ngec edhe sharrë në gozhdë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje