Kryeministri Edi Rama reagon për situatën alarmante të krijuar në Durrës nga plehrat, duke thënë se nuk do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë në këtë fazë tranzicioni.
Përmes një postimi në “twitter”, Rama shkruan se nuk duhet keqpërdorur shqetësimi i durrsakëve për të nxitur shfaqjet e pakënaqësisë që ushqehet me lajme të rreme.
“Në vend që ta dizinformojnë publikun dhe të keqpërdorin shqetësimin qytetar, për audiencë dhe për të nxitur shfaqjet e pakënaqësisë që ushqehet me lajme të rreme, mediat duhet t’u thonë durrsakëve se s’do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë në këtë fazë tranzicioni!”, shkruan Rama. (TemA)
…pse po shkateroni natyren o bastarde…
Po rruget e qytetit quhen pjese e bashkise Edo?
Ti i ke bo naften Durrsit me kohe. Boll me.
MOSE FOLE NE KETE MYNYRE zoti KRYEMINISTER ,SEPSE TI BIEN PLEHRAT PERPARA PARLAMENTIT. PSE NUKE JA JEPE BISNEZMENIT SANDRIT QE TI SISTEMOJE NJE HERE E PERGJITHMONE ,. APO TE KANE MBARUAR TE FALAT ,SEPSE TAKOHESH PERDITE.