Skandal në Rinas: TIA fshehu fituesin e tenderit, procesverbali dhe vendimi i gjykatës që komprometojnë drejtorin Alvensleben

17 Qershor 2020, 14:53Ekonomia TEMA
Skandal në Rinas: TIA fshehu fituesin e tenderit, procesverbali dhe vendimi

Kompania A&A Airport fitoi tenderin me ofertën me te mire për shërbimin e furnizimit me ushqime dhe pije  në sallën e biznesit në aeroport, por TIA me në krye Constantin von Alvensleben bllokoi procesin. Gjykata urdhëroi bllokimin e procesverbalit të fituesit. Skandal me tenderat për bar-restorantet dhe dyqanet. U shpallën fituese kompani në shkelje flagrante të kritereve të shpallur nga vetë TIA . Prokuroria dhe policia e krimit ekonomik sekuestron dokumentat e tenderit .

Një tjetër skandal përfshin Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) me në krye gjermanin Constantin von Alvensleben. Kompania koncesionare e aeroportit ka fshehur fituesin e tenderit të organizuar nga vetë TIA për shërbimin furnizim me ushqime dhe pije për sallën e biznesit në Aeroport, duke operuar me dy standarde, ngritur dyshime të forta për manovra abuzive, dëmtuar reputacionin e të vetmit aeroport në Shqipëri si dhe duke prodhuar një tjetër konflikt me kompanitë që operojnë në terminal. Mbajtja peng e dokumentacionit të shpalljes së kompanisë fituese, konkretisht të shoqërisë A&A Airport, ka vënë ne lëvizje gjykatën, e cila edhe një herë i ka dhënë të drejtë kompanisë A&A Airport, duke urdhëruar sigurimin e dokumentacionit që e shpallte fituese.

Çfarë ka ndodhur konkretisht?

Në 10 janar 2020, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka shpallur tenderat për njësitë bar-restorant, dyqane edhe atë për shërbim catering për sallën e biznesit “Business Lounge” në aeroport. Tenderat për njësitë bar-restorant edhe dyqane janë përmbyllur me dorëzimin e dokumentacionit nga kompanitë e kualifikuara me 09 mars 2020, ku TIA ka njoftuar kompanitë e përzgjedhura ose jo, përmes një letre të datës 23 prill 2020. Çuditërisht, TIA nuk ka bërë asnjë njoftim për tenderin e shërbimit catering për sallën e biznesit edhe pse dokumentacioni nga kompanitë pjesëmarrës është dorëzuar përpara tenderave të tjerë, përkatësisht më 24 shkurt 2020.

Dyshimet shtohen më tej në kushtet kur rezulton se TIA, përmes komisionit, kishte vendosur për fituesin e këtij tenderi qe në datën 16 prill 2020, ndërkohë që nuk e njoftonte fituesin siç bëri me tenderat e tjerë për njësitë bar-restorant edhe dyqane. Në datën 28 prill 2020, kompania pjesëmarrëse në tenderin për shërbim catering në sallën e biznesit, i drejtohet TIA-s me një shkresë që ta njoftonte nëse kishte fituar apo jo. Megjithatë, TIA, me në krye Constantin von Alvensleben, nuk kthen asnjë përgjigje.

Në këto rrethana, kompania A&A Airport, pjesëmarrëse në kete tender, i drejtohet gjykatës me kerkese padi te dates 5 qershor, duke i kërkuar sigurimin e procesverbalit të vlerësimit në lidhje me këtë tender. Gjykata e Krujës, me vendimin e datës 10 qershor 2020 i jep të drejtë kompanisë A&A Airport, që përmes përmbaruesit privat, të sigurojë procesverbalin vlerësimit në lidhje me këtë tender, si provë për procesin gjyqësor në themel.

1 dite pas marrjes njoftim nga ana e TIA ne lidhje me kerkese padine per sekuestrimin e procesverbalit si prove , në datën 8 qershor 2020, TIA del me një deklaratë ku shpreh shqetësimin për vendimet e padrejta të gjykatave, të cilat po bllokojnë aktivitetet tregtare në Rinas, ndonëse e vërteta rezulton se është kupola drejtuese e TIA-s që po bllokon aktivitetet tregtare, përmes disa veprimeve arbitrare, të rrëzuara nga gjykata si të paligjshme.

Procesverbali komprometues

Në bazë të procesverbalit të siguruar te firmosur nga komisioni I tenderit, rezulton se kompania A&A Airport ishte fituese e tenderit për shërbimin e furnizimit me ushqime dhe pije per sallën e biznesit qe  në datën 16 prill 2020. Arsyet se pse TIA e mbajti për një kohë kaq të gjatë të fshehtë fituesin vetëm për këtë tender, duke mos njoftuar kompaninë pavaresisht vleres se konsiderueshme  me buxhet prej 216.000 euro ne vit, mbeten të paqarta, por nuk ka dyshim se nuk janë as profesionale, as etike dhe aq më pak ligjore.

Neni 18.4 i marrëveshjes së koncesionit mes qeverisë shqiptare dhe TIA, parashikon që “shoqëria nuk do të adoptoje, në lidhje me aktivitetet e kryera prej saj në zonën e koncesionit, asnjë praktike tregtare, ose politikë çmimesh, të cilat në mënyrë të paarsyeshme diskriminojnë çdo klasë të përdoruesve të aeroportit ose çdo përdorues të veçantë të aeroportit, apo në mënyrë të pandershme shfrytëzojnë pozicionin e favorshëm në lidhje me përdoruesit e aeroportit”.

Kodi Civil Shqiptar, në nenin 673 parashikon që një ndërmarrje që zë një pozitë dominuese në treg, është e detyruar të kontraktojë me cilindo që kërkon një detyrim, i cili bën pjesë në objektin e veprimtarisë së saj, në përputhje me ligjet e zakonet e mira tregtare. Ndërsa përfundimi i një kontrate nuk mund të refuzohet pa një arsye të ligjshme.

Neni 674 parashikon që palët gjatë zhvillimit të bisedimeve për hartimin e kontratës, duhet të sillen me mirëbesim ndaj njëra-tjetrës.

Per me teper, Neni 6 I kodit ajror I jep TIA-s , per vet rolin qe ka ky objekt I rendesise se vecante, atributet e nje kompanie publike.

Skandali me tenderat e tjerë

Edhe tenderat e tjerë, për shërbimin e bar-restorantit dhe të dyqaneve në aeroport, janë njollosur nga shkelje të rënda. Konkretisht janë përjashtuar kompani me përvojë në këtë fushë, ndërsa janë shpallur fituese kompani  qe nuk permbushnin kriteret, në shkelje flagrante të kritereve të shpallura nga vetë TIA. Ne shpalljen e  tenderit në 10 janar 2020, TIA vendosi si kriter për kompanitë garuese që të kishin paktën 4-vjet eksperiencë në fushën përkatëse , rezultate financiare solide si dhe të paraqitnin pasqyrat financiare, për të treguar përvojën konkrete në treg dhe seriozitetin e tyre. Per sa me siper ceshtja I ka kaluar Prokurorise dhe departamentit te krimit ekonomik, te cilet kane sekuestruar dosjen e tenderit dhe kane marre ne pyetje ne lidhje me keto shkelje nder te tjera dhe Drejtoreshen e Departamentit Komercial Sonila Toptani dhe drejtorin e Prokurimeve ne TIA, Albi Palushi.

Çfarë ndodhi?

Kompania Agrofarm u shpall fituese për shërbimin e bar-restorantit. Kjo kompani rezulton se ka si objekt kryesor të veprimtarisë së saj bujqësinë, blegtorinë dhe pemëtarinë. Agrofarma ka shtuar vetëm në vitin 2017 veprimtarinë e bar-kafesë, ndërkohë që në kritere ishte 4 vjet eksperiencë. Agroframa nuk plotëson as kriterin soliditetit financiar. Kjo kompani e ka deklaruar me humbje te konsiderueshme prej rreth 70.000 EUR  aktivitetin ne vitit 2016. Ndersa fitimi ne 2017 dhe 2018 rezulton vetëm 2 mijë euro në vit. Per te njejten aresye , Tia ka skualifikuar nga tenderi kompanite : Moccador alb, Artur shpk, Sigi/worldwine,  Trinity café, pasi keto te fundit nuk plotesonin kushtin e pervojes 4 vjecare.

Ndersa kompanite Aris Collaku, Estia, Artisti, Hotel Dyrrahu, Grand shpk dhe Tropikal jane skualifikuar sepse kishin deklaruar humbje ( ashtu si Agrofarm).

Agrofarm jo vetem qe ka kaluar te gjitha proceduart e tenderit por dhe eshte shpallur fituese nga TIA. Nga ana tjetër, kompania Mulliri i Vjetër, i njohur për aktivitet tregtimi kafeje, u shpall fituese për shitje suveniresh në Rinas. Edhe kjo kompani nuk plotësonte eksperiencën 4-vjeçare dhe xhiron vjetore specifike per kete sherbim te ofruar.

Nderkohe ne intervisten e fundit CEO I Tias Costantin von Alvensleben deklaron : kemi ritenderuar koncesionet e njësive tregtare: pikat e bar-restoranteve dhe pikat e shitjes me pakicë. Edhe pse kemi marrë oferta të mira, masat e ndalimit të qarkullimit dhe niveli i ulët i trafikut të pritur në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2020 i bën më të vështira këto kohë bisedimet me qiramarrësit e rinj.

A mos është Tia dhe Costantin von Alvensleben qe me veprimet dhe vendimet e tij po veshtireson klimën e biznesit me shume se sa niveli i ulët i trafikut?

9 komente në “Skandal në Rinas: TIA fshehu fituesin e tenderit, procesverbali dhe vendimi i gjykatës që komprometojnë drejtorin Alvensleben”

  1. pjeter says:

    Neve te gjithe na japin leksione drejtesie.Dua ta shof ne pranga kete tipin e TIA,ne qofre se ka elemente qe shkelin kodin penal,asnje leshim,te beje disa kohe ne burgjet tona ky miku,qe te mos tallin sumen te tjeret.

    1. Myzeqari demokrat says:

      I sakte komenti yt Pjeter.

  2. Drini says:

    Gjith ky shqetesim, vetem per gruan I gjin byth gjonit

  3. rexha 10 says:

    KESHTU ESHTE KURE NUKE KE TE ZOTIN E SHTEPISE NE RREGULL.KETA LAPANJOZA JANE MESUAR ME TERMIN ( TE HUAJ) DHE TA NJOHIN PER ZOTE NE SHTEPINE TENDE.PO SIKUR NE SHTEPINE E KRYEMINISTRIT TU PYESTE KY GJERMANI ,C’FARE DO BENTE KRYEMINISTRI??????????? APO ESHTE PASURIA E POPULLIT DHE KRYMINISTRI YNE I NDERUAR PER TE MIRAT QE NA SJELLE E JEPE GJITHE SHQIPRINE ME KONCESION.
    ZATIN NUKE E KA MALLIN E BABES ,APO TE MAMIT.E FULLIQE KRISTAQIN MORE ASE MISHE DHE ASE PESHKE. PASKE QENE SHUME I DJALLZUAR.PO NDERGJEGJJA NUKE TE VRET SADO PAKE PER ATE VENDE DHE NJERZE TE VUAJTUR.TI PO I VENDOSE GJOBA ATYRE QE PO THYEJNE RREGULLAT E KARANTINES PER TE BLERE NJE COPE BUKE.

  4. specialisti says:

    Cfare jane keto budallalleqe ?
    TIA eshte nje kompani teresisht private, me pronar KINEZ.
    KINEZET kane emeruar administrator per mire funksionimin e puneve.
    Administratori i kompanise private jep llogari para bordit KINEZ.
    Cfare kujtoni ju qe eshte kompani shteterore ?
    I kerkon kush llogari Zamir Manes etj etj se si i ben tenderat ai ?
    Ju qe shkruani artikuj te tille jeni gjobevenesa ndaj nje kompanie te huaj.
    Perdorni me miqesi e ryshfet gjykatat e prokurorite , per ti bere presion nje kompanie te huaj.
    TURP.
    Pse nuk nderhyn Agjensia e Prokurimit Publik ? Se nuk jane fonde publike por private.
    TURP

    1. DUSHI says:

      SPECIALIST M…MJALTI QEKE. PO SI MER BEKA CA DOKA GJERMONI SE QENKA KOMPANI PRIVATE? PO NUK PO SHET QOFTE GJERMONI, PO PO PERDOR ME QIRA NJE AMBJENT TE SHTETIT SHQIPTAR. ENE TI PO NUK E DI, TA THOTE VLLAI, QE KA CE DETYRIME KY I VARFNI GJERMON ME SHOKE NDAJ SHTETIT ENE POPLLIT.
      PO MOS BEJNE TENDER OR VLLA ENE ESHT NE RREGULL ME TGJITHE. PO CA TI BESH QE E KA KUSHT NGA KINEZET…PA E SHIFJE TI CA BONIN. KASAPANE ME GJERMONE E SHQIPE HITLERZBATUES.
      HAJT TUNG.

      1. Bledi says:

        O Dush o kokerr katnari Tirone se ashtu dukesh. Terminali nuk ta ndertoi Rama por e ndertoi Gjermani prandaj eshte vete pronar. Ne fund te koncesionit I falet shtetit shqiptar o katnar. Po ik futi nje qofte me birra se vetem per ate pune je.

  5. Andoni says:

    Ky qe ben kaq pordhe ketu ne shqiperi, shikoni me ke i ndan leket, se e di mire ky pizevenku se po te ishte ne vendin e tij, denohesh me njeqind vite burgim. Kaq trim eshte se mbas tij eshte ndojne mete ose rame, pse jo dhe bashe e berishe.

  6. Kola says:

    O Bled po lere lere se ja kerrcite kot. Nuk eshte pronar gjermani. E ka thjesht ne perdorim deri ne 2027 kur do ja dorezoje shtetit.
    E di si eshte? Merr nje shpi me qera me bace e mbjell ti peme e fruta qe merr e shet e fiton leke. Kur te mbaroje qeraja do ja dorezosh pastaj te zotit.
    Po nuk e kuptoj me thene te drejten pse ngatarroheni kaq shume. Se sdini..a sdoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje