Në një komunikim në faqen e saj në Facebook, Ministrja e Financave Anila Denaj ka njoftuar shtyrjen e afateve për kredi me Garanci Sovrane deri në datë 20 qershor.
Gjithashtu ministrja ka njoftuar se deri më tani janë 462 kredi të miratuara.
Njoftimi i plotë:
Afati i aplikimeve për kredi me Garanci Sovrane 1 është shtyrë deri në datë 20 Qershor.
Për kreditë përmes Garancisë Sovrane për Pagat e sektorit privat, Qeveria Shqiptare:
✅ subvencionon plotësisht interesat;
✅ garanton 100% kreditë e aprovuara nga sistemi bankar