Ligji për Eurobondin thekson se pjesa më e madhe e shumës së mbledhur në tregjet ndërkombëtare do të përdoret për shlyerjen e borxheve të prapambetur dhe përballimin e gjendjes së krijuar nga koronavirusi.
Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani shprehet për Ora News se nuk përbën problem marrja e borxhit për të shlyer një tjetër pasi pa borxh nuk ka zhvillim.
Në një intervistë më gazetaren Matilda Mcini, Fullani thotë se borxhi është i rrezikshëm dhe të çon deri në katastrofa ekonomike nëse nuk menaxhohet ashtu siç duhet.
Gjithashtu ai thotë se në këtë moment, më e mira për Shqipërinë është marrja e granteve dhe e kredive të buta se sa boxhet.
Fullani: Borxhi nuk është djall. Pa borxh nuk ka zhvillim. Natyrisht që është i rrezikshëm që të çon deri në katastrofa financiare nëse nuk e menaxhon. Pas krizave sidomos të asaj pas vitit 2008 dhe kësaj të pandemisë, ekonomia botërore është përgatitur me masat paraprake por edhe përsa i përket borxhit të lartë në ekonomi. Kemi Greqinë si shembull, Italinë, Spanjën.
Disa fondamente të politikës monetare kanë pësuar ndryshime. Nuk jam i opinionit për borxhe të larta por atyre të manovrueshme. Do të thoja që Shqipëria të marrë më shumë grante dhe kredi të buta se sa borxhe. Kjo është koha që ne mund të përfitojmë në këtë mënyra. Bota po përgatitet për një borxh shumë të lartë. Vetë Europa do të hyjë në borxh por me një kontroll të rreptë për investimet se ku do të vendosen.
Borxhi prej 650 mln eurosh që ka marrë Shqipëria përmes Eurobondit, për ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani i ka shërbyer shumë ekonomisë në vend.
Ai shprehet se asnjë nga bankat të të gjitha niveleve dhe asnjë kompani e rëndësishme nuk ka falimentuar gjatë kësaj periudhe.
Fullani: I ka shërbyer ekonomisë. Tashmë unë e shoh si rutinë pasi vendi është shumë më ndryshe nga eurobondi i parë. Ekonomia kaloi fazën e vetë të gjatë të krizës. Ne dolëm pas asnjë gërvishtje nga kriza në ndryshim me disa vende të ballkanit dhe të Europës. Nuk kemi patur asnjë mbyllje, falimentim banke apo kompani të rëndësishme. U ftuan investitorë të huaj për të bërë investime kapitale dhe investimet e huaja direkte u shtuan sidomos ato në infrastrukturë dhe në punësimin afatgjatë. Situata është më ndryshe. Sistemi bankar është më solid. Në të njëjtën kohë edhe stabiliteti financiar është më i fortë. Është i aftë për të marrë borxhe të reja. Koha ishte mjaft e mirë për të marrë borxh.
Ish guvernatori pranoi se pandemia do të lërë gjurmë të thella në ekonominë e vendit, ndaj Fullani thotë se zgjidhja më e mirë për të adresuar këto pasoja duhet bërë reformë në sistemin ekonomik.
Fullani: Për rastin konkret një investim në hidrocentrale është i mirë por ka dhe projekte të tjera që qeveria i ka në xhepin e vetë ose do t’i vendos së shpejti. Pandemia do të lërë gjurmë të thella në ekonomitë botërore. Në vendet e vogla ka shumë gjasa të ketë pasoja më të rënda. Është e rëndësishme rishikimi i modelit ekonomik. Dy partitë e mëdha të shohin mundësinë e një reforme strukturore ekonomike. Gjatë kësaj periudhe 5-6 vjeçare. Pas pandemisë do të na dalin sfida të reja.
Ne duhet të përfitojmë nga ky moment, jo vetëm prej Eurobondit, po në përgjithësi për ta bërë vendin më atraktiv në mënyrë që jo vetëm t’i bëjmë ballë krizave të ardhshme por të jemi të aftë të bëjmë ballë problemeve të rëndësishme gjatë kësaj periudhe.
Vidh një bukë, dhe kalbesh 30 vjet në burg. Vidh 1 miljon , shëtit me karroca llukseze me kuaj të hardallisur , dhe do të admirojnë të gjithë dhe do bëjnë luftë kush të ftojë më parë në ballon që hap vitin. V. Hugo .
Po e mbyten plerat si ky, kete vend. Nje cop hajduti ku vodhi dhe u lirua nga burgu se oagoi miliona. Vjedhja e ketij te thesarit, te kujton meten me vidion e 7%, . Ky eshte pisi i berishes dhe transaksioni metes.
Ardian Fullhani dihet boterisht se eshte nje koker idioti ne m3 qe edhe thesarin e botes te kete vjedhur nuk behet dot ekspert i mirefillte por nje analist per bordellon e Fejzi b.q ne Klan po.
Te drejte ka Fullani qe kendon si bilbil gjyzar ,”sic thosh dikur aktori gjigant Pirro Mani ” keto jane qeverite shqiptare , drejtesia shqiptere , politikanet lamash shqiptare , atje qe te kalbej ne biruce , del dhe na jep leksione dhe emisione per borxhin dhe ekonomine ne pergjithesi .
Teorikisht ndoshta ka tedrejte , por kur teoria gershetohet me praktiken dhe tj si kryebankier ke njolle te keqe ne manaxhim , dmth ne praktike , atehere automatikisht humb cdo nivel njofje , cdo pregatitje ekonomike .
Nuk ishe i pavarur , ishe vegel e te gjitneve , i Saliut ,j Metes , Nanos dhe Rames i te gjitheve paperjashtim .
Prandaj ka frik ti preki drejtesia keta …….keta e dine me perpikmeri se sa miliona ka pertypur cdomush nga polifikanet e Shqiperjse .
Po te pakten cipe ne faqe nuk ke mor faqezi ??? U akuzove dhe denove boterisht per humbje te shumave te medha ne banken qendrore , per manipjlime dhe metoda te leshtira te reduktimit te monedhes , te rasen brenda , dhe fani del e na jep leksione ?? Me falni po keto vetemne Shqiperi ndodhin , dhe ne asnje vend tjeter te botes ……..turp
Ardian Fullhani dihet boterisht se eshte nje koker idioti ne m3 qe edhe thesarin e botes te kete vjedhur nuk behet dot ekspert i mirefillte por nje analist per bordellon e Fejzi b.q ne Klan po.
E mori kthesen……shoku Edit
Ne nje shtet shkerdhat si i yni hajdutet dhe vrasesit drejtojne dhe komandojne
ne cdo qeveri qe iken apo vjene
nje dite ky Fullhajni do e shikoj vehten atje ku ishte ose deputet i pd
Edi rama je be per litar dhe ti asgje nuk bere per kete kategori vetem qe po ju amniston vjedhjet dhe pasurit
Turp ti nuk duhesh votuaf
Sa lekë ke paguar me të ftu me emision??
Teorikisht pak a shumë është si thote ky.
Por se kuptoj do me pastru figuren ky?
Po kerkon rehabilitim..
Nje pyetje.
Nga 15 milionë € që ka marr kredi ky por ne emër të vjehrit a ka kthyer ndonjë????
Që t’ja shpjegoj..
Merr grante, kredi të buta, borxhe direkt etj.
Nqs do jenë te gjithë hajdutë me e pakta sa ky..
Përsëri gropë dhe në kolaps do shkoj.
Ehh or popull sa shumë gjëra bëhen në emrin tënd, për emrin tënd….
Qenka kthyer 700 miljonshi dhe esht pyetur si vidhen lekt ???
Turp per ata qe therresin per mend nje injorant super te korruptuar!
Po ik e mos lere nam o pesanjos jo pisanjos ate nuk e di po di qe ne shkolle ke qene i fundit i klases, dhe pesen e merrje prej tet ati. A per te gatuar peshkun e qan je njish. Te lutem mos jep mend ti kokrra e hajdutit, kokrra e injorantit.