Vangjel Dule, i bindur Marrëveshja e detit me Greqinë u rrëzua nga raporti sekret i Turqisë

17 Qershor 2020, 08:15Politika TEMA

Vangjel Dule, kryetar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, thotë se marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë të nënshkruar nga dy vendet në vitin 2009, u prish me ndërhyrjen e Turqisë. Në Euronews kreu i PBDNJ-së tha se, këtë e ka zbuluar një admiral turk në lirim që ka treguar se, pas nënshkrimit të marrëveshjes i kanë dërguar një raport sekret Shqipërisë, ku thuhej se ishte në favor të Greqisë.

“Pati një zhvillim që nuk e di pse mediat në Shqipëri e anashkaluan. Kemi një deklaratë shumë negative, para një jave nga një admiral turk në lirim, i cili thotë se pas nënshkrimit të marrëveshjes në vitin 2009, i dërguam një raport sekret palës shqiptare ku i shpjegon se marrëveshja ishte në dëm të interesave të tyre. Kam deklaruar se ndërhyrja që u bë kundër marrëveshjes ishte produkt i palëve të treta. Turqia e pranoi vetë, që ka ndërhyrë dhe ka dërguar raport sekret”, u shpreh z. Dule.

Kryetari i PBDNJ-së tha më tej se, marrëveshja e nënshkruar vetëm pak ditë më parë mes Greqisë dhe Italisë është bërë mbi parimet e që u arrit dhe marrëveshja me Shqipërinë. Sipas tij, e gjithë zhurma ka ardhur nga padia e Partisë Socialiste në Gjykatën Kushtetuese.

“Para një jave Greqia dhe Italia firmosën marrëveshje dhe në këtë rast nxjerr kakofoninë dhe blofin e qeverisë sonë në lidhje me marrëveshjen e detit. Tregon se sa e gabuar ka qenë lëvizja e Partisë Socialiste dhe z. Rama në dy drejtime; Për të penguar dy vendet në arritjen e marrëveshje që do të çonte në shfrytëzimin e zonave ekskluzive për interes të vetë por edhe interes të dy palëve. Nga ana tjetër krijuan një klimë të helmuar në opinionin publik se Greqia kërkon të grabisë ujërat e Shqipërisë. Italia dhe Greqia nënshkruan një marrëveshje mbi parimet që ishte nënshkruar dhe marrëveshja Greqi-Shqipëri e vitit 2009”, përfundoi z. Dule.

Shqipëria dhe Greqia nënshkruan më 27 Prill 2009 marrëveshjen për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin, në bazë të së drejtës ndërkombëtare. PS i kërkoi Gjykatën Kushtetuese të shqyrtonte pajtueshmërinë e saj me Kushtetutën. Gjykata Kushtetuese me vendimin 15, datë 26 Janar 2010, e shfuqizoi marrëveshjen duke e konsideruar të papajtueshme me Kushtetutën.

Një nga argumentet kryesore ishte se, nuk janë zbatuar parimet bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve me qëllim arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm pasi nuk ishin marrë parasysh ishujt si rrethana të veçanta në delimitimin e hapësirave detare. Sipas Gjykatës Kushtetuese në marrëveshje konstatohen shkelje procedurale dhe substanciale që bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën e Tretë Ndërkombëtare të OKB-së për të Drejtën e Detit të vitit 1982.

9 komente në “Vangjel Dule, i bindur Marrëveshja e detit me Greqinë u rrëzua nga raporti sekret i Turqisë”

  1. Andrea says:

    Filloi fushaten dis-informuese agjentura greke me kete zagarin mercenarin dule!
    Prit tani te vihen te gjithe ne levizje, janulla, shkerdhata bollano me gjithe organizaten terroriste omonia e ca mutin jane keta qe paguhen nga agjentura greke.
    Se kuptoj gazetat ca merren me keta zgjebsat agjentet grek… marrin leke dhe gazetat qe ja publikojne cfare mashtrimesh greke thote keta?

  2. Theatre and Drama says:

    ja arapi i zi,Turqia,thote…me Turqine e keni te gjithe inatin se iu ka shtrire “kabllin” mes per mes Egjeut
    pse o dule,kush t’a ka thene ty se,ajo qe nuk te takon eshte e jotja..Rusia?

  3. Fredi says:

    Ky greku lufton per interesat e shtetit grek haptas cop fare dhe paguhet me parat e taksapagusve shqiptar , nese do ishte sistem tjeter njerez si ky bythqiri do ishin pushkatuar nga shteti , esht komplet antishqiptar , jetojm kohen e rrumpalles ku nuk e mer vesh i pari te dytin dhe antishqiptaret i kemi te ulur kembe kryq ne politik dhe bejn pun antikomtare cop haptas pa ju dridhur qerpiku , perfitojn se pjesa tjeter nuk shikojn nga syt , se e kan mendjen tek paraja , kta per para shesin nenen e vet dhe gruan i nxierin ne semafor , jo me interesin komtar qe per kta nuk ka as nje vler , prandaj jemi shtet inegzistent, shtet bananesh se dhe kishen naj drejton greku , politiken sigurin greku dhe serbi , kta jemi ne sot , kta jan moterqiret politikan sot tek ne , prandaj nuk kemi as dinjitet as nder vari k….t , qeveri dhe parlament ku gjysma punojn per interesin grek , gjysma per interesin Serb , vetem per SHQIPERIN nuk punon askush.

  4. ?????????? says:

    QIRIE VASHILI, SHA BONEEEEE!!!

  5. Ton says:

    Po o Vangjush por zgjati 40 vjete. Me velina beri marreveshje per 6 muaj. Nese ka derguar kte raport Turqia ka bere shume mire……..

  6. TT says:

    Dule Jevgu,,Mesa duket Shteti I Filiki Eteria qe e ben Ruset dhe Otto bythqiri po digjen me shume se ne per marreveshjen ,kjo do te thote se dicka nuk shkon per mire per ne.Turqia nuk ka asnje problem fetar me asnje komb ,vetem me armenet e zinj dhe gabelet e Peloponezit.Duhet te falenderojme shtetin dhe ushtrine Turke qe jane te vetem it miq te kombit tone pa dallim fetar.Evropa,kurve,Amerika larg,Turqia eshte 600 vite mike dhe shtet me 13 kryministra Shqiptar,sulltani e beri vezir Ndre Mjeden ne Jordani dikur edhe pse ishte I besimit katolik.kur Shqiptaret shiten dhe blihen nga serbet ,italianet,dhe gabelet e peloponezit,vjen Gjigandi turk dhe e ben Vangjo Jevgun te dhjese ne breke….nuk duam evrope kurve me pederast edhe pedofila,duam shtet te forte dhe ushtri te forte,nuk duam dhierokraci elez biberiane.me mire Turku ne Shqiperi se vangjua dhe pedofili I vatikanit.

  7. Fatjon says:

    Kete pune kane bere gjithmone greket: mashtro dhe perca.
    Ky legeni duhet te shpallet non grata dhe te shkoje ne pidh te semes aty ne athine te laje pjatat se aq i vlen lekura.
    Cfare ben presidenti, cfare ben ministria e drejtesise, shish… te gjitha institucionet qe kemi, perse nuk verpojne kunder ketyre shkerdhatave qe shkelin interesat kombetare te Shqiperise!

  8. Hoxh Armandi says:

    Bravo Vangjeli ua perplase ne fytyr te verteten

  9. shqip says:

    O Dule të hëngrët tënja, të keqen e ke nga brënda. PS s’kishte forcë të kthente ligjin. Gj. Kushtetuese ishte pjesë e Saliut dhe Ilir Mutit . E thua per muhabet, ashtu futja kot. Do të kapësh ndonjë vend në parlament, dakort. Po këto përralla me Turq e me evgjiter, shko tregoja atyre pleqve 100 vjeçar andej nga Bularati. Dule, sikur flitet që qirje Mitsotaqi do shkurtojë shpenzimet për minori*rët ne Allvani . Gjej ndonjë pune mor I zi, se do mbetesh te dera e asistencës sociale !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje