Kush është deputeti që Rama e sulmoi nga foltorja e Kuvendit: Nuk votoi as për veten e vet, ishte me PD, erdhi me mua dhe i dhamë një drejtori (Lefter Maliqi)

18 Qershor 2020, 12:19Politika TEMA

Në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Rama ka folur për rastin e një deputeti në Kuvendin e Shqipërisë, i cili ka bërë fushatë për PS dhe është futur si deputet i PD, ndërsa thotë se mes atyre dy kohëve ka fituar një post si drejtor.

Edhe pse Rama nuk e tha me emër, nga të dhënat që dha Rama bëhet fjalë për Lefter Maliqin, i cili ka qenë kandidat i PD dhe në mes të fushatës braktisi Bashën dhe kaloi me Partinë Socialiste, ndaj dhe u shpërblye nga Rama me postin e zv.drejtori të Përgjithshëm të Burgjeve.

Më pas Maliqi e la edhe PS-në, për t’u futur në listat e Partisë Demokratike, ku u fut në Kuvend pas djegies së mandateve të deputetëve të opozitës.

Maliqi është shprehur gjithmonë se nuk e ka problem ndërrimin e partive, dhe se do të shkojë gjithmonë me partinë që i duket më e përshtatshme.

“Është një deputet që është produkti më domethënës pse koalicionet nuk janë një unitet demokratik. Është një deputet që nuk ka votuar veten e vet. Ka ardhur deputet i PD, ka bërë fushatë për PS dhe ka kapur një drejtori mes dy kohërave”, tha Rama.

Rama gjithashtu ka folur për marëveshjen e Reformës Zgjedhore, duke u shprehur se PD po vazhdon me kërkesa të pakuptimta, ndërkohë që është shprehur se listat e hapura nuk duhet të jenë tabu.

“Ka një marrëveshje për të adresuar rekomandimet e ODIHR. Duhet të akomodoheni që ka një marrëveshje. Është kundër rekomandimeve të ODIHR që administrata zgjedhore të jetë me anëtarë të partive politike, por ODIHR dha OK. Ramë dakort që KQZ të jetë e depolitizuar.

U tha që teknologjia në raport me kohën është e pamundur të bëhet. Ne nuk duam të marrim asnjë përgjegjësi, sepse thonë që e manipulojmë. Ta marrin dhe ta bëjnë vetë.
Po u bë, bukuri, po nuk u bë, të mos kemi llafe. Këta mendojnë se si do humbin. Zvarritja nuk ndihmon kërkesat e përsëritura. Ne kemi bërë një zgjedhje që në këtë pikë të jemi në dispozicion dhe përtej faktit që të lehtësojmë barrën e frikës së tyre nga hyrja në zgjedhje, unë ua them: Mos kujtoni se jeni noter që vendosni kur bëhen dhe kur s’bëhen.

T;i ndalojnë sharjet e atyre që baltosin e kërcënojnë PS-në, se mësimin ua kemi dhënë disa herë, por të mos na shqetësojnë se boll jemi tërhequr përtej çdo lloj pritshmërie nga baza e votuesve tanë.

Zonja Hajdari, unë nuk besoj që listat e hapura sjellin demokraci. Do hapen listat dhe këtu do vërshojë rinia dhe të gjithë do të goditen nga vota. Listat e hapura kanë problematikat e tyre. Është e pavërtetë që listat e hapura e kthejnë kryetarin e partisë në një njeri si gjithë të tjerët.

Listat e hapura nuk janë tabu për mua, do ni t’i diskutoni, i diskuojmë. Por nuk mund të na kërcënoni. Mos u bëni si ata që ikën se me kërcënime do na tundoni t’ju tregojmë se sa të vegjël jeni.

Vota e Diasporë nuk është e harruar, dhe ka disa q ëflasin për mashtrime. Është një sistem i tërë që do planifikim. Për koalicionet mos më bëni të flas. Do t’i kopjoj një shprehje Murrizit.

2 komente në “Kush është deputeti që Rama e sulmoi nga foltorja e Kuvendit: Nuk votoi as për veten e vet, ishte me PD, erdhi me mua dhe i dhamë një drejtori (Lefter Maliqi)”

  1. Alba.ny says:

    Si gjithnjë demagog, EdRama.
    Kur e di qe botst e emigrantëve duhen planifikuar, pse s’e planifikove? Ke 7vjet në pushtet, ke një Minister eunuk vetem për emigracionin…
    Pse nuk i hap listat kur s’e ke problem?? Ne e dime që njësoj do zgjidhesh, njësoj do mbledhësh ministresha , merita e vetme e të cilave, sic e ke thene, do të jete mungesa e eksperiences, njesoj do mendosh po per PPP dhe bashkimulajt e sandërfrangajt me co, njësoj ke për t’i harruar viktimat e21 janarit….
    Por keto nuk do ta realizojne premtimin për ta shkruar emrin ne Histori.
    Thjesht do jesh KM i radhes.

  2. qytetari says:

    Maliqi do te ish nje karaputane e papare katundi,po te ish femer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje