Kryeministri Edi Rama prezantpo sot Kryenegociatorin për Zhvillimin e Negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE, Zef Mazin.
Në fjalën që mbajti Rama tha se Zef Mazi hyn tek ata njerëz që përfaqëson të dyja anët e medaljes në këto 30 vjet, anën e medaljes që flet për shërbimin këtu për vendin dhe së dyti flet për eksperiencën në shërbim të një bote më të mirë jashtë vendit dhe brenda institucioneve më të mira ndërkombëtare.
“Kam parë me kuriozitet ekesperiencat e vendeve të tjera. Serbia zgjodhi një politologë. Mali i Zi ia besoi këtë pozickion një eksperti bujqësie. Maqedonia e Veriut duket se do ia besojë një juristi të njohur në vend. Kroacia zgjodhi një zëvendës ministër të Ekonomisë për të përfunduar negociatat e veta shumë me sukses. Ne kemi preferuar të vëmë bastin tonë) një bast që nuk dihet sa zgjat në kohë) me një diplomat me histori të veçantë në suazën e diplomacisë shqiptare Zef Mazit, që ka shërbyer për shumë vite për shtetin shqiptar, por ka shërbyer edhe për organizma të rëndësishëm ndërkombëtar.
Ai është më shumë se diplomat. Zef Mazi hyn tek ata njerëz që përfaqëson të dyja anët e medaljes në këto 30 vjet, anën e medaljes që flet për shërbimin këtu për vendin dhe së dyti flet për eksperiencën në shërbim të një bote më të mirë jashtë vendit dhe brenda institucioneve më të mira ndërkombëtare. Zoti Mazi ka Cv të pasur. Ai është parë si kandidat për të qenë president.
E kam në krahun tim të majtë në tavolinë, por ai i qëndron diplomacisë as majtas e djathtas, por interesa e të kombit. Është më shumë se një diplomat, falë kontributit në agjencisë e teknologjisë bërthamore dhe formulimin e politikave afatgjata për një botë të sigurt, hyn në rrethin e atyre njerëzve që Shqipëria i ka dhe jo pak në botën e sotme dhe në një farë mënyrë përfaqëson të dyja anët e medalje e 30 viteve të fundit. Është një ndeshje që nuk dihet se sa kohë do zgjasë integrimi ne BE. Një individ që duhet të ketë refencën e të gjitha palëve dhe ky është një proces ku palët nuk duhet të mjaftohen me shprehen për integrimin në BE por të gjejnë forca për të bashkëpunuar përtej konflikteve politike që prodhon dita.
Është një sfidë e madhe për kryenegociatorin, nga njëra anë do të përfaqësoj ekipin tonë përballë ekipit tjetër, por duhet të krijojë një frymë, disiplinë skuadre kushte që koordinatorët t’i përkushtohen këtij procesi, jo si një punë e dytë se një pjesë janë zv. ministrja, por nga momenti i krijimit të kësaj skuadre, ky është prioriteti numër një dhe nuk është një punë dytësore, por një punë në skuadër, ku nuk bëhet fjalë vetëm për personat e kontaktit për bërthamën e re që çdo institucion që duhen motivuar nga përfaqësuesit e këtij rrjeti.
Përzgjedhja është bërë mbi profilet më të përshtatsh,e, por nga ky moment të gjithë ta kenë të qartë që janë në varësi të kryenegociatorit dhe do të jetë ai që do të përcaktojë vijimësinë e gjithë secilit. Kryenegociatori mundt ë bëjë zëvendësime për ato që nuk i përgjigjen ritmit dhe afateve, apo nevojës për të pasur
Mbajtja e kontakteve të drejtëpdrejta, hartimi i politikave,i drafteve për të përmbushur sa më shpejt, të gjitha detyrat që lidhjet me kapituj e integrimit, Grupi do të mbështetet nga të gjitha kapacitet e qeverisë, që do të vijojë të bëjë rolin e tij. Nuk është qeveri më vete, dhe qeveria nuk i lan duart me këtë punë, por ndërvepron intensivisht me këtë grup, por ky grup nga një pushtet me rëndësi të madhe dhe urdhërues mbi qeverinë dhe institucioneve.
Për interesa partiake mund të recitohet kënga e kushteve, por në fakt me rifillimin e këtij procesi janë mijëra, se mijëra janë faqet e përafrimit dhe përputhjes së legjislacionit dhe dokumenteve lidhur me këtë proces. Nuk është vetëm shkrimi i ligjeve, por edhe zbatimi i tyre., Nëse sot për të arritur në çeljen e Konferencën ndërqeveritare, që është hapja formale dhe zyrtare kur qeveria e BE dhe e Shqipërisë ulen në tryezë”, tha Rama.
E MERITON ATË VEND ME TE GJITHE TE DREJTAT. NJERI I MREKULLUSHEM I NDERSHËM, ME KARIERE TE GJATË DIPLOMATIKE, II AFTË NË GJUHEN PREFEKTË ANGLESE. KA LUAJTUR NJE ROL TE VEÇANTE NË SHUME EVENIMENTE PER SHQIPERINE SI NË ATË PERIUDHË DHE KËTË TE SOTMEN. ME KULTURE DHE ORIZONT TE NJE KRYE QYTETARI INTELEKTUAL. DHE NJE FAMILIE E THJESHTË KRYEQYTETASE SHKODRANE E MREKULLUESHME.
Zoti Mazi,nje personalitet poliedrik me nje integritet teper te vecante,qe i bashkon shume ate harmonishem me ate profesional.
Pra nje specie teper e vecante dhe nje cudi e madhe e ketyre aneve.
Kryeministri duhet pershendetur per kete zgjedhje te paaneshme,ne ndryshim me ato te mepareshme,ku ka ulur ne institucionet europiane dhe kryespiunet e shikut te Saliut.