Myrto Uzuni po kalon një sezon të dytë të shkëlqyer me Lokomotiv Zagreb, me të cilin e sheh veten në garë për vendin e dytë që të çon në Ligën e Kampioneve.
Një sezon ku me 9 gola e 6 asiste, ai ka qenë protagonist i surprizës së këtij edicioni në Kroaci. Lokomotiv ka një ecuri mbresëlënëse në një skuadër me përbërje të re ku ai është pjesë e asaj që e quajnë “banda e shqiptarëve”, pasi në radhët e këtij ekipi luajnë edhe Jon Mersinaj, Enis Çokaj, Indrit Tuci dhe Lirim Kastrati.
“Jemi shumë mirë nuk bëjmë dallime shqiptar apo kroat, jemi një grup shumë i mirë dhe po punojmë shumë për të arritur objektivtin që është pozita e dytë në tabelë që siguron Ligën e Kampioënve, synimi ynë ishte Europa League, por tani jemi duke ecur shumë mirë në kampionat”, tha Uzuni për “Insporti”, ku tregoi edhe se nuk i kanë munguar ofertat për të ardhmen.
Një e tillë i kishte mbërritur në janar nag Majorka në Spanjë, por ai insiston se janë edhe klube të tjera që interesohen për të, duke e parë si shumë të mundshëm transferimin larg Kroacisë sapo të mbarojë sezoni.
“Nuk është vetëm Majorka, janë edhe tri klube të tjera nga La Liga, nga Serie A dy klube, gjithashtu pres oferta edhe nga klubet franceze”, shpjegoi ai.