Viktima e parë në Gjirokastër, ndërron jetë një 68-vjeçar nga Covid-19 ndërsa kthehej në shtëpi: Sapo kishte dalë nga spitali

20 Qershor 2020, 20:51Sociale TEMA
Viktima e parë në Gjirokastër, ndërron jetë një

Një 68-vjeçar nga Gjirokastra, ka humbur jetën për shkak të koronavirusit.

Viktima është nxjerrë nga spitali i QSUT në gjendje të qëndrueshme, por ka humbur jetën rrugës për në shtëpi, pranë Lushnjes.

Mësohet se viktima vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

“Një pacient 68 vjeçar nga Gjirokastra, i cili vuante nga ciroza hepatike në stad terminal, ka ndërruar jetë teksa po transportohej nga spitali infektiv, drejt Gjirokastrës, pasi ishte negativizuar nga COVID-19, me dy tamponë negativë.

Gjatë transportit, ka pësuar humbje jete të papritur si pasojë e sindromit hepato-renal, i komplikuar me arrest kardiak.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit”, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 320 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19 nga të cilat janë konfirmuar 53 raste pozitive, kryesisht raste të reja, si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se edhe një 70-vjeçare nga Durrësi ndërroi jetë në spitalin infektiv.

70-vjeçarja e prekur nga Covid-19, vuante nga një formë e rëndë e leukozës.

2 komente në “Viktima e parë në Gjirokastër, ndërron jetë një 68-vjeçar nga Covid-19 ndërsa kthehej në shtëpi: Sapo kishte dalë nga spitali”

  1. Nuk e kane fajin ata says:

    Po pse e quani qe ka vdekur nga virusi atehere? Keshtu Jane fryre shifrat ne tere boten. Ky ka vdekur nga shkaqe qe nuk kane lidhje me virusin. Edhe negativ, edhe me virus.
    Shifrat e vdekjes nga Koronavirusi ne tere boten duhen pjestuar per dy.

  2. pa shihni ç'gjuh' e mirë! Sa shije ka e hije, ç'e bukur'edh'e lirë, Si gjuhë perëndie. says:

    Mero djali dhe koleget e tu.
    Ju lutem mbroni gjuhen tone te bukur se po masakrohet.
    Pothuajse per dite shkruhet arrest kardiak (sikur po arrestohet nje shkeles i ligjit) nderkohe qe nje jete te tere ne GHUHEN TONE TE BEKUAR termi mjeksor qe kemi perdorur nje jete te tere ka qene NDALIM ZEMRE apo PUSHIM ZEMRE. Eshte vetem nje grimce, nje shembull nga qindra te tille qe bejne qe te na dhembe ZEMRA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje