31Memorie.al publikon një dokument të panjohur të nxjerrë nga fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së i cili është shkëputur nga një dosje voluminoze që i përket vitit 1962 dhe bën fjalë mbi një korespodencë në mes Bankës së Shtetit Shqiptar (Drejtoria e Përgjithëshme), me Drejtorinë e Tregti-Financës pranë Komitetit Qëndror të PPSH-së, ku jepet një raport-informacion me detaje dhe hollësira për puna e bërë prej Shoqërisë Komisionaria në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendëshme, lidhur me të ardhurat e nxjerra nga shitja e pasurive të tundëshme dhe të patundëshme, e të depozitave bankare të emigrantëve politikë shqiptarë në shtete të ndryshme të botës, si në Itali, Turqi, Egjypt, Kongo, etj. Si i’u morri Ministria e Punëve të Brendëshme prokurat disa prej familjeve të pasura shqiptare që kishin pronat dhe depozitat bankare në shtete të ndryshme të botës, duke u’a marrë firmat trashëgimtarëve të tyre në Shqipëri, si: Vangjel Manushi, Mediha Libohova, Enver Libohova, Ihsan Libohova, Vllazën Gurashi, Vllazën Dabërdaku, Ismail Tartari, Behire Vila, Vllazën Leka, Ali Hasho, Emine Shaska, etj. Shënimi i Enver Hoxhës me sugjerimet përkatëse, se si duheshin marrë ato prona dhe pasuria që kishte në Kongo, shtetasi shqiptar nga Gjirokastra, Theofanis Fotolalos, si dhe përpjekjet e “organeve kompetente” për të hyrë në bisedime dhe për t’i ftuar në Shqipëri, tregtarin Mynyr Topulli (me origjinë nga Gjirokastra dhe nënshtetësi libaneze), për ta ngarkuar me shitjen e pronave në Egjypt e Turqi, dhe Rrok Prenushin nga Shkodra që jetonte në Trieste, që ai të lidhej me tregtarët italianë që merreshin me shitblerje pronash.
Nga Dashnor Kaloçi
“Janë duke u përgatitur prokurat nga Isuf Beshiri, Hysen Beshiri e tjerë, për shitjen e pasurive të tyre që kap shifrën 250.000 dollarë. Megjith punën e bërë ka akoma mjaft persona që nuk kanë dhënë prokurë për shitjen e pasurive ashtu dhe për tërheqjen e depozitave në bankat e huaja. Kjo rrjedh për dy arsye: Një pjesë e këtyre personave nuk janë të kjartë për çështjet valutore, ndërsa një pjesë tjetër mbajnë qëndrim të keq politik. Vlefta e këtyre pasurive të cilat ndoidhen si pasuri të palujtshme në Itali dhe për të cilat nuk është dhënë akoma prokura, llogaritet në 236.000 dollarë. Gjatë kësaj periudhe është marrë nën administrim nga ana e Shoqërisë Komisionare, pasuria e trashëgimtarëve të Theofanis Fotolalos në Kongo, si dhe arkëtimi i pjesëshëm i depozitës që ajo zotëron prej 60.000 dollarë dhe jemi në pritje të realizimit të depozitës tjetër që ndodhet në Lepoldvil. Me përpjekjet e bëra mundëm të arkëtonim nga trashëgimija e Qorralinjëve në Egjypt 51.200 dollarë, nga qeratë e V. Manushit dhe shitja e shtëpisë së A. Lekës 21.000 dollarë etj. Kohët e fundit është forcuar bashkëpunimi në mes të Bankës dhe organeve të Ministrisë së Punëve të Brendëshme për çështjen e paurive që shtetasit shqiptar zotërojnë jashtë shtetit. Me ndihmën e organeve të Punëve të Brendëshme, është bërë e mundur që shumë qytetarë të cilët nguronin që të jepnin prokurat për shitjen e pasurive, tani i kanë dhënë. Midis tyre përmëndim personat që kanë dhënë prokurë për shitjen e pasurisë, të cilët janë….”
Kështu thuhet në mes të tjerash në disa dokumente arkivore të nxjerra nga një dosje voluminoze me siglën “Tepër secret” që gjendet në fondin e ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së, e cila i përket vitit 1962 dhe bën fjalë mbi një korespodencë në mes Bankës së Shtetit Shqiptar (Drejtoria e Përgjithëshme), me Drejtorinë e Tregti-Financë pranë Komitetit Qëndror të PPSH-së, ku jepet një informacion i hollësishëm e me detaje nga puna e bërë prej Shoqërisë Komisionaria në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendëshme, lidhur me të ardhurat e nxjerra nga shitja e pasurive të tundëshme dhe të patundëshme e të depozitave bankare të emigrantëve shqiptarë në shtete të ndryshme të botës, si në Itali, Turqi, Egjypt, Kongo, etj., të cilët kishin trashëgimtarët e tyre në Shqipëri.
Siç do të shohim edhe nga dokumentet në fjalë që i përkasin vitit 1962, të cilat kanë në krye shënimin e Enver Hoxhës, si dhe sekretarit të Komitetit Qëndror të PPSH-së që mbulonte financat, Haki Toska e Drejtorit të Drejtorisë së Tregti-Financë, Pjetër Kosta, të gjitha pasuritë të tundëshme dhe të patundëshme, si dhe depozitat bankare të shteasve shqiptarë që ndodheshin në vënde të ndryshme të botës, si në Itali, Greqi, Turqi, Egjypt, Republika Arabe e Bashkuar, e deri në Kongo, u’a morri dhe grabiti shteti shqiptar i asaj kohe, me anë të prokurave që u’a merrte trashëgimtarëve të tyre në Shqipëri, Ministria e Punëve të Brendëshme, duke përdorur ndaj tyre dhunë dhe me mjete të ndryshme presioni. Por kjo grabitje që përdori shteti shqiptar i asaj kohe ndaj shtetasve të saj, ishte vazhdimi apo më saktë prologu, pasi ajo gjë kishte filluar që me ardhjen e tij në pushtet në dhjetorin e vitit 1944, ku ndër hapat e parë që ndërmori qeveria komuniste e Enver Hoxhës, në kuadrin e “reformave të mëdha të pushtetit popullor për rritjen e mirqënies së popullit”, ishte dhe aksioni i sekuestrimit e mbledhjes së floririt ndaj të gjithë atyre shtetasve shqiptarë dhe të huaj që dispononin sadopak nga metali i çmuar. Fushata e mbledhjes së floririt e cila u zbatua me masa represive, si: arrestime, burgosje, tortura, internime dhe deri ekzekutime pa gjyq, më së shumti ra mbi kurrizin e tregtarëve, pasanikëve dhe familjeve të mëdha shqiptare që dispononin sasira të konsiderueshme ari në monedha, bizhu, etj, të cilat i kishin vënë ato me djersë nga puna e kryer ndër vite, apo i kishin trashëguar.
Në këtë kohë, shumë prej tregtarëve dhe pasanikëve shqiptarë, për të shpëtuar ç’të mundnin nga pasuria e tyre, filluan të thyenin floririn duke e konvertuar atë me para. Por edhe kësaj metode, qeveria komuniste e Enver Hoxhës ia gjeti “ilaçin” dhe në vitin 1946, ajo nxorri dekret-ligjin për ndërrimin e monedhës, me anë të së cilit, të gjithë shtetasit shqiptar ishin të detyruar që të paraqiteshin pranë degëve të Bankës së Shtetit Shqiptar, për të këmbyer paratë e tyre. Shuma më e madhe që lejohej të këmbëhej për çdo person apo kryefamiljar, ishte deri në 5000 franga. Dhe çdo sasi tjetër që kalonte mbi këtë shumë, sekuestrohej nga shteti pa të drejtë kthimi. Po kështu, në atë dekret-ligj që hyri në fuqi menjëherë në 11 korrik të vitit 1946, për të cilin qeveria komuniste e asaj kohë midis të tjerash shprehej: “Heqja nga qarkullimi i monedhës së vjetër të cilën e kemi trashëgim nga okupatori fashist dhe zëvëndësimi i saj me monedhën e re të Bankës së Shtetit Shqiptar është një hap përpara drejt rimëkëmbjes, dhe forcimit të ekonomisë s’onë, është një hap me shumë rëndësi të madhe për të mirën e popullit i cili sot e tutje do të ketë monedhën e tij”.
Në këtë ligj sanksionoheshin qartë edhe masa të rrepta ndëshkimore për të gjitha ata shtetas që do të fshihnin të ardhurat e tyre, apo që do t’ua jepnin të tjerëve paratë për t’i këmbyer. Ata do të quheshin sabotatorë dhe do t’ju jepeshin për gjykim Gjykatës së Lartë Ushtarake. Këto alibi të përdorura nga qeveria komuniste e Enver Hoxhës në fillimet e ardhjes së saj në pushtet, të cilat nën petkun e reformave që u propaganduan se ndërrmerreshin “për rritjen e mirëqënies së popullit”, bënë të mundur sekuestrimin e zhvatjen e floririt e parave të të gjithë atyre shqiptarëve të pasur, që kishin vënë pasurinë e tyre me djersë apo e kishin trashëguar atë nga të parët e tyre. Dhe nga ajo çka mbeti pa u marrë në atë kohë, vazhdoi në fillimin e viteve ’60-të e në vijim, me anë të Shoqërisë Komisionare, gjë për të cilën bëjnë fjalë dhe këto dokumente arkivore që Memorie.al po publikon.
Relacioni i Drejtorisë së Tregti-Financë pranë Komitetit Qëndror të PPSH-së, për sekusterimin e depozitave bankare dhe pronave e pasurive të disa shqiptarëve në shtete të ndryshme të botës
R E L A C I O N
MBI
Zbatimin e disa detyrave të vëndimit të Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH-së, Nr.311 datë 11/IX/1961 “Mbi mundësitë për rritjen e të ardhurave dhe shkurtimin e shpenzimeve në valutë”
Ta shohij shoku Enver
Është zbuluar një trashëgimi me një vlerë të konsiderueshme e Spiro Kallços në Libi, në qytetin Tripoli, e cila përbëhet prej dy shtëpish të mëdha, një magazinë, aksione dhe një kopsht i madh i mbjell me portokalle dhe vlera e tyrë është për një shumë të konsiderueshme. Për zgjidhejn e kësaj praktike do të dërgohet së shpejti në Libri i interesuari bashkë me një shok të Shoqërisë Komisionaria, të cilët do të marrin në dorzim këtë pasuri, arkëtimin e qerave dhe shitjen.
Në Turqi, përveç 71 praktikave që ndiqen nga Shoqëria Komisionaria, kohët e fundit janë zbuluar edhe këto praktika:
Pasuria e trashëgimtarëve të Zhapave. Simbas njoftimeve të avokatëve në Stamboll (tani Ministri i Mbrojtjes së Turqisë), kjo pasuri është mjaft e madhe dhe përbëhjet prej një lagje të tërë, shtëpi, dyqane, depo etj. Trashëgimtari Noli Konomi, i cili sipas të dhënave të avokatit vlersohet në 1.000.000 lira turke, baraz me 120.000 dollarë. Për këtë të fundit është përgatitur edhe prokura e shitjes, etj.
Një interes të veçantë parqesin pasuritë e shtetasve shqiptar në Greqi. Nga puna e bërë deri tani, ka rezultuar se në Greqi kanë pasuri 137 persona të ndryshën dhe vlera e tyre është e konsiderueshme. Në këtë drejtim janë bërë përpjekje për realizimin e vleftës së tyre, pronarët në përgjithësi japin prokura për shitje dhe nuk ngurojnë. Duke marrë parasysh se vëndi ynë nuk i ka marrdhëniet diplomatike me Greqinë dhe për zgjidhjen e këtyre çështjeve po bëjmë përpjekje me anë të një firme zvicerane, e cila ka marrë përsipër realizimin e tyre për llogari tonë, kundrejt pagesës së një komisioni. Në këtë drejtim janë marrë nga pronarët tre prokura për këto pasuri që ndodhen në Greqi, të cilat sipas një vlersimi që janë bërë nga një shoqëri greke, kapin shumën e 150.000 stërlina arë ose baraz me 1.300.000 dollarë. Është për t’u vënë në dukje se, përveç vleftës së pasurisë, janë për t’u arkëtuar t’ë ardhurat nga qeratë e këtyre pasurive, të cilat janë depozituar në emër të pronarëve në bankat Greke. Përsa i përket nxjerrjes së prokurave të tjera për shitje pasurish në Greqi, këto po plotësohen. Natyrisht duhet pasur parasysh se për arkëtimin e vleftës së këtyre pasurive do të hasen vështirësi.
Një punë më e mirë është bërë edhe për rritjen e t’ë ardhurave në valutë nga shitja e pullave. Vitin e kaluar u përfundua një marrëveshje me një firmë Zvicerane për shitje pullash me një vlerë prej 400.000 dollar. Nga kjo shumë 200.000 dollarë do të arkëtohjen këtë vit, ndërsa 200.000 dollarë vitin që vjen. Deri tani janë arkëtuar 22.000 dollarë. Për të pasur rezultate të mira, Këshilli i Ministrave, vendosi të forcojë punën në sektorin e Tregtisë së Jashtëme (u krijua dega e veçantë për këtë) si dhe të PTT-së që merret me sektorin e pullave. Me këto masa janë mundësitë për të realizuar t’ë ardhura të mëdha në valutë të lirë nga shitja e pullave.
–DETYRAT PËR RRITJEN E MËTEJSHME TË TË ARDHURAVE NË VALUTË
Puna e bërë deri tani nga Banka dhe Shoqëria Komisionare si dhe ndihma e dhënë nga ana e organeve të Ministrisë së Punëve të Brendëshme, puna e bërë deri tani nga organet e Tregtisë për shitjen e pullave, krijojnë mundësinë që në të ardhmen të rriten t’ë ardhurat në valutë. Megjith këtë, për të shtuar sa më shumë këto t’ë ardhura, është e domosdoshme që t’i vihet kujdesi i duhur këtij problemi të rëndësishëm. Ne mendojmë se për shtimin e të ardhurave në valutë, del e nevojshme që të kihen parasysh këto çështje:
–Të tregohet kujdes dhe interes i madh për përfundimin e praktikave të pasurive jashtë shtetit.
Banka e Shtetit dhe Shoqëria Komisionare duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për të çuar deri në fund praktikat që tani kanë marrë një rrugë zgjidhje dhe që pronarët kanë dhënë prokurat për shitjen e tyre. Të bashkëpunojmë akoma më tepër me komitetet e partisë si dhe me organet e Ministrisë së Punëve të Brendëshme, për të marrë prokurat nga personat që nuk i kanë dhënë deri tani, për pasuritë dhe depozitat jashtë shtetit.
Për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me jashtë shtetit, është e nevojshme t’ë aktivizohen shokët e Bankës dhe të Shoqërisë Komisionaria, të cilët duhet të dërgohen herë pas here jashtë shtetit, sikundër është vepruar deri tani, për zgjidhjen e disa problemeve që kemi pasur në Itali dhe gjetkë. Nga ana tjetër duhet që Shoqëria Komisionare, e ndihmuar nga Banka dhe organet e Ministrisë së Punëve të Brendëshme, të bëjnë një punë më të mëdhe për zbulimin e pasurive të tjera që shtetasit shqiptarë kanë jashtë shtetit. Njëkohëssht duhet të bëhet një punë e mirë për sjelljen e depozitave që shtetasit shqiptar kanë jashtë.
–Të punohet për arkëtimin e policave të jetës:
Para çlirimit disa shtetas shqiptar kanë siguruar jetën e tyre në shoqëri të ndryshme Italiane. Për realizimin e këtyre jemi interesuar vazhdimisht, por shoqëritë e huaja kanë refuzuar pagimin e tyre, Kohët e fundit është ndërmjetësuar në mënyrë indirekte dhe kjo për një rast ka dhënë rezultate positive. Banka dhe Shoqëria Komisionere po nxjerrin nga arkivi i shtetit dokumente që disponojnë për këtë çështje. Ata duhet të punojnë për t’ë arkëtuar t’ë ardhurat në vakutë nga ky burim.
Ministria e Tregtisë, duhet të ndjeki më afër problemin e tregtimit të pullës jashtë shtetit. Në mënyrë të veçantë të merren masa për zbatimin e kontratës së përfunduar me firmën Zvicerane për shitjen e pullave poër një velftë prej 400.000 dollarë si dhe të gjenden firmat e tjera që mund të blejnë nga ne pulla dhe me çmime të favorëshme për ne.
– Të behen përpjekje për të mabjtur nivelin e t’ardhurave në valutë nga emiogracioni.
Sikundër dihet t’ardhurat nga emigracioni sa vijnë e pakësohen, mbasi të emigruarit një pjesë e tyre riatdhesohet dhe një pjesë tjetër duke qenë në emigracion për mjaft kohë, kanë shkëputrur lidhjet me të afërmit e tyre që kanë në Shqipëri. Prandaj i del si detyrë Bankës dhe Shoqërisë Komisionare që të ndiqet ardhja e valutës nga emigracioni, të gjendet masa lehtësonjëse për transferimin e kursimeve të tyre, sidomos për ato shtete ku ka kufizime të forta valutore.
Legatat tona duhet të ndihmojnë më shumë për këto problem. Mirë kanë punuar në këtë drejtim Legata e jonë n’Itali. Pork a pasur edhe raste që Legata si ajo Turqisë dhe Egjyptit këto problem kanë nuk i kanë ndjekur si duhet, bile dhe i kanë zvarritë.
Ne mendojmë se duke u mbështetë në punën e bërë deri tani dhe në masat që që mendohet të merren, krijohen mundësit për rritjen e t’ë ardhurave në valutë nga pasuritë jashtë shtetit, nga shitja e pullave, emigracioni për të përdoirë sipas nevojave të shtetit tonë si dhe për të rritë rezervën e valutës sonë në dollar.
Në gjendjen e tanishme, dhe në mbështetje të vendimit të Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH-së, Banka e Shtetit dhe Shoqëria Komisionare duhet të marrin masa për forcimin e punës në t’ë ardhmen. Në krahasim me të kaluarën puna për shtimin e t’ë ardhurave në valutë nga këto organe ka shënuar një përmirësim të mëtejshëm: por detyrat që shtrohen tani janë të mëdha dhe nuk mund të plotësohen si duhet nga Shoqëria Komisionare. Kryetari i tanishëm i kësaj shoqërie, Esat Dëshnica, nuk ka ushtruar kontroll sa duhet mbi vartësit dhe kjo ka bërë që disa çështje të mos zgjidhen në mënyrë të shpejtë. Ne dhe Banka e Shtetit po përgatisim projektin për forcimin e punës së shoqërisë komisionaria.
Një çështje me rëndësi është problem i ndjekjes jashtë shtetit të praktikave për arkëtimin e vleftës së tyre. Në vitin e kaluar dhe në fillimin e këtij viti, ka filluar të bëhet një punë e këtillë. Por, kjo punë, duhet të intesifikohet. Kjo formë pune nuk rëndon shtetin me shpenzime, sepse këto bëhen për llogari të pronarëve. Në të njëjtën kohë shpejton realizimin e praktikave dhe si rrjedhim ndikon në shtimin e të ardhurave në valutë. Nga ana e pronarëve të këtyre pasurive ka pasur disa kërkesa, në kohën kur ju është marrë prokura e shitjes. Kështu, Vangjel Manushi ka kërkuar pashaportizim në Tiranë, mbasi ka ndërtuar një shtëpi, si dhe në kohën e shitjes së pasurisë t’i jepet një shumë prej lireta 100.000 baraz me dollar 200 për blerjen e disa sendeve shtëpiake. Felatun Villa, me banim në Kavajë, ka kërkuar ardhjen e tij në Tiranë. Ne mendojmë se këto kërkesa mund të studjohen dhe të pranohen nga organet kompetente.
DREJTORI I DREJTORISË TREGTI-FINANCË SEKRETARI I K.Q.TË P.P.SH.
Pjetër Kosta Haki Toska
Tiranë, më 3/IV/1962
http://www.gazetadita.al/fotot-e-rralla-ja-si-ishte-shqiperia-ne-vitin-1940/
Shkoni pysni kalocin, kush eshte Baba vet ke ajo Foto, krome Kane qene, Skishin pare Doktor me sy dhe flinin ne toke ne kulle me lopen bashke dhe trung peme e kishin ne Vend te jastekut, i Pinte morri e pleshti
Ja shikoni kaloc morracakun dhe fisin e vet, pasardhesit e shqiptareve fukarenj, morracak, analfabet, pabuksa, pabreksa, te semure, malarik me mushkri te shpume nga TBC, qe nuk arrinin moshen 40 vjec, qe Skishin pare drite elektrike me sy pervec pishes e bishtukut, qe nuk kush n pare shkolle e Spital me sy, qe plazhet Skishin kom njeriu se populli ISH analfabet e i prapambetur, myslymanet jo se jo Po dhe katoliket U futshin me gjithe rroba per te lare mekatet, qe Hale kishin n natyren, Kur Europa kish kopshtet Botaniker te universiteteve nga 600-700 vjec.
A e kuptoni qe dini me lexu e te pakten e shkoni deri 79 vjec Moshe mesatare:
Ja aty vajten pronat e marre atyre 10 hajduteve spiune te thekur Si keta oligarket tuaj tashti qe vodhen e rropen popullin per 30 vjet.
Komunistet i morren dhe ngriten nje shtet, Si morren per vete.
Nexhmija e Enverit vdiq ne 40 m2 te ISH pularia.
E permbysen ate rregjim vetem me perrallat e floririt te familjes Hoxha jashte shtetit.
Popull injorant. Hani mender m… E Likes Sales lulit manes rames.
Enveri spranoi te vendoste marredheniet diplomatike me UK Pa kthyer mbrapsht arin Shqiptar konfiskuar gjermaneve pas Lufte Kur ata e kishin marre, nga Shqiperia Kur iken te mundur e me bisht Nen shale ne nendor te 1944 te shoqeruar nga keta kriminelet koolaboracionist, dmth vjedhur per Here te dyte , se Herrn e pare e vodhi mener mreti i veteshpallur.
Leket ishin bere Duke pire gjakun e popullit te varfer.
Me cfare TA ndertonte shtetin Enveri me pocet e floririt te fshehura nen dhe.
Beni vete krahasimin.
Zogolli mret nga 1928-1939 dhe Boni qejf dhe iku me gjithe floririn. Erdhi ai fylli i biri kontrabanfist dhe i denuar ne disa shtete te botes dhe i nipi njeri koti dhe i morri ca prona.
Enveri 1945-1985 dhe mbushi thesarin e Bankers se Shqiperise e Boni vepra ngriti ushtri dhe Nexhi vdiq ke ISH pularia. Familjareve nuk U kthehet shtepia e te pareve te tyre ne Gjirokaster Po eshte muzeu etnografik.
Turistet i joshin me shtepine ku ka Lind diktatori.
Demokracia 1990-2020
I vodhen te gjitha Pi te gjitha, me plazhet me miniera me toka me prona me fabrika, me floririn, me ushtrine.
Ju shkoni Boni shurren bahces.
Merrni me kaloqen e komunizmin.
Mos harroni paguni dhe taxat per rruget qe te cojne ke vilat e lalezit e te frangajt e hotelet e tyre me shoke. Harrova paguni dhe brekt e armines dhe kalin e sadijes.
Kur sju shplan mortja.
Vroma injorante Idiote qe skeni nje thrime tru dhe mendimet e turbulluara nga droga.
Ashtu ata pasaniket e Para 45, fituar me korrupsion e kolaboracionizem Si keta pasaniket “oligarket” politikanet te sotem.
E morret vesh ate skandalin e qendres se biznesit star. Keshtu eshte populli i mjere.
Ja keshtu e kishin n fituar pasurine ata 10 te shpronesuarut, plus kriminel lufte dmth bashkepunuar me pushtuesi dhe fituar akoma me shume. Si bogdani ne Zimbabwe.
Vetem me Enverin ishim te gjithe Pak a shume njelloj.
Ato florinj e prona e bene Shqiperine shtet me spitale shkolla drite elektrike.
Tani Hani rruget qe ndertohen per turizem dhe Ju punoni kamarieret pastruese masazhator dhe motrat e Grate cojauni turisteve ti zbavisn
Juve Ju ha Corona. Mire tja u Bej.
Vroma me tru te thate.