Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i ftuar në Top Talk, foli për disa çështje, si Reforma në Drejtësi, SPAK, Operacioni Forca e Ligjit e Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Manja tha se pritet që Gjykata e Lartë të plotësohet me numrin e nevojshëm të gjyqtarëve.
“Plotësimi në mënyrë urgjente i Gjykatës së Lartë me numrin e gjyqtarëve është i nevojshëm. Janë shpallur vendet vakante për 6 gjyqatrë në Gjykatën e Lartë.
Ndërsa për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, po ngrihet struktura anti-korrupsion me numrin e nevojshëm të prokurorëve, brenda muajit korrik të operojmë e t’i japim njëherë e mirë fund,” tha Manja.
Efektet e Reformës në Drejtësi, asnjë rezultat, do presim shumë gjatë?
“Reforma në Drejtësi është cilësuar si kryereforma e këtyre 30 viteve dhe ka vështirësitë e veta. Por Kuvendi me votimin e strukturës së Inspektorit të , i ka kryer të gjitha detyrimet në kuadër të Reformës në Drejtësi. Por këtë e kemi bërë për publikun që të rikthejmë besimin tek organet e drejtësisë, dhe kjo sigurisht do pak kohë,” tha Manja.
Përse SPAK nuk po vepron kundër njerëzve të korruptuar qoftë President apo Kryeministër?
Manja: “SPAK po punon, ka dosjet e veta në hetim, po ushtron ndjekje penale dhe shumë shpejt do të plotësohet me Byronë Kombëtare të Hetimit. Këto ditë ka përfunduar vlerësimi i 4 kandidaturare për Byronë, dhe me zgjedhjen e Kryetarit të Byrosë , do të plotësohet struktura e SPAK-ut, që tanimë është në detyrë e sipër”.
Operacioni Forca e Ligjit, pse nuk vepron OFL për pasuritë e politikanëve nëse nuk i justifikojnë të konfiskohen?
Manja: “Duhet të nisë çështja penale ndaj zyrtarëve të lartë pastaj të nisë hetimi pasuror. Hetimi mbi pasurinë është hetim administrative. Për të gjitha rastet që SPAK ka nisur hetim penal do i nënshtrohet hetimit dhe pasuria e subjektit. Nëse ka politikanë që janë subjekte të OFL, pa diskutim që do të hetohen”
A do merret SPAK me njerëzit që Vettingu i ka nxjerrë jashtë sistemit?
Manja: SPAK i ka duart e lira për të hetuar këdo nga këto subjekte.
Përplasje për komisonin e Venecias
Manja: Qëndrimi ynë ishte i qartë që do marrim në konsideratë të gjitha sugerimet e Komisionit të Venecias por në SHqipëri sa herë vjen opionioni, secila palë e interpreton sipas interest të vet. Edhe në opinionin e fundit për Gjykatën Kushtetuese, ka sugjerime me vlerë. Por kët osugjerime do duhen analizuar me hollësi sepse ndërhyrjet në legjislacion s’mund të jenë çështje të pjesshme. Venecia e ka thënë qartë që procesi i Vettingu-t dhe e Reformës në Drejtësi është çështje e kryer.
PPSL me PPP e VKM.