ANALIZA/ Ish arbitri i FIFA-s: Guximi i tepruar i arbitrave titullarë, po e shkatërron kampionatin e futbollit

24 Qershor 2020, 19:48Sport TEMA
ANALIZA/ Ish arbitri i FIFA-s: Guximi i tepruar i arbitrave titullarë, po e

Nga Arsen Hoxha, ish arbiter i FIFA-s

Kampionati Kategorise Superiore ka hyre ne nje faze teper interesante, ku ndeshjet e javes kane marre nje rendesi te veçante.  Ne kushtet ku çeshtja e titullit kampion, ekipeve qe do te marin pjese ne aktivitetet e UEFA-s apo atyre qe mund te zbresin nga kategoria eshte akoma e hapur, nga arbitrat kerkohet objektivitet shume i larte.

Asnjehere ne historine e futbollit tone,  arbitrat nuk kane luajtur kete rrol negativ, qe po luajn ne kete kampionat.

Gjithmone jane bere gabime madje edhe nga ato qe kane influencuar direkte ne rezultatet e ndeshjeve, por pothuaj se ato kane qene gabime njerzore te cilat nuk jane evituar madje edhe me perdorimin e teknollogjise.

Ne dy ndeshjet me kryesore te javes se kaluar u bene gabime aq te renda sa eshte koha e alarmit te madh, me qellim qe arbitrave guximtar t’u pritet rruga e arrogances arbitrare se paku ne keto pake jave qe kane mbetur.

Arbitri me te vertete qe duhet te jete guximtar, per te perballuar me sukses situatat e veshtira qe krijohen ne nje ndeshje.  Ai ne veprimtarine e tij duhet te udhehiqet nga fryma e rregullave te lojes dhe te jete objektiv ne momentet me delikate te saj,  por eshte teper e çuditeshme dhe naivitet profesional qe te pranosh se gabimi i arbitrit te FIFA-s Enea Jorgji, duke mos akorduar me guxim dhe mosperfillje nje penallti te paster ne favor te shkodraneve ne rezultatin 0-0 ndeshjen me Tiranen,  te jete i natyres njerzore!

Ai ishte fare afer prej vendit ku topi u prek me dore nga mbrojtesi  tiranas.

Ai fillimisht i kishte duart mbrapa trupit, por çuditerisht sa me shume qe topi po afrohej ai hapte duart dhe me nje naivitet klasik e ndalon ate me dore.

Ndoshta Jorgji ne kete moment ishte duke fjetur, por ne qe e shikojme nga jashte ndeshjen dhe pozicionin e tij te persosur,  na lind e drejta morale qe te  themi se guximi i Jorgjit shkon tej tolerances qe profesioni i tij e pranon.

Eshte nje vendim arrogant qe nuk mer parasysh as minimalen e besushmerise qe drejtuesit e tije dhe sportedashesit presin prej nje arbitri.

Arbitri Jorgji me te drejte eshte lavderuar per disa ndeshje te gjykuara mire prej tij, por jo pak here edhe ka zhgenjyer me vendime te guximeshme qe dalin jashte frymes sportive madje ne te kunderten e saj?!.

 (Shikoni foton 1,2 dhe 3.)

Jo pak eshte folur kohet e fundit per mos ndeshkushmerine e nderhyrjeve te gabuara te mbrojtesve nga mbrapa sulmuesve qe jane duke shkuar ne drejtim te portes.  Me te drejte z. Sinemati  ne nje shkrim te bere para disa ditesh thoshte se sa me shume t’i kshillosh arbitrat aq me shume ata do te gabojne.

Ajo qe te çudit nuk eshte te reagimi i arbitrave por i drejtuesve te tyre qe nuk i denojne dhe me çuditeshmja, sikur mos te kete ndodhur asgje, ata i shikon perseri javen pasardhese te gjykojne siç do te shikojme edhe arbitrat Jorgji dhe Meta ?!

Ne Laç arbitri Meta kur rezultati i ndeshjes ishte i barabarte 0- 0,  le pa ndeshkuar me penallti nje rast flagrant te nje nderhyrje te gabuar nga mbrapa te mbrojtesit laçian ndaj sulmuesit kukesian qe po shkon ne drejtim te portes.

Degjuam mendime se kontakti eshte bere jashte zones se penalltise dhe nuk kemi te bejme me nje te tille. Ne fakt shtytja flagrante e mbrojtesit vazhdoi edhe kur sulmuesi ndodhej afersisht dy metra brenda zones se penalltise.  Pra kemi te bejme me nje penallti te paster qe duhej shoqeruar edhe me karton te verdhe sepse lojtari sulmues nuk ishte ne zotrim te plote te topit per pasoje jo ne nje rast te paster per gole, por qe guximtari Meta, nuk perfilli asnje rregull?!.

Levizja mohuese e tij me gishtin perpjete, te krijon pershtypjen se dikush nga arbitrat ne krah te tij e ka sinjalizuar per kete penallti te paster.  Nese rezulton me te vertete keshtu, gabimi i Metes eshte i dyfishte.

(Shiko fotot 4, 5 dhe 6.)

Meta edhe pse teknikisht eshte arbitri me i pergatitur qe ne kemi sot, shume here ka lene pershtypjen se besushmeria moralo- sportive e tij eshte ne nivele te pa pranushme.

Nje guxim i tepruar qe tejkalon rregullat dhe arsyen e per pasoj demton punen eshte i pa pranushem.

Duke pare skenat e me siperme te  guximit te tepruar te arbitrave Meta dhe Jorgji, nuk eshte e veshtire qe te kuptosh shkakun e vertete te tire.

Ne se ato nuk ka te beje me deshiren subjektive, por me arsye te tjera te cilat ata nuk i perballojne dote, me e mira do te jete qe te pranojne nje fund te hidhur por te lavdishem si ai i arbitrave Lorenc Jemini dhe Ermal Barushi, sesa pozicioni qe kane zgjedhur.

Mbi keto qe ne vazhdimesi po shikojme, mendoj se me mire do ti sherbenin mbarvajtjes se kampionatit arbitra me me pak emer qe edhe mund te bejne gabime njerzore, sesa nga ata me eksperience  te madhe dhe me nivel te larte teknik, por qe demonstojne ne vazhdimesi guxim ne abuzimin e misionit te besuar.

Koha e arbitrave cuba duhet te mari fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje