Xhanluixhi Bufon nuk është më kapiteni i Juventusit duke qenë se vendosi t’ia lejonte këtë privilegj Kielinit. Mirëpo, në dhomat e zhveshjes të gjithë e njohin si kapiteni, ndërsa portieri vazhdon të përmbushë detyrat e tij duke ndihmuar trajnerin Mauricio Sarri për të ruajtur frymën e grupit. Dhe, këtë ka bërë Bufon pas dështimit në Kupën e Italisë.
42-vjeçari ka mbajtur një takim kokë më kokë me Kristiano Ronaldon, i cili ishte një nga më të akuzuarit për shkak se nuk tregoi impenjim maksimal, ndërsa para sfidës kundërshtoi trajnerin Sarri për t’u aktivizuar si qendër sulmues.
Në këtë formë, Xhixhi ka menduar të qetësojë gjakrat dhe të ndërmjetësoi raportin e CR7 me Sarrin dhe pjesën tjetër të skuadrës.
Ndërkohë, ndryshimi u pa në ndeshjen pasardhëse, ku luzitani gjeti rrugën e rrjetës teksa ishte i përfshirë edhe në detyrat e skuadrës.