Partizani ndeshjet e mbetura do i konsiderojë si finale për faktin se duhet të shpëtojnë sezonin, duke mundur të zërë një nga tre vendet e para për të siguruar pjesëmarrjen në fazën eliminatore të Europa League.
“Selman Stermasi” nuk ofron një ndriçim cilësor dhe fusha ësht relativisht e amortizuar.
Kështu, drejtuesit e të kuqve, të paktën ndeshjen e radhës kanë vendosur ta zhvillojnë në impiantin më modern në vend, “Air Albania”.
Ata kanë vendosur t’i japin rëndësinë e duhur një kundërshtari direkt për Europën, siç është Laçi, që është treguar gjatë gjithë sezonit një skuadër shumë e rrezikshme dhe solide.
Ndeshja zhvillohet ditën e shtunë fillon në orën 17:00.