Çfarë po paralajmëron Pandeli Majko: Do ketë zhvillime, diku me zhurmë e diku pa zhurmë

24 Qershor 2020, 08:19Politika TEMA

Ministri Pandeli Majko ka bërë një deklaratë me shumë nënkuptime mbrëmjen edjeshme, teksa fliste për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Në emisionin “Real Story”, Majko la të nënkuptohet se nuk mund të shkohet në zgjedhje kur të gjitha bashkitë e vendit i ka njëra parti, ndërsa theksoi se së shpejti do të ketë zhvillime, “diku me zhurmë e diku pa zhurmë”.

“Si mund të shkohet në zgjedhje me të gjitha bashkitë. PD ka vetëm Shkodrën por nuk merret pushteti vetem me një bashki. Madje atje vetëm kryetaren ka.

Ndaj them se do ketë zhvillime. Jo vetëm covid, covid, covid. Do ketë ngjarje diku me zhurmë diku pa zhurmë. Do ketë ndryshime.

Unë mendoj që në Shqipëri ka shumë gjëra për të ndryshuar, por mandati i tretë do jetë shumë i lidhur me hapjen e negociatave për në BE.

Një pjesë e administratës duhet ndryshuar. Na duhen juristë më të mirë”, u shpreh ministri Pandeli Majko.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje