
Më datë 21 prill 1921, në Tiranë do të mblidhet Parlamenti i parë Shqiptar i dalë nga zgjedhjet e para parlamentare të zhvilluara në muajt shkurt-mars po të këtij viti.
Gazeta “TemA” po përcjell një fotografi të rrallë të realizuar nga Kel Marubi, ku duken të gjithë deputetët e kësaj legjistrature.
Vlen të përmendet, se në parlamentin e parë shqiptar që u krijua dhe nisi punimet në vitin 1921 u përfaqësua edhe diaspora shqiptare e Amerikës, përmes Fan Nolit.
Ndërkohë, ndër deputetët e parë gjenden edhe emra të njohur të letrave shqipe dhe të çështjes kombëtare.
Mes tyre spikasin At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda dhe Hilë Mosi.
Më poshtë, gjeni emrat nga e majta në të djathtë sipas rreshtave:
1 – Llambi Goxhomani, Bahri Omari, Ali Koprenca, Milto Tutulani.
2 – Luigj Gurakuqi, Atë Gjergj Fishta, Shefqet Vërlaci, Osman Haxhia, Ahmet Zogolli, Eshref Frashëri.
3 – Shefqet Daiu, Ali Këlcyra, Kolë Thaçi, Halit Rroji, Banush Hamdi Bega, Qemal Vrioni, Ahmet Hastopalli, Dom Ndre Mjeda, Maliq Bushati, Pandeli Cale, Anton Beça.
4 – Spiro Koleka, Shuk Gurakuqi, Masar Këlliçi, Rexhep Mitrovica, Spiro Papa, Agatokli Xhitoni, Leonidha Frashëri, Syrja Pojani, Stavri Vinjau, Patuk Saraçi, Taqi Buda, Ibrahim Xhindi.
5 – Leonidha Koja, Koço Tasi, Mustafa Kruja, Qazim Kokoshi, Loni Kristo, Bajram Fejziu, Mustafa Maksuti, Qemal Mullaj, Sejfi Vllamasi, Bektash Cakrani.(TemA)
Burra. Jo 20 vjecar, si sot.
Shikoni perfaqesuesit e Shkodres ne parlamentin shqiptar para 100 viteve.Gurakuqi,im zot Fishta,Mjeda.Mosi,Bushati,Thaci,Shuk GurakuqiI,H.RrojiP.Saraci ajka e intelektualeve shkodran e shqiptar.Sot Shkodra perfaqesohet ne parlamentin shqiptar nga nje kokteijl injorantesh
e ta paditurish ne krye te cileve qendron Bardh Spahia me Nard Ndoken e kompanin qe i shoqeron.Turm apo bande politike e te paditurve qe kerkojne te kthehen ,pse jo ne pushtet ndofta jo sot por mbas 10 vitesh.Imagjinoni si mund te jete apo te duket Shqiperia sikur ne qeveri te emrohen si ministra apo zevendes ministra e ato te drejtojne ministrit,kur dihet mire qe ato jane kaq te paafte e ne cdo detyre qe mund te caktohen.