Feston 84 vjetorin e lindjes, Gramoz Ruçi mesazh Rexhep Qoses: Krenaria dhe referenca e kombit shqiptar

25 Qershor 2020, 11:49Kulturë TEMA

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër urimi Akademikut Rexhep Qosja, me rastin e 84 vjetorit të lindjes.

“I dashur Profesor,

Me rastin e 84-vjetorit të lindjes Ju uroj shëndet dhe jetë të gjatë e të lumtur.

Ju, i dashur Profesor Rexhep Qosja, jeni një ndër krenaritë e kombit shqiptar.

Një personalitet si Ju, me veprimtari të shumanshme; mendje erudite, me ndihmesa të shquara e cilësore në mjaft fusha: në historinë e letërsisë dhe të qytetërimit shqiptar, në historinë politike të shqiptarëve; veprimtar me vetëdije qytetare e kombëtare të lartë, i bëni nder kombit shqiptar dhe çdo shqiptari.

Ju jeni sot një ndër referencat më të rëndësishme të kombit shqiptar dhe të çështjeve shqiptare dhe një ndër pikëtakimet e kulturës e qytetërimit shqiptar me kulturën botërore.

Jam i lumtur t’Ju uroj në këtë përvjetor të ditëlindjes, si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, por edhe si një lexues i veprës Tuaj.”, shkruan Kryetari i Kuvendit.

7 komente në “Feston 84 vjetorin e lindjes, Gramoz Ruçi mesazh Rexhep Qoses: Krenaria dhe referenca e kombit shqiptar”

  1. Baliu says:

    “Gjenerali” i diktatorve te vdekur (apo te burgosur).

  2. korriku 55 says:

    Te rroni sa te kini kembe e dore , sikurse themi ne nga jugu! Njerez te ditur ka , por nuk ka burra. Ju ini nga ata qe i kini te dyja dhe i ditur , por dhe BURRE.Urime!

  3. albaniafirst says:

    Jete te gjate profesorit nderuar.

  4. qytetari says:

    Nuk e dija qe Ruci,lindur e rritur,ne periferi,me vone min i brendshem i regjimit komunist,te kete pasur kaq kohe dhe mundesi,per te njohur kulturen dhe dijen boterore,duke e vendosur fenomenin Qose ne ´´ piken e takimit te kultures e qyteterimit shqiptar me kulturen boterore´´.
    Ruci si politikan,qe kaloi ylberin, i ketyre aneve duhet te fliste,brenda sinorit qe ka jetuar gjithe keto kohe dhe duhej te na thoshte qe Qosen kendej dhe andej kufirit e njohin si nje politikan medioker dhe te deshtuar.
    Por ja qe Ruci,nuk do te rrije as tek kepucet,i vetmi zanat,qe ai mendon se e ben me mire.
    Keshtu natyrshem presim qe rradhen tjeter shoku-zoti Ruci,te na jape mend si Dini Cicua dikur,se si nje aeroplan prej druri mund te fluturoje nga Tepelena nr Tirane..

  5. Koli says:

    Ky Gramoz Ruci i thur levdata te nderuarit Prof. Rexhep Qoses po per vete eshte nje shushunje e Shqiperise se ha qyl ai vet dhe farefisi i tij.Eshte e cuditshme po kudo ku kam shkuar me kane thene dhe kam degjuar:ky eshte nipi i Gramiz Rucit,keta jane nipat e Gramoz Rucit, keta jane njerezit e Gr.Ru.kushurinje mbesa e terci e verci.Me duket njelloj si ne kohen e Sali Shpelles qe cdo tropojan qe takoje te thoshte se ishte kushuri i Sales.Nje ndryshim kishte se ata te Tropojes te thoshin se Salen e kemi nip.Kurse keta te Tepelenes jane nipat e Gramozit.Tropojanet ishin njerez te thjeshte kurse te Tepelenes me poste ndertim pallatesh etj.

  6. vjola says:

    URIMET ! Jete te gjate !

  7. lexuesi says:

    dixhu dixhu o pishtar, per liri e keta troje ,Rexhep Qosja mjeker bardhe burri ma i madh i ketij kombi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje