Metamorfoza e koneve te Bllokut

25 Qershor 2020, 20:46Blog TEMA
Metamorfoza e koneve te Bllokut

Leka Bungo

Duhet thene  ne krye të herës se jo të gjitha Konet bëhen Zagarë.  Zagarë bëhet një pjese e vogel e tyre .

Sipas një studimi Japonez qentë ndahen në dy grupe.

Qentë e lidhur në Kolibe dhe ata pa zot që enden rrugeve . Këta hynë në grupin e parë i cili eshte edhe  me i madh ne numur.

Ndersa në grupin e dytë futen Konet e vogla dhe zagarët e gjuetisë .

Konet rrojnë në apartamente apo vila lluksoze dhe u  bëjnë shoqëri  grave mondane , kurse Zagarët u shërbejnë të zotërve për gjueti .

Me fjalë të tjera , në këtë grup  hynë ata që përbëjnë aristokracinë e qenëve .

Procesi i shndërrimit të majmunit në njeri është një provë e pa kundërshtueshme që vërteton se njerëzit rrjedhin nga kafshët .

Por që nga ajo kohë gjerë më sot , një proces i tillë nuk është përsëritur asnjëherë .

E kundërta , shndërrimi i njeriut në kafshë ka ndodhur dhe ndodh rëndom sot e kësaj dite.

Në gjuhën shkencore ky process quhet Metamorfozë.  Për një proces të tillë bëhet fjalë në romanin e Kafkës “Metamorfoza”, një nga perlat e letërsise botërore

Heroi i veprës se tij , një ditë të bukur e sheh vehten të shndërruar në një “ kafshëz”  të çuditëshme .  Sikur kjo të kish ndodhur vetëm në faqet e librit do të dukej thjeshtë pjellë e fantazise së Kafkës, por në të vërtet, një fenomen i tille është hasur edhe në jetën e përditeshme .

Kësisoj , dy nga Analistët më të “njohur” të portaleve dhe ekraneve televizive, që  kanë lindur dhe janë rritur në vilat e bllokut të udhëheqjes komuniste , kane kaluar nëpër të njëjtin proces , si ai i protogonistit ne romanin e Franc Kafkes .

Edhe ata u shndrruan në Zagarë . Zagarë mediatikë.

Nga ata qe nuk rrojnë per te lehur, por lehin për të rrojtur .  Ndryshe nga te tjerët , Zagarët mediatike nuk trajnohen në perfeksionimin e nuhatjes , ata stërviten thjeshtë për

të lehur, alias për te folur .

Dhe fjalet e para qe mesuan nuk ishin as mami , as babi  , as zoti… por fjalët e parullave që vareshin në muret e vilave :  “ Imperializmi amerikan është tigër prej letre”, “ Amerika është xhandar i lirisë së popujve ”…  Ndryshe nga fëmijët e tjerë të cilët u rritën duke lyer  bukën me lëngun e fasuleve , Konet e bllokut e lyenin bukën me parullën : “ Poshte imperializmi amerikan .”

Një dite te bukur Konet u rriten dhe u bene Zagare .

Nga “ meraku “ se mund të njiheshin , njeri syresh la mustaqe dhe ca lesh ne mjekerr , ndersa tjetri la gjyslyke . Kesisoj Zagaret mediatike nisën gjuetine nga Portali ne Portal dhe nga Ekarani ne Ekran .

Ne të vertete “ Halli “ per te fshehur kembet ishte me i madh nga  “Meraku” se mos njiheshin , prandaj ne fillimet e tyre nuk u “ ngatrruan “ ne debate politike  .

Perkundrazi , u angazhuan ne panele ku analizoheshin tema me karakter fillozofik si : “C’lind nga macja gjuan minjë’, ose   “ Pse nuk bëhen synet prifterinjte katolike ?,  “Ose “ Miljonerët janë më ëe pasur se të varfërit . “ ….

Ata u bënë pjesë e debateve politike, vetëm atëhere kur u benë “të njohur”  dhe iu mbush mendja se njerëzit gdhiheshin e ngryseshin me emrin e tyre ne goje .

Ne fillim ishin te ndrojtur dhe nuk e ndjenin vehten komod për të derdhur vrerin që u ishte mbledhur ne bark .

Por dalëngadalë, në debate të ndryshme televizive, nisën te “ argumentojnë“ se  legjenda e mirënjohjes , dashurisë dhe konsideratës së shqiptarëve për Amerikën ishte thjeshtë një përralle e sajuar nga propaganda qeveritare  e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës .

Ndryshe nga të gjithë analistët e tjere , ” zbuluan” për  herë të parë se cilët ishin pikësynimet e vërteta të Amerikaneve : Kosova te shitet pjesë pjesë tek Serbia  , ndërsa në Shqipëri të mbrohet me çdo kusht diktatura e vendosur me aq mund nga populli shqipëtar

Per të realizuar qëllimet e mbrapështa dhe që mos kuptohet se pas këtyre pikësynimeve fshihet  Administrata e Shteteve te Bashkuara ,  ( të cilën nuk e permendin jo se nuk ua nxë goja por  nuk ua mba bytha ) amerikanët  futën në lojë ambasadorin Grenell në Kosovë dhe Juri Kim në Tiranë. Njeri “ I Shitur “ dhe tjetra “ E blerë“ .

Madje thone se Juri Kim ka kushtuar shume më  shtrenjtë se Grenell dhe për këtë arsye ka rënë dakord me qeverine shqiptare që të paguhet me kiste .

Por a kane fakte Zagaret tane mediatikë për akuzat që bëjnë nëpër Portale dhe Ekrane të ndryshme  televizive?

C’rëndesi ka edhe nëqoftëse nuk kanë fakte . Në raste të tilla I kanë me të dëgjuar.

Kjo nuk I pengon të lehin,  diten , naten , neper gazeta , Portale,Televizione… lehin …lehin…lehin …lehin … lehin …lehin…Dhe vetëm atëhere kur t’u shpëtoje goja dhe të lehin rusisht, njerezit do ta marrin vesh se nga ku janë blerë si zagarë ….

P.S. Koincidenca me emrat që u shkon ndërmend se mund të jetë personazh i këtij shkrimi është thjeshtë rastësi .

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

8 komente në “Metamorfoza e koneve te Bllokut”

  1. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    Konet e bllokut,ju ra bingo dhe ishin ne bllok…
    U rriten u bene zagar dhe po lehin ashtu si mesoi zagari qe vdiste per tu futur ne bllok dhe mburrej se i kishte dhene doren enveti dhe nuk e lante se zagarit i ikte nuhatjs…
    Dhe zagari i vicidolit qe erdhii nga dhite eshte kryetar i koneve qe kafshojne tinez per te ber ndonje lek

  2. Baca-Bajram says:

    Urime Leka, me ne fund arrita te lexoj nje artikull te kendshem se shkrimet e perditshme te psudoanalsitave e gazetarve zagar jane ber bajata dhe shume te bezdisshem si mizat e m*tit qe vijne verdall… Me behet qefi qe s’e paske humbur humorin thumbues, per te cilin kemi shume nevoj. Shpresoj te lexoj artikuj te tjer. Tung! Uli!Uli!

  3. h says:

    Shkrimi eshtë shumë poetik dhe i mirë.
    Metafora e F.Kafkës kur transformon Gregor Samsën në insekt,denoncon opresionin dhe rregullat e shoqërisë borgjeze,
    mungesën e komunikimit mes familjarësh,izolimi i veçantisë dhe origjinalitetit karalterial , ankthin dhe luftën ekzistenciale të individit
    në shoqërinë moderne,egoizmin dhe indiferencën si forma ekstreme e egoçerintrizmit të dëshpëruar.
    Ose të paktën ,këtë kam kuptuar personalisht nga njohja e veprës së Kafkës.
    Nuk gjej dot asnjë paralelizëm me qen,kone dhe zagarë.

  4. Jimi says:

    Me bukur nuk shkruhet ! Vertete kambanat bien per ata qe kane veshe. Po a kane veshe Zheji me Lubomjen?

  5. Tannika says:

    Nder shkrimet me te bukura qe kam lexuar…respekt per autorin dhe neveri per zagaret.

  6. Bled Kosi says:

    PO TI CFARE LLOJI TE ZAGAREVE U PERKET NGA E LEHURA DUKESH B..LEPIRES NE MOS GABOJ

  7. Pensionist says:

    Shkrimi le te kuptosh se behet fjale per dy gazetare dhe analiste te shquar me origjine nga ish Blloku dhe konkretisht hatos lubo dhe adin bushali, por asnjeri nga keta nuk eshte, per aresyen e vertete, qe autori na e sqaron ne fund te shkrimit: ”Koincidenca …eshte thjesht (pa ë -Pnsnst) rastesi”.

  8. muzikanti says:

    Fantastike… Bravo Leka Bungo nuk paske levizur asnje milmeter nga forma jote edhe pse kane kaluar 40 vjet. Me bukur nuk ka si shpjegohet llumi ku ka perfunduar gazetaria shqiptare …dhe kujdes lexues i dashur, nuk behet fjala per dy “gazetare” por per 90 % te atyre qe kujtojne se jane te tille.
    Po te te kiasha afer do te te perqafoja…po te me lejoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje