Nikoll Lesi e ka cilësuar Edi Ramën si një patriot të vonuar, pas fjalimit të tij ditën e sotme në Kuvend, në mbrojtje të HashimThaçit dhe Kadri Veselit.
Sipas Lesit, Rama nuk mund të bëjë patriotin tani, kur sipas tij, ai më shumë do Aleksandër Vuçiç, si Ilir Metën e Ramush Haradinajn.
Shkrimi i Lesit
Fjalimi i mbajtur sot në Kuvend nga Edi Rama për padinë ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në pjesën më të madhe të tij nuk mund të kundërshtohet nga asnjë shqiptar. Në më shumë se një orë kryeministri i qeverisë së Tiranës tha gjërat e duhura për fushatën e bërjes pis të luftës së UÇK-së dhe përpjekjeve të popullit shqiptar të Kosovës për liri. Me një qëndrim korrekt, Edi Rama foli dhe për lojërat e një pjese të faktorit ndërkombëtar që po kërkon haraçin e krimeve të luftës te shqiptarët që janë viktimat e saj dhe jo të serbët që ishin ata që sollën luftën.
Fjalimi mund të quhet dinjitoz për kryeministrin e Shqipërisë, që mbron Kosovën dhe jep shpresë dhe për shqiptarët e tjerë në rajon. Sot kryeministri ynë, i njohur si internacionalist dhe njeri që bezdiset nga retorika atdhetare ishte një Edi Ramë patriot. Tha gjërat e duhura për Kosovën dhe në vendin e duhur, në Kuvendin e Shqipërisë. E vetmja kritikë që mund t’i bëhet Edi Ramës është se u kujtua vonë. U kujtua vonë për të mbajtur qëndrimin e duhur dhe po kaq vonë për t’u shfaqur si patriot i flaktë.
E para, Tirana nuk mund të flasë në emër të Prishtinës për marrëveshjen me Serbinë, por vetëm mund të jetë mbështetëse dhe lobuese e interesave të Kosovës.
E dyta, nuk ka normalizim të marrëdhënieve Shqipëri-Serbi, pa u njohur nga kjo e fundit Pavarësia e Kosovës.
Nëse hedh sytë pas në aksionet diplomatike të qeverisë “Rama” në 8 vite sheh se të dyja vijat e kuqe janë shkelur më shumë se njëherë. Ishte Edi Rama ai që në jo pak raste ka marrë përsipër të flasë në emër të Kosovës, kur liderët në Kosovë nuk ishin në një qëndrim për çështje të caktuara. Samitet rajonale dhe deri përjashtimi i Kosovës nga takimi i Durrësit në muajin dhjetor të vitit të kaluar ishin gafa diplomatike që nuk mund t’i tolerohen qeverisë së Tiranës. Indirekt qeveria e Tiranës, siç dëshmon dhe largimi i Ditmir Bushatit nga posti i Ministrit të Jashtëm, ka pranuar të diskutohet ideja e korrigjimit të kufijve. Futja në një lojë të tillë në emër të Kosovës e qeverisë së Tiranës, kur vet politikanët vendimmarrës në Kosovë nuk kanë qenë dakord, është një tjetër qëndrim i rëndë i qeverisë së Tiranës.
Nga ana tjetër, qeveria “Rama” ka vepruar në mënyrë naive kur vendosi prioritet normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë pa njohur pavarësinë e Kosovës nga Beogradi. Ideja e Mini-Shengenit, bashkëpunimi Shqipëri-Serbi dhe deri raportet vllazërore mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç duken detaje të bukura kur prezantohen në Bruksel, por në fakt kanë dëmtuar Kosovën. Sepse mos përmendja e krimeve serbe të luftës nga Tirana zyrtare, paqja pa kushte mes dy shteteve dhe vëllazëria shqiptaro-serbe, nuk ndihmoi Shqipërinë të integrohej më shpejtë në BE. Nuk ndihmoi as Kosovën të arrinte marrëveshje. Kjo strategji aspak diplomatike që përdori Rilindja bëri të kundërtën; e paraqiti Serbinë si një shtet normal që s’ka lidhje me krimet dhe dukej sikur problemi i Ballkanit është qëndrimi i Kosovës. Gjatë kohës që Rama dhe Thaçi mendonin se e kishin situatën nën kontroll dhe flisnin për paqen e madhe me Vuçiç, diplomacia serbe vijonte njëlloj aksionin e saj për dëmtimin e Kosovës dhe bërjen pis të luftës së UÇK. Dosjen e Thaçit e ka mbushur Beogradi, ndërkohë që Vuçiç puthej me Edi Ramën.
Nëse sheh gjithë veprimet diplomatike të pamatura të Tiranës, kupton se ato që po ndodhin sot në Kosovë nuk janë rastësi. Serbia nuk ka hequr dorë për asnjë moment nga qëndrimet e saj kundër Kosovës. Ajo që ndryshoi është së një pjesë e politikës në Tiranë dhe Prishtinë menduan me kokë të vetë dhe nisën një kurs të ri diplomatik pa koordinuar qëndrimet mbarëshqiptare. Dhe nuk pyetën njeri sikur ata të dy, Thaçi dhe Rama, janë shpëtimtarët e Kombit. Kaq lart fluturuan me presh në … siç thotë populli, sa kur erdhi mandati i prokurorit special, u kujtuan se ua futi Vuçiç dhe krejt lukunia e dashakeqsve të Kombit shqiptar.
Politika e treshes Vuçiç-Thaçi-Rama për tu bërë interesant në SHBA apo në Bruksel ishte në favor të Beogradit dhe ndonjë loje përsonale të këtyre dyve të tjerëve. Por Serbia mbetet ajo që ka qenë në histori, e pabesë me shqiptarët.
Ndaj Edi Rama gaboi me dashje apo pa dashje, kjo mbetet për tu parë më vonë, por miqësia dhe dashuria e tij për Presidentin serb Vuçiç ishte më e madhe sa ajo për Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta apo për kryeministrin e para një viti Ramush Haradinaj.
Ha mut ha or Nikoll.Je spiun o i Serbit ose i Grekut nuk e di mire ,por me ato qe lexoj kur shkruan ti zotrote,duke i sherbyer Like Hajdutit dhe Sali Vrasesit ,Edi Rama me duket si (Kollos) perpara jush,.Je shume bythqire or Nikolle.??
Varianti i pare:
O Çelo, te marrte tenja,
Ti e ke te keqen brenda.
Varianti dyte:
O Çelo, te zente tenja,
Ti e ke armikun brenda.
Katundari Lesi gjykon Ramen.E tmerrshme,pranda jemi ku jemi.
Ha mut ha EDI RAMA ESHTE FRYMEZUESI I PATRIOTIZMIN NE TROJET SHQIPETARE dhe ti e di kete po nuk te intereson TA THUASH se je berishjan. CDO GJE E MIRE ESHTE KEQ PER JUVE
Eh, cfare debili, e c’hyn likja keto more tkoll??? Sa i peshtire qe je?
Like Floriri i ka fijet ne Moske dhe Beograd.Atje Ai shikon nje fare Shpetimi se rjedha e Reformes per Drejtesi do ta çoje ne Reç te Shkodres.
Lehesi di vetem te lehe, o fytyre e urryer. O servil i Nafije dybekut te leshitlikes, ke mare fund
Je një karagjoz i pështirë o Nikollë leshi.