Karmina shqyrton rreziqet nga formularët e Lulit për deputetë

26 Qershor 2020, 19:00Antena TEMA

Pasi ka njoftuar një reformë të re në përzgjedhjen e deputetëve, Luli ka shpërndarë një sërë formularësh, në të cilën kandidatët duhet të deklarojnë shumë gjëra personale.

Fjala vjen, shokët e klasës, të njohurit e dënuar, personat me precedentë penalë që kanë pas kontakte, gruan, vëllezërit, pijet alkoolike, drogërat,… etj.

Pas kësaj, ka pasur shumë reagime nga fansat e Karminës për jetën e saj, çka solli reagimin e mëposhtëm:

“Të dashur fansa.

I pashë formularët dhe shumë prej tyre nuk i kuptoj.

Fjala vjen, formulari 2 ka këtë pyetje: Shënoni tre shokë të klasës që keni pasur në Universitet.

Mua kjo gjë nuk më kujtohet.

Unë mbaj mend që pasi mbarova gjimnazin, shëtita disa kohë dhe pastaj më thanë tani ke mbaruar dhe universitetin.

Dhe sinqerisht nuk më kujtohet asnjë shok klase.

Nuk e di a mund të më pengojë kjo për të kandiduar ndonjë herë për deputete, por kam menduar një zgjidhje.

Do shkruaj në Instagram kush ka qenë shok klase me mua, të më shkruajq. Dhe do t’i paraqes.

Një tjetër paqartësi kam për formularin 7/B.

Aty kërkohet të mësohet nëse jam përfshirë ndonjëherë në blerje, prodhim, kultivim, trafikim, transferim, marrje apo shitjen e substancave të paligjshme, dhe nuk thonë gjë për përdorim.

Nuk e kuptojë fjalën përfshirë.

Unë këto gjëra i bëj gjithnjë, vetëm se jane gjëra shumë personale.

Më duket pa kuptim si pyetje.

Nga ana tjetër unë kur pi alkool, ose gjëra të tjera, marr taksi dhe iki në shtëpi, nuk i jap vetë makinës.

Sa i përket formularit 4/A, që kërkon të jap dy kontakte me njerëz të huaj që njoh, unë mund t’i jap gjithë menaxherët e hoteleve me 5 yje, nga Europa në SHBA.

Këtu nuk ma kalon dot njeri.

Por nuk e kuptoj çfarë u duhen.

Pastaj kam dhe disa paqartësira kur shkruhet “cila është natyra e kontaktit që ke pasur”, apo “shpeshtësia e kontaktit”.

Më vjen keq, por këta janë gjëra private që nuk ja thua as burrit, si mund t’ia thuash partisë.

Edhe kur të kërkojnë për natyrën e marrëdhënies me të huaj, jam e paqartë, pasi e lidhin me shpeshtësinë e kontaktit.

Ne kemi 4 muaj të izoluar.

Pra ka disa gjëra që mund të të krijojnë konfuzion.

Formulari pyet e ka njeri me precedentë penalë që njeh.

Tani si mund ta quaj Zenin unë, se atë e kanë akuzuar për vrasje aksidentale, apo shokë që merren me drogë, por nuk ka prova.

Kjo e komplikon situatën. Biles dhe vet Lul Basha është person i akuzuar dhe s’di si mund ta shënojnë shokët e Lulit këtë çështje.

Por për çdo paqartësi, tani do pyes deputetin Ruli, pasi ai do merret me këto analiza.

Një shok i Zenit që e kishte pyetur dje për këtë detyrë, ai i kishte thënë:

-Eh mo bir. Këtë punë ma kanë lënë mua, se e dinë që s’kam shok e miq.

Kështu që ata që marrin formularin, janë ata që duhet të digjen.

Ata që hyjnë pa formularë, janë  kompetencë e Doktorit, jo imja.

Kjo gjë më qetësoi shumë. Ne mund të jemi pa formularë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje