Provimet e sezonit të verës në Universitetin Politeknik të Tiranës janë anuluar.
Në një njoftim për të gjithë studentët dhe pedagogët, rektorati bën me dije se një studente është konfirmuar me COVID-19 dhe provimet nuk do të zhvillohen si një masë për mos përhapjen e virusit.
Njoftimi që është dërguar për të gjithë stafin dhe studentët ka qenë urgjenvë dhe bëhet me dije se studentja e prekur është në Fakultetin e Teknologjisë dhe Informacionit.
“Është konfirmuar një studente e FTI-së viti i tretë është prekur dhe ka dal pozitive me COVID-19. Për këtë arsye për të ndaluar përhapjen e pandemisë
Ju njofton vendimin për Pezullimin menjëherë të sezonit të provimeve të verës në FTI! Ku pezullim do vazhdojë deri në një njoftim të dytë për fillimin dhe mënyrën e kryerjes së provimeve!”, bëhet me dije në njoftim.