Karmina shpjegon paralajmërimin e Lulit për mos njohje të Qeverisë

30 Qershor 2020, 20:44Antena TEMA

Pas deklaratës së sotme të Lulit, ku ai paralajmëroi se mund të mos njohë tani e tutje Qeverinë, shumë fansa kërkuan nga Karmina të dinë se çfarë mendon Qim Peka për këtë çështje.

Ja shpjegimi i Qimit:

“Vendimi për të mos njohur qeverinë, ka lidhje me udhëtimin e Ramës në Kosovë.

Në të njëjtën kohë që Rama udhëtoi në Kosovë, Grenell i shkroi Merkelit për liberalizmin e vizave, që të eklipsonte vizitën e Ramës në Prishtinë, ndërsa Macron caktoi Samitin e Parisit, si vendin ku do vazhdonte dialogu.

Në këtë moment, këshiltari Henz njoftoi Lulin, se Bundestagu është lodhur duke shtuar kushte, por mund të mos e njohë më fare Ramën si qeveri, por të njohë Bashën si kryeministër.

Për këtë i kërkoi atij që të bënte çdo ditë selfie si ato të Ramës,  të takohej me biznesmenë, punëtorë, fshatarë, të dilte në sera, fabrika, uzina dhe të krijonte idenë se po qeveriste vendin.

Pastaj këto video-selfie do t’i dërgoheshin Bundestagut, ku do t’i dëshmohej se vendi qeveriset prej Bashës, dhe jo prej Ramës.

Për këtë do t’i çohen dhe video shtesë, se si ka qeverisur Tritani gjatë pandemisë.

Duke pasur këtë bazë të dhënash, Bundesagu mund të vendosë që në Shqipëri të njohë qeverinë Basha, dhe jo qeverinë Rama.

Atëhere ky do të jetë Maduro i Shqipërisë, pasi Perëndimi do jetë me Bashën.

Nuk është rastësi që dhe rrugën për në Kosovë, Edi Rama e bëri duke ndjekur rrugën e Lul Bashës, për të cilën donte ta fuste në burg.

Ja, këtu është lidhja.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje