Rama i shkoi në shtëpinë në fshat, Mustafa i befasuar zbardh detajet: Ardhja e tij shenjë kujdesi dhe nder për familjen time, ja për çfarë biseduam

30 Qershor 2020, 14:08Rajoni TEMA

Kreu i LDK, Isa Mustafa ka treguar detaje nga takimi i sotëm me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai shprehet se takimi u zhvillua në Prapashticë, fshati afër Prishtinës ku ka dhe shtëpi.

Sipas Mustafës, ardhja e Ramës pikërisht në fshatin ku ka lindur dhe qëndron aktualisht me familjen, ishte shenjë kujdesi dhe nderi i veçantë për të dhe familjen e tij.

Ai thekson se me Ramën bashkëbiseduan për shumë tema aktuale.

‘Kisha nderin të takohem me Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama e të bashkëbisedojmë për shumë tema aktuale.

Ardhja e tij në Prapashticë, ku po qëndroj tani, ishte shenjë kujdesi dhe nder i veçantë për mua dhe familjen time’, shkruan Mustafa.

1 komente në “Rama i shkoi në shtëpinë në fshat, Mustafa i befasuar zbardh detajet: Ardhja e tij shenjë kujdesi dhe nder për familjen time, ja për çfarë biseduam”

  1. Trotski says:

    Bashkim i Shqiptareve eshte Top per Armikun!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje