Edi Rama, një i mllefosur më shumë

1 Korrik 2020, 09:21Politika TEMA

Vizita e kryeministrit të Shqipërisë shfaqi mllefin dhe mungesën e përsëritur të ndjeshmërisë për Kosovën

Nga Veton Surroi

Nëse do gjykuar prej deklaratave publike, vizita e kryeministrit të Shqipërisë bërë Kosovës kishte për qëllim që t’i shprehet përkrahja Kosovës nëpërmjet shprehjes së mllefit për një deklaratë shtypi të prokurorit të Gjykatës Speciale, me të cilën u bë njoftimi se që nga prilli janë ngritur aktakuzat ndaj H.Thaçit dhe K.Veselit, se ato janë në verifikim e sipër te gjykatësi përkatës dhe se ky njoftim bëhet për shkak se dy të apostrofuarit po punojnë për zhbërjen apo bllokimin e Gjykatës Speciale.

Nuk besoj që në Kosovë këto ditë ka pasur nevojë për shprehje shtesë të mllefit. Është shumë i madh numri i njerëzve të mllefosur, për shkak se njëzet e një vjet pas luftës në opinionin publik botëror fillohet të flitet për krimet e supozuara të guerilëve shqiptarë karshi një gjendjeje në Serbi, ku tashmë janë rehabilituar që të gjithë kriminelët e luftës dhe është e përfaqësuar në shumicë politike ideologjia serbomadhe që solli këto krime. Është shumë i madh numri i njerëzve që janë të mllefosur me mungesë të sundimit të ligjit. Është numër shumë i madh i njerëzve që ende nuk dinë për fatin e të afërmve të tyre të zhdukur, dhe është shumë i madh numri i njerëzve, familjarë të viktimave të ekzekutimeve të pasluftës, që presin drejtësi. Është numër jashtëzakonisht i madh i njerëzve që kanë kaluar prej një krize në tjetrën në këta tridhjetë vjet okupimi të Serbisë, rezistencës paqësore ndaj këtij okupimi e pastaj edhe të armatosur, çlirimit, lindjes së dhimbshme të shtetit dhe kapjes së tij…

Edhe një i mllefosur që vjen nga jashtë nuk do të ndryshojë gjë në ndjenjën e përgjithshme të mllefit. Madje as nëse ky i mllefosur shtesë është kryeministri i Shqipërisë.

Problemi është se funksioni i kryeministrit të Shqipërisë nuk është të shprehë ndjenjat e veta –të mllefit ndaj gjykatave e prokurorëve apo të dashurisë ndaj personave të caktuar të historisë apo bashkëkohësisë kosovare.

Funksioni i tij është që nëpërmjet shprehjes së solidaritetit të përpiqet, qoftë edhe me prani fizike, të ndihmojë në një krizë të rëndë me të cilën do të ballafaqohet Kosova për disa vjet me radhë.

Nuk jam i sigurt që kryeministri i Shqipërisë i ka ndihmuar Kosovës, e as vetes.

Mllefi, zhgënjimi dhe hidhërimi që ka shprehur janë autentikë dhe të dukshëm e të kuptueshëm për këdo.

Këtë e manifestoi me fjali të thjeshtë: “Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletërrufesë speciale, që do të hyjë si njollë turpi në historinë botërore të drejtësisë, që praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur vetëm në epokat e sundimeve ideologjike”.

Të shprehura nga një individ, këto do të ishin një fjali shtesë e një njeriu të edukuar në vorbullën e madhe të pakënaqësisë kosovare. Por nga kryeministri i Shqipërisë këto janë vlerësime politike për një segment të ndjeshëm të Kosovës, e të shqiptarëve në përgjithësi, të sundimit të ligjit. Nëse kryeministri i Shqipërisë mendon se deklarata për shtyp e prokurorit special është si një fletërrufe kineze e kohës së Enver Hoxhës dhe se është një njollë turpi në historinë e drejtësisë, atëherë më e pakta që duhet të nxjerrin si konstatim kosovarët është se duhet të rezistojnë. Pra, duhet të ngrihen kundër një prokurori amerikan që është i kallëpit të Enver Hoxhës dhe duhet të ngrihen kundër kësaj “njolle turpi në historinë botërore të padrejtësisë”. Nuk do të ishte hera e parë që kosovarët do të ngriheshin kundër padrejtësive – në fakt do të ishte pjesë e traditës tashmë.

Konsekuenca logjike atëherë do të ishte që Kuvendi i Kosovës ta zhbënte Gjykatën Speciale, si një instrument ideologjik që i ngjason atij të Enver Hoxhës. Këtë, së paku formalisht, do të mund ta bënte duke e ndryshuar Kushtetutën e Kosovës, me dy të tretat e votave. Kur një gjë u provua një herë para disa vjetësh, ambasadorët, amerikan dhe britanik, u bllokuan në Kuvend për të mos e lejuar, dhe duke bërë me dije publikisht se Kosova po ua fut thikën pas shpine.

Mllefi nuk është udhëzim politik. Kryeministri i Shqipërisë, pasi përmbushi nevojën e zbrazjes së mllefit, u kthye në Shqipëri. Me pasojat e mllefit të vet duhet të jetojnë kosovarët, të cilët po ashtu ndiejnë se po u bëhet padrejtësi, por kanë vesh e sy e mend për të kuptuar se është momenti më i keq i mundshëm për shfuqizimin e Speciales ky, kur tashmë është paralajmëruar një aktakuzë e mundshme dhe ajo nuk është e pëlqyeshme për liderët politikë. Nuk ndihmon gjë t’i frysh zjarrit të animozitetit të Gjykatës Speciale, të largohesh e pastaj të shikosh se si kosovarët merren jo vetëm me Gjykatën Speciale, por edhe me hiperinjektimin emocional të kryeministrit të Shqipërisë.

Për dallim prej kryeministrit të Shqipërisë, presidenti i Kosovës dha një mesazh të cilin Kosova e jep prej kohësh, e në kushte sfidash të përhershme, se do ta respektojë vendimin e Gjykatës nëse ngre aktakuzë, dhe se do të japë dorëheqje.

Në të kthyer në Shqipëri, në një analizë të esëllt, kryeministri mund të kuptojë se po zhvillon një shpërputhje standardesh ndaj sundimit të ligjit. Në atë që e ka quajtur “beteja për reformën në drejtësi” si do të tingëllonte që çfarëdo që nuk do t’i pëlqente nga deklarimi i një prokurori a një gjykatësi menjëherë të cilësohej si “njollë”, si fletërrufe e si dëm ndaj shqiptarisë gjithandej?

Nga kryeministri i Shqipërisë ka pasur iniciativa, dëshirë, dashamirësi dhe energji për ta ndihmuar Kosovën. Problemi ka qenë masa e drejtimi. Në mungesë të masës e drejtimit, kryeministri ka investuar emocionet e veta si politikëbërje. Në tre vjetët e fundit kryeministri nuk ka pasur ndjeshmëri të mjaftueshme për të mos u përfshirë në planin e dëmshëm për këmbim territoresh Serbi-Kosovë. Dhe nuk ka pasur ndjeshmëri të mjaftueshme për t’u ngutur në projektin “mini-Shengen” pa përfillur brishtësinë politike në Kosovë. Në një konflikt të papërfunduar mes Kosovës dhe Serbisë, nevojat e Shqipërisë për t’u konsultuar e dakorduar me Kosovën janë më të mëdha se ato për t’u konsultuar e dakorduar me Serbinë.

Ndoshta kjo ndjeshmëri u përsërit edhe kësaj here në Prishtinë. Kryeministri, pos shprehjes së mllefit, kërkoi unitet të forcave politike të Kosovës, por, pos mllefit, nuk shpjegoi se rreth çkasë duhet të bashkoheshin. Dhe aq më pak se si duhet ta kuptojnë këtë thirrje nga kryeministri, i cili paditi për shpifje ish-kolegun e tij kosovar në gjykatën e Kosovës. Të përbashkuar rreth gjykatave?

Kosova s’do mend se do të ketë nevojë për shumë konsultime mes palëve politike brenda vendit, dhe s’do mend se do të ketë nevojë për konsultime me partnerë të afërt si Shqipëria. Konsulta do të duhej të prodhonte politika për tejkalimin e kësaj sfide, duke ruajtur interesat e Kosovës. Nuk i hyjnë fare në punë këtij objektivi as mllefi e as brohoritjet për historinë e lavdishme, as për pastërti lufte; teatraliteti i shfryrjes mund të bëjë lajm e batutë, por këto konsumohen brenda ditës.

Tash Kosova po hyn në një periudhë të re disavjeçare me sfida të cilat nuk i ka parë më herët.

51 komente në “Edi Rama, një i mllefosur më shumë”

  1. ppa says:

    Surroi flet si nga jashte Kosoves; nuk lexohej dot deri ne fund…mbase pret dhe ky ndonje cope qeverisje.

    1. Revizori says:

      “Desh me thane edhe ky nji fjalë.”
      Kete Veton Surroin e mbajne gjoja per te zgjuar, por ky duke u ankuar per mllefin e Ramës, shprehu pa dashje mllefin e tij kunder kryeministrit te Shqipërisë.
      E si tregohet solidariteti me Kosovën more Vetoni i Mllefosur?
      ‘Deshe me folë edhe ti nji fjalë” kunder kryeministrit te Shqipërisë, por e dhjeve. Me mllefin tënd kerkove te futesh ndarje midis Kosovës dhe Shqipërisë.
      Thonë se je njeri inteligjent, por nuk pashë kurrefare inteligjencë ne shkrimin tënd.
      Pashë vetem mllef personal.

      1. "E ka thanë naltpushtnia,s'ka bir kurve t'gjej lek't e mia" says:

        Një injorant si puna jote nuk e ka aftësinë të kuptojë inteligjencën e shkrimit.Vetoni po na thotë atë që ne e themi përditë,që ramushi ynë është vetëm një dështak e asgjë tjetër,dështak në basket,dështak në vizatime,dështak në politikë.Ti çfarë lidhje ke me ramon që të paska djegur kaq shumë?Të ka punësuar gruan,motrën apo mamanë!

        1. Revizori says:

          O debil i lindur.
          Une jam 60 vjeç, kam 30 vjet jashte shtetit, dhe mamaja ime eshte 85 vjeçe. Une kam mbaruar tre fakultete ne tre vende te ndryshem te Europe’s ne tre gjuhe te ndryshme, ndersa regjimi i Enver Hoxhes me la tere kohes te punoja ne fshat se nuk isha I denje te punoja ne qytet.
          Natyrisht komentin tënd nuk e marr personal, sepse do ulja veten. Ti nuk ke respekt per te tjeret dhe I shan si burracak mbrapa telefonit ose tastieres. Tani, se çfare lidhje mund te kem une me Edi Ramën vetem ti e di se une nuk do gje. Por Ty si duket te ka premtuar Pune Basha per ndonje te familjes tende, prandaj i mat njerezit me metrin tend. Turpin to e ke ngrene me buke, derisa ofendon njerezit pa i njohur, sepse une kam djalin me te madh nga ty.
          Prapa telefonit behen te gjithe trima. Nuk ke ç’i bën.

    2. Z says:

      Ore te dashur Shqiptare edhe te Kosoves! Mjaft luftuat me njeri tjetrin! Kjo percarje na ka lene ne kete gjendje sa na lene jashte Eurpes kur ne jetojme ne te!Vete fjala”i mllefosur” tregon qe ky komb jeto ne shekullin e 19te! I eshte mbushur mendja, disa mediokerve, qe jane me te zgjuar se K/ministri shqiptar! Cfare mjerimi intelektual ,qe bashke me spiunin e serbit Sali, mundohen te maten me Edi Ramen!

  2. Juli says:

    Vetonit ti je vëllai i Saliut . Kot me bë koment më shumë për ty.

  3. uskania says:

    Po ti, çfar mllefi ke? Shpresoje për ministër andej apo këtej? Rri or Veton brenda hipokrizisë tënde!

    1. Cudia says:

      Surroi beri nj artikull nga plazhi i Dubait…

      1. Shefqet Cela says:

        Shumë kisha dëgjuar për Surroin por sot ja pashë SURRATIN.
        Shprehje neveritëse e një finoku.

  4. Ladi says:

    Po nga spiunet e Serbis nuk pritet tjeter arsyetim.

  5. eli says:

    Edhe ti je nje bythqim me shume.

  6. na mbyten injorantet turcelinj says:

    Mllefi jot ,kujt i sherben more surrugato?!!!!
    Kur ka kaq viktima she kaq familje per drejtesi,cfare keni bere,apo vetem keni vjedhur dhe keni rjepur viktimat…
    Mire qe u cliruan dhe formuan shtet te huajt,por as te drejtoni nuk dini

  7. Kapterri says:

    Or Veton djali! Çfardo hapi dhe opinioni që ndërmerr dhe shfaq Rama kundrejt Kosovës dhe problemeve të saj, do të dalë një mendje e ndritur e ta kritikojë. Është kthyer si ajo dilema e çirakut që e pyesti i zoti se çfarë uji i dhe gomarit. Me që dolëm tek gomari, atë e nxjerr i zoti nga balta. Dhe kjo është detyrë e kosovarëve dhe klasës politike në Kosovë që të zgjidhë problemet e veta. Edi Rama, ka të drejtën legjitime, privatisht dhe si kryeministër të shprehë emocionet e veta ashtu si gjithë bota. Ai të paktën nuk bën “prostuticion” politik si shumë të ashtuquajtur “patriotë” në Shqipëri me në krye serbin Berisha, por që ju pëlqen kosovarëve. Emocionet e Edi Ramës nuk i prishin punë asnjërit dhe janë politikisht shumë korrekte. Në rast se ke merak se prishen ekulibrat gjeo-politikë, Shqipërinë dhe Kosovën nuk i llogarit njeri. Duhet të mësohemi me këtë. Kemi fat që kemi Amerikën si qehaja, që edhe kur nuk është e kënaqur se çfarë uji i kemi dhënë gomarit, nuk na e merr për të keq. Se e di që aq dimë. Prandaj shtrëngoni rrypin, në Kosovë, dhe dilini për zot konakut tuaj.

    1. matteo says:

      Të lumtë, Kapterri! E ke qarë me këtë koment: Kundërmllefi i këndon mllefit.

  8. Lili says:

    Turp te kesh o Verona Shurra

  9. saliu says:

    Nuk e shpiegoj dot mendesine e Vetonit per “mllefin” e Rames!
    Si cdo analize e cila eshte subjektive dhe analiza e mesiperme eshte pare nga kendi i mllefit dhe jo i solidaritetit.
    Krahasimi i perdorur dhe paralelizmi i gjykates me Enver Hoxhen eshte nje arne e shemtuar e perdorur si argument fare pa logjike vetem per tiu kundervene Rames.
    Do te ishte fare e ndershme qe Veton Surroi ti thoshte Rames “mos te vije ne Kosove se mua nuk me pelqen” apo se ngaterron pune se sa kerkon ta fuse Rmen ne konflikt nderkombetare, kjo eshte ” Shkerdhatellik i qellimshem”
    Analize me te dobet nuk mund te gjeshe si andej e ketej kufirit.
    Padyshim qe Rama e ka per detyre te solidarizohet me Kosoven , packa se Sorroit nuk i konvenon.
    Se fundi do te thoja se analiza e Sorroit eshte nisur nga motive personale dhe aspak reale kryesisht si veper e te pakenaqurit ndaj cka arritur.
    Ky eshte egoizem i paster.

    1. DEN says:

      Nuk e di por ne shqiptaret kemi probleme serioze me vetvehten.Kam pershtypjen qe na duket vetja shume te zgjuar ne rastin me te mire te fjales dhe ne rastin me te keq jemi te ligj ne shpirt dhe per cdo gje qe dikush ben ( si ne rastin e kesaj vizite te kryeministrit Edi Rama ne Kosove ) nisur nga qellimi i mire per te ndimuar ne nje situate tejet te veshtire per Kosoven ne vecanti e ne tersi per ceshtjen shqiptare per te vene nje gure ne kete ngrehinen tone te perbashket kombetare me qellim qe kjo ceshte te perparoje ose pengesat te kaperxehen GJITHMONE do nxjerrin dicka ose do gjejne dicka qe gjoja nuk qenka bere mire ose qe duhet te behej me mire sipas tyre. E kuptoj te kesh nje mendim me vlere ndryshe nuk eshte herrezi perkundrazi i jep vlere demokracise ne nje vend me demkraci te zhvilluar.Por te kundershtosh gjimthmone kryeministrine per cdo gje qe ai ben e thote ky nuk mund te quehet me mendim ndryshe.Mund ti vejme cfare emri te duam por jo mendim ndryshe.Kjo eshte cfare bejne zotrite e siperpermendur.Zanati qe ata kane eshte te kundershtojne e shajne kryeminstrine.Prandaj edhe kryeminstri yne i ka gjetur nje fjale tejet te nderuar per ta ( KAZAN ).
      Keta individe qe per fatin tone te keq i kemi me shumice ketej e andej kufirit nese vertete duan te kontribojne nuk i ka ndaluar kerkush te ndermarrin inisiativa te tille vete ose nese nuk i kane ata cilesi vizionare te nje lideri le ti bashkohen cdo ideje pozitive si ajo e Kryeministrit te te gjithe Shqiptareve EDI RAMA. Ka gjithmone nje vend ne kuvendin e mbare shqiptarve per kedo. Kushdo eshte i mirpritur.Por nuk ben keshtu sic bejne Vetoni, Buzhala, Bushati, Lubonja etj qe duan te gjejen te keqen tek cdo veprim i Kreyeminstrit te shqiptareve EDI RAMA.
      Te jesh lider kerkon shume cilesi e virtyte e nuk eshte e lehte une di kete. Duket qe keto e plot te tjera kualitete Surroit / Lubonja & Co i mungojne. Nje njeri qe ka minimumin e kultures se komunikimit kur e kupton qe ka diferenca me koleget e tjere ne pune apo dhe ne shoqeri nderi me i madh qe mund ti bej vetes se tij ne nje debat apo ceshtje te edhur per zgjidhje eshte te mos flas fare, more po hic fare kur nuk ka nje gje te mencur per te thene dhe ne kete menyre ndimon veten per te mos u kuptuar qe nuk di, dhe pastaj kur e shtrin kete problem ne nje rrafsh me te gjere si psh ne rrafshin kombetare atehere nese nuk je dashakeqes shpirt & cmire zi e ke per detyrim kombetare te bashkohesh me nismes e KRYEMINISTIT TE MBARE SHQIPTARISE EDI RAMA ose perndryshe je ne anene e gabuar te gardhit.

  10. selfo says:

    Veton, hai ato parate se do ti haje corona. Kaq paçavure njerez paska pase Shqiperia ne shekuj dhe vazhdon sperma e tyre dhe sot? Paskan hak qe duan ta bluajne te huajt kete vend se nuk eshte shuar fara e armiqesise dhe tradhetise akoma. Tani, kush jam une qe flase keshtu dhe kush eshte Veton Surrati qe flet ashtu: une jam nje qytetar i thjeshte qe rroj jashte vendit prej mbi 25 vjet me djersen time dhe po te ishte, s’do me interesonte fare te flisja se ç’behet ne Kosove apo Shqiperi, por vendi im eshte i pazevendesueshem dhe njerezit e mi jane te pazevendesueshem. Kete e kam ne shpirt. Ndersa Vetoni nje miljoner, me duket se ka deklaruar vete kur desh ti hynte politikes rreth 40 miljone euro dhe nje shpirt kazem qe nuk i rri as bytha e as goja rehat te haje ato parate se nuk do arrije ti konsumoje dot. Ben dot nje te mire per njerezit dhe vendin tend? Jo. Mbyll gojen dhe rri ne punen tende, ndryshe do marresh ate qe kerkon. Njerez pa cipe dhe moral kur te tjeret punojne e ti tallesh.

  11. Taipi says:

    SHIKO TE NDIMHONI VETEN DHE NJERI TJETRIN QE KOSOVA TE JETE NJE SHTETE NORMAL LERI PORDHET SE E DIME QE JE KOKE E MADHE RAMA TE PRISH PUNE SE TE TJERAT I KE NE REGULL

  12. Atdhetari says:

    Keta jane akoma ne mendje nen vezhgimin e Jugosllavise e ne hyqmin e Serbise kur ky i rrjedhur(pasi s’ka si shpjegohet ndryshe )deklaron se:KOSOVA KA NEVOJE ME PARTNERE TE AFERT SI SHQIPERIA! Mos ka dashur te thote edhe si Serbia sepse me siguri Surroi e konsideron Shqiperine si partnere te afert dhe serbine si token meme!
    Dhe nje pyetje lidhur me “mini Shengen-in”ketyre “atdhetareve” qe koken e kane nen Serbi e trupin nen trojet shqipetare:Po sikur Shiperia dhe Serbia neser te pranohen ne BE si do tja beje Kosova apo do vazhdoje te thote qe “Na si hapim kufinjt pa na njohur e demshperblyer Serbia”!I kujt do jete demi ne kete rast i Kosoves apo i Serbise e mefshesia e Rames!
    Po e mbyll me thenien e tij duke perifrazuar Gj.Fishten kur e pyeten :Si jane Shqipetaret? dhe ai duke u pergjigjiur :Siç i do hasmi!(ne kete rast Republika Serbska o Veton Surroi”

  13. NjeQytetarOptimist says:

    Shume ke shkruajtur, per asgje…

  14. violina says:

    Koken hengshi o Kosovar se na lodhet duke u bere llapaqena me njeri tjetrin.Mire ja u bejne se ju nuk njihni rregull.Ju flisni per patriotizem por jeni muta.

  15. Jack says:

    Po ti o Veton, mellefin e ke me serbet dhe Europen qe i perkrah , apo me shqiptaret ?

  16. Haka Tekizoti says:

    Parimisht Surroi shprehet pothuajse drejt (pothuajse) lidhur me reagimet emocionale të Ramës, por nuk thotë nëse është veprim juridikisht i drejtë shpallja publike që bëri prokurori special për një aktakuzë në proces për Thaçin, Veselin etj. Dhe a është ajo një shkak që mund të mos prodhojë mllef te ata që duan e shpresojnë për drejtësi të drejtë, të paanshme e parimore nga një organ gjyqësor ndërkombëtar, i ngritur pikërisht për t’i garantuar këto. Me gjak kaq të ftohtë sa këshillon Surroi mund të jenë vetëm reptilët, por edhe ata vetëm biologjikisht, sepse edhe ata instiktet nuk i kanë të ftohta si gjakun.

  17. Shpalosësi says:

    Fotoja e Surroit,
    Ky i mjere, ka qene dhe mbeti ashtu.
    Republika e shtate ka vdekur o SURROI. E dine ti kete?
    Mund t”ua shpjegosh lexueseve, perse Serbia nuk ka ngritur akuze kunder teje “z. Surroi”?

  18. Babloku says:

    Te shkruash kaq shume per te thene kaq pak ose hiç, vetem Veton Surroi e ben. T’ia dedikosh kete dobesi mungeses se tij te intelektit, nuk mundesh. Per rrjedhoje, del qe motivet e shkrimit jane asgje me teper se hatermbetje personale te maskuara keq.

  19. Erhard says:

    Eshte hera e pare qe e mbeshtes Surroin plotesisht per cfare shkruan!
    Rama ka qene ai,qe indirekt ia ka ngulur “thiken pas shpine Kosoves” duke e mbyllur turpin e tij me perlesghjet skandaloze me dy kryeministrat e Kosoves,qe i quante sikur te ishin ministrat e qeverise se tij me te cilet tallet sa here te doje!
    Rama me shume i ka sherbyer Serbise se sa Kosoves!
    Ne asnje rast Rama per 7 vjet kryeminister,NUK KA BERE ASGJE TE MIRE PER KOSOVEN!

    1. Anila says:

      Edi Rama nuk sulmoi Gjykaten Speciale perkundrazi tha qe gjithesecili duhet te hetohet dhe te pergjigjet para gjykates.Qenke idiot fare Surroi.
      Nuk ia vlen te harxhoj kohen dhe te shpjegoj ty sepse eshte i qarte si kristali mesazhi qe dha Edi Rama per Kosoven dhe kosovaret.
      Turp te vij per kete pacavure qe ke shkruar o faqezi.
      Njerez si Ty e shkatterruan Kosoven.
      Peshtirosje she genjeshtra ndiej nga ky shkrim fatkeq sidomos sot qe Kosova ndihet e prere ne bese dhe eshte ne mes te kater rruge.
      Mallkuar qofsh o djall I Kosoves.

    2. Anila says:

      Ore idiot ,cfare jane keto qe shkruan.
      Cfare thike I kemi ngulur Kosoves.Te jesh me Sali jafshen nuk do te thote te perserisesh cfare ai shkruan. Sali Vdekja eshte turpi I ketij vendi.

  20. Virusi says:

    Nje shkrim pa lidhje. Nuk mendoja se Vetoni do ishte kaq i cekuilibruar ne kete moment. Shkruan thjeshte per te shpreh mllefin e vet kunder Kryeministrit. Rama nisur nga situata, shkoi atje per te kerkuar unitet lidershipi. Vetoni se paska kuptuar thelbin e vizites dhe nuk e shikon si pozitivitet kete zhvillim. I ka ngel mendja te akuza kunder Ramushit dhe nuk i hyn ne sy qendrimi inatcor i Ramushit per te mos takuar Rames. Pune kosovaresh, sa injorant ne punet e shtetit aq primitiv dhe intolerant ne komunikime.

  21. Jo realisti says:

    Si mundet qe analistet shqiptar ne te dyja anet si ne Shqiperi dhe Kosove vuajne nga shtylla kurrizore.
    Para dy ditesh shkrimi i Vetonit ishte i nje niveli extra….., sot shum dobet, nuk mundi te sqarone veten e vet, pale ne.
    Njesoj si Mero Baze be disa editoriale te tinat.
    Dhe te mendosh qe keta jane ajka e mendimit te pavarur.
    Por a jane vertet te pavarur?

  22. Labi says:

    Nje djale qe eshte rritur oborreve re ambasadave te Jugosllavise nuk mund te bente shkrim me tjeter fryme,pritej ky rreagim i tij,kur ky nuk e ka kuptuar Ramen se cfare foli imagjinoni te tjeret se ckane marr vesh,Rama kur skon ne Kosove ben gjithmone te njejtin gabim,flet me Kosovare me idene qe kuptojne Shqip dhe gjuhen e holle te tij,Ramen kur nuk e merr vesh Daliu dhe Lul hollandezi si mind ta kuptojne te tjeret matane bjeshkeve.

  23. meno Dedaj says:

    Mjerisht ne radhet tona ka edhe intelektual qe jetojne jashte realiteteve. Ky i “dituri” bene komente por nuk jep rrugezgjidhje. Kjo eshte psikologjia e shqiptareve te sotem. Jo me kote HOMERI apo dikush tjeter ne lashtesi ka thene: po te bashkoheshin fiset Pellazge do sundonin boten. Kjo perçarje na ndjek si denim nga Zeusi. Te gjithe te ditur. Te gjithe te pare. Te gjithe te mençem. Te gjithe udheheqes. Kur vjen puna luften dhe energjit i haxhojme me njeri tjetrin. Kundershtari feston. Kombesia shqiptare nuk duhet te kete as besimin me te vogel te Europa. Ajo qe nga 1879, 1912, 1914, 1919-1920, 1939 dhe ne vazhdim ka qene kunder dhe e tille do mbetet. Bismarku “jeton” akoma. Nerkohe qe ne duhet te gjejme rrugezgjidhje me forcat tone. Llomotitjet per Enverin, Zogun etj. nuk na ndihmojne. Ata bene aq sa diten dhe sa paten mundesi. Ne nese nuk uniifikojme mendimet, qendrimet, forcat dhe gjithçka ne interesin e perbashket, perseri do te zvarritemi siç jemi zvarritur qe prej mese 2000 vjetesh.

  24. Velo says:

    Vetoni Mllrfi, qenka një thes mllefi qe vjell hnelm kundër Ramës.

  25. xoni says:

    NE FOTO DUKESH SI BQ……

  26. ABC KORCA says:

    E si nuk u beme nje here bashke,politik+gazetari+ popull
    Nuk eshte koha te nxjerrim mllefet tona por te behemi NJE ZE
    Kjo e te berit ” nje ze” fillon pikerisht nga edi
    ( shkrimi qendron 100%)

    1. Mali Cikes says:

      Veton,
      Ti je keq me te ngrohte, keq me te ftohte. Po ti kesh te dyja, ti thua nuk dua uje fare.
      Me kete shkrim promovon destruktivitetin, hicgjene. Te mungojne idete dhe te pushton mllefi dhe xhelozia. Hiqe mllefin dhe hap syte e mendjes te shohesh strategjite kombformuese te Edi Rames, pertej diskurit mediatik te mllefit .
      Edi Rama eshte maja e elites shqiptare, sqimtar dhe vizionar, patriot dhe shtetformues.

  27. Veton Surroi e ka të vështirë të gjejë qetësi,ajo që e bënë vazhdimisht të ndjehet i trazuar është shpërputhja e pa kalueshme që e karakterizon në raport me rrjedhimet sociopolitike ,sociohistorike e sociokulturore.Si gazetar i gjori gjithmonë ka qenë në shpërputhje me ecjet socale të kohës,si politikan kurrë nuk ka ofruar një koncept të pjekur politik ,ndërsa kohëve të fundit po dëgjoj që po shkruan libra,nuk e kamë lexuar por e gëzon të drejtën kushtetuese që të ndjehet ashtu siq dëshiron.Unë e kuptoj Surroin që është i mllefosur me UÇK-në,ngase ku i dihet mbase ndoshta në projeksionet më të thella të tijë ndoshta e ka mikluar dëshira që ai të ishte në pozicionin e një ufhëheqësi luftarak ,por që për ironi të fatit nuk ishte e thënë që ai të ndodhej në atë sfond,dhe këtu e kuptoj mllefin e tijë se këtu ndoshta rrjedha e kohës i ka bërë padrejtësi Surroit.Surroit i rekomandoj të mos i marrë afër zemres problemet dhe si antidot ndaj trazimeve që e përcjellin i sugjeroj aktivitete sportive.

  28. pa vlere says:

    Nuk e mbarova dot ..
    Artikull I sforcuar per te shkruajtur kunder Edi Rames.
    Mund te gjente tematika te tjera plot.
    Eshte treguar medioker dhe I merzitshem!
    S’ja vlen!

  29. Shkodrani says:

    Nuk e kuptoj nje gja me komentuesit mire ato qe jane te paguar prej rilindjes se palloshit ed kurves po disa te tjere nuk i mar vesh cfare don ky legen a po e ndrit me shqipen ky kelysh i kuq njerzit po vijn nepwr evrope sepse ska shprese edhe gjithcka shkon per keq ku don me dal ne mbrotje hashim kurves edhe atij pisit tjeter qe gjoja kane kon komandat te uck po ju flisni kot se krijus e komandat ka qene i madhi edhe heroi adem jashari e kta pisat nuk i llogariste hiq sepse kta po vertetohen qe kane kon kulisat e udb prisni keni me pa po te ktheheni pak ne histori enver hoxha ishte pjelle e titos edhe ai e shiti kosoven titos per te pas pushtet per vete sepse ishte kelysh i tyre e njejta gjo po bon ky pis hashim thaci me veselin kya kani turpi i kosoves e grabiten kosoven e tash duhet me i dhene edhe veriun e kosoves a kuptoni o te mjere bravo bashkimit europian e lobit te partise demokratike ne usa sepse grenell e trump jane turpi i usa president me i dobet ne hiatori te amerikes ne nentor ky klloun shkon edhe amerika bohet lider aty ku e ka vendin edhe kosova do mar ate qe meriton njohje krejt bota edhe qeveri ne kosove te drejta un besoj albini te fitoj fort e ti fus ne burg krejt hajnat ne kosove nuk ka rendesi hajn asht cdo njeri qe ka bere hajni edhr po te ket luftu kunder serbis kjo nuk ka rendesi se un mendoj kosova krejt ka luftue me menyrat e mundshme edhe gjaku i dhon per liri duhet shperblyer me kosove drejt europes jo drejt afrikes mos u merni me politikanet ne shqip se ata vec hajna jane krejt nga saliu nano ruci meta rama basha krejt sajwse e udb ata jane hajni me plot goje shqipja nuk eu po ne afrike me kta pisa ju mos gaboni mo eu ju dha shansin eu plus usa jane te vetmit miq te kosoves

  30. Vetlesh says:

    Rama me ty nuk fshin kembet ti je pjelle e jugosllavis se titos

  31. Tony. says:

    Veton Surroi kërkon të ndajê Shqipërinē me Kosovën duke e quajtur Edi Ramën me fjalë vulgare një i huaj, por ky harron se kurre si do që të hajë një m….t të madh se bën dot vezën e Edi Ramës apo këkon në këtë kohë bashkē me disa të vetëshpallur opozitë prej fllucke sapuni dhe duan të rrëmbejnë ndonjë karrike prandaj ti nk meriton me të thënē i dashur por njē piso sheet i madh ose shqipçe një mut muti mbylle atë hale se ke turpëruar Kosovën dhe Shqipërinë.,

  32. Rrushi. says:

    Veton Surroi kërkon të ndajê Shqipërinē me Kosovën duke e quajtur Edi Ramën me fjalë vulgare një i huaj, por ky harron se kurre si do që të hajë një m….t të madh se bën dot vezën e Edi Ramës apo këkon në këtë kohë bashkē me disa të vetëshpallur opozitë prej fllucke sapuni dhe duan të rrëmbejnë ndonjë karrike prandaj ti nk meriton me të thënē i dashur por njē piso sheet i madh ose shqipçe një mut muti mbylle atë hale se ke turpëruar Kosovën dhe Shqipërinë.,

  33. pjeshka. says:

    Veton Surroi kërkon të ndajê Shqipërinē me Kosovën duke e quajtur Edi Ramën me fjalë vulgare një i huaj, por ky harron se kurre si do që të hajë një m….t të madh se bën dot vezën e Edi Ramës apo këkon në këtë kohë bashkē me disa të vetëshpallur opozitë prej fllucke sapuni dhe duan të rrëmbejnë ndonjë karrike prandaj ti nk meriton me të thënē i dashur por njē piso sheet i madh ose shqipçe një mut muti mbylle atë hale se ke turpëruar Kosovën dhe Shqipërinë.,

    1. tre sheshirat says:

      VETONI NJE DJALE AMBASADORI NE ISH YU,KA NOSTALGJI PER TE KALUAREN.AI THOTE ISHALLA MASHALLA TE NDODHE KOMPROMISI KOSOVA NE SERBI DHE AI TE MARRE NJE FUNKSION TE LARTE.PAMJA E FASADES DHE TE QESHURIT,TREGOJNE PABESI TE SINQERTE TE KJO FIGURE.

  34. ppa says:

    Hall i madh ne kete dynja, sidomos kur ke hyqem si kryeminister; nuk i kenaq te gjithe; edhe ky Surroi duket se ka mbetur i pakenaqur, sepse ndoshta nuk eshte vleresuar sa duhet, prandaj shfryn, analizon dhe shikon me mikroskop, taman -hane Shan hane Bagdat. Dhe e mbyll kot me kot me zbulimin e madh – tash Kosova po hyn ne nje periudhe te re disavjecare me sfida te cilat nuk i ka pare me heret .

  35. mirel drejtesia says:

    Shqiptari nuk do vllain e vet !

  36. Anila says:

    Ore idiot ,cfare jane keto qe shkruan.
    Cfare thike I kemi ngulur Kosoves.Te jesh me Sali jafshen nuk do te thote te perserisesh cfare ai shkruan. Sali Vdekja eshte turpi I ketij vendi.

  37. TIRONA says:

    Shume corbe paske marre!

  38. TIRONA says:

    Kaq gamore te jemi ne shqiptaret sa veton surroi???
    Kosovare ,perse hani njeri-tjetrin???

  39. Pensionist says:

    Veton Shurro, Veton Surro, veton shurroi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje