Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka inspektuar punimet për ndërtimin e një shkolle në Marikaj të Vorës, të dëmtuar nga tërmeti.
Ahmetaj shprehet se janë 140 institucione arsimore që po rindërtohen nga e para.
“Në kantierin e rindërtimit të shkollës 9-vjecare Ramazan Subashi dhe kopështit parashkollor, të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
250 nxënës dhe fëmijë, pas 6 muajsh do të rikthehen në ambientet e reja, shumë më të mira e më të sigurta se ato që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.
Një investim mbi 146 milionë lekë, me financim nga buxheti i shtetit.
Ky është një nga 33 kantierët në të cilët ka filluar tashmë puna për rindërtimin e objekteve arsimore, nga 140 shkolla që do të bëhen nga e para”, nënvizon Ahmetaj. (TemA)
Kush po I ben? Si u zgjodhen?….po banesat kur?
O zotni Ahmetaj
Merruni edhe me pallatet e plazhit te Durresit, tek ILIRIA.
Pallate te pa banuara e te pa vene dore.
KANDAHAR.
Per sivjet , as qe behet fjale per plazh ne ate zone.
Pse nuk ndërtojne shpella, moçale, xhungla?
Pse ndërtojne qytetërim, shtet dhe qytet?
Kjo nuk është porosi e bizantinëve, Serbisë, Greqisë, Rusisë, Turqisë.
Keto nuk iu pelqejne kafsheve, egersirave, te palareve, parazitëve, dembelëve, erëqelbësve.