“Je thjesht pasagjer”, babai i Griezmann shpërthen ndaj Setien

1 Korrik 2020, 14:26Sport TEMA

Barcelona po dështon në fushë, ndërkohë që dështimet në merkato janë edhe më të shumta.

Antoine Griezmann, sulmuesi francez që u ble për 120 milion euro, nuk është ngritur në lartësinë e pritshmërive dhe nuk kanë munguar kritikat.

Një ditë më parë, në takimin që katalanasit luajtën kundër ish-ekipit të sulmuesit francez, trajneri Quique Setien vendosi ta hidhte në fushë vetëm në minutat e fundit.

Kjo nuk është pritur mirë nga familjarët e tij, babai Alain dhe vëllai Theo.

Ky i fundit, në rrjetet sociale shkruante: “Vetëm dy minuta” dhe “dua të qaj”. Pak minuta dhe postimet u fshinë. Babai i Griezmann u tregua më i ashpër dhe në mediat spanjolle fjalët e tij janë komentuar si të drejtuara për trajnerin Setien.

“Për të folur duhet të kesh çelësat e kamionit dhe nuk është rasti yt, sepse je thjesht pasagjer”, shkruante Alain, ndërkohë që edhe ai më pas e fshiu postimin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje