Nuk e mori Shqipëria e De Biazit në Europian? Altin Lala për Rashicën: Nga çdo e keqe del një më e mirë, tani me Kosovën!

1 Korrik 2020, 19:21Sport TEMA

Altin Lala vazhdon të komentojë situatën e kaluar të Milot Rashicës i cili nuk u ftua nga De Biazi në pjesëmarrjen e Shqipërisë në Europianin e Francës.

Në fakt gjithmonë interesi dhe pyetja e gazetarëve është në lidhje me këtë temë pasi figura ikonë e Kombëtares tonë është njëkohësisht edhe menaxheri i Rashicës.

I ftuar në “Fax Sport”, Lala e ka prekur këtë çështje duke u shprehur se ish-trajneri i kuqezinjëve ka gabuar me vendimin e tij, megjithëse kjo i përket të shkuarës. Gjithashtu një vlerësim të lartë ka edhe për Marash Kumbullën, duke e konsideruar Shqipërinë me fat që ka një lojtar të tillë.

“Ku do të shkojë Rashica? Fillimisht mendja duhet të jetë te Werderi, pastaj do të flasim. Do të luhen ndeshjet e “Play-Out”dhe prandaj vetëm përqendrim te klubi.

U rrezikua rënia dhe Rashica doli lojtari i ndeshjes duke e dërguar klubin në fazën që të diskutojë qendrimin në Bundesligë. Duhet të ndahemi mirë me Werderin, kjo ka rëndësi. Pastaj do ta mbyllim këtë punë dhe Rashica do të jetë në ekipin e ri.

Bëri gabim De Biazi që nuk e mori në Europian? Po Rashica prapë për Kosovën po luan, të gjithë shqiptarë jemi. Jo se jam menaxheri i Rashicës, por nga talenti dhe e ardhmja, De Biazi duhej ta merrte në Europian. Ishte 19-vjeçar dhe premtues, teksa kishte shënuar 9 gola me ekipin.

“Nga çdo gjë e keqe del një më e mirë”, tani Rashica mund të shkojë në Europian me Kosovën. Nejse kjo është e shkuara, nuk dua t’i kthehem. Shqipëria është me fat që ka Kumbullën, e kam parë ndaj Moldavisë dhe m’u duk sikur kishte 50 ndeshje me Kombëtaren”, u shpreh Altin Lala.

1 komente në “Nuk e mori Shqipëria e De Biazit në Europian? Altin Lala për Rashicën: Nga çdo e keqe del një më e mirë, tani me Kosovën!”

  1. ben says:

    Sigurisht qe ne duam qe Kosova te jete e sukseshme edhe ne futboll. Ajo qe nuk me pelqen eshte se ne vend qe te bashkohemi, sic eshte edhe amaneti i rilindasve tane, bejme cdo gje qe te na mbaje te ndare. A nuk eshte ky gomarlleku me i madh qe mund ti bejme vetes? Te ndare do mbetemi te dobet. Te bashkuar do jemi shume me te forte dhe Europa do te detyrohet te na marre seriozisht.
    Jemi nje komb aq i vogel, saqe mungesa e cdo individi na kushton shume. Nga pikpamja politike, ne duhet te kerkojme qe te bashkojme institucionet. Perse te mos fillojme nga sportet? Le te kemi nje kampionat te vetem dhe po keshtu edhe nje kupe te vetme. Cdo komb ka nje perfaqesuese. Perse neve duhet te kemi dy te tilla? Pislleqet e Europes po na diskriminojne edhe ne sport. Imagjinoni nje kombetare kuq e zi me te gjithe talentet qe kemi te shperndare gjithandej. Do te ishte nje force qe nuk do te mund te perballohej lehtesisht nga te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje