Të shumtë janë futbollistët e talentuar shqiptarë, që aktivizohen në Zvicër.
Një ndër ta është edhe Albian Hajdari. Mbrojtësi 17-vjeçar i Bazelit, ka firmosur kontratë 3-vjeçare me klubin e Juventusit.
Lajmi është publikuar nga gazetari italian, Nicolo Schira, i cili e bën fakt të kryer transferimin e Hadarit te bardhezinjtë.
Futbollisti është vlerësuar nga drejtuesit si një talent me prespektivë për të ardhmen, teksa fillimisht do të jetë pjesë e të rinjve të Juventusit, me shpresën që në të ardhme të bashkohet me ekipin e parë.
Kujtojmë që Hadari nuk është shqiptari i vetëm te Juventusi, pasi pjesë e klubit bardhezi është dhe sulmuesi i Kombëtares, Xhakomo Vrioni i cili aktivizohet me Juventus U-23.