E sigurt është se e ardhmja e Milot Rashicës sezonin e ardhshëm nuk do të jetë me Verder Bremen.
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës do të luajë edhe dy ndeshje me Verder Bremen, atë të play-out më datat 2 dhe 6 korrik kundër Heidenhajm.
Në rast se Verder nuk ia del të qëndrojë në elitë, atëherë pretendentja kryesore për shërbimet e talentit do jetë Lajpcig.
Kjo pasi në këtë rast ekipi i Lajpcig nuk do të paguante më shumë se 15 milionë euro si pasojë e kaluzolës së Rashicës.
Por, në rast se Verder kalon me sukses provën e play-out, atëherë çmimi i shqiptarit shkon në 25 milionë euro.
Në këtë pikë, në lojë futet Napoli. Të kaltrit e shohin shqiptarin si zëvendësuesin ideal të Kajehon dhe besojnë se Rashica mund të jetë alternative e duhur për të tashmen dhe të ardhmen e skuadrës.
Nëse transferimi në Napoli mbyllet me sukses, atëherë Rashica do të gjente te të kaltrit sezonin tjetër edhe Rrahmanin me Hysaj.