Partia Demokratike kohët e fundit është duke bërë një debat fallco, për rikthimin në parti të atyre që u përjashtuan nga Lulzim Basha, pse mendonin ndryshe nga ky i fundit.
Në fakt, askush që nuk mendon si Basha, nuk ka vend në Partinë Demokratike.
Këtë gjë e thotë qartë zv.kryetari i PD-së, Edmond Spaho.
“PD ka qenë gjithmonë një forcë e hapur. Me qëndrime të caktuara, dhe kur dikush ka pasur shkëputje nga PD askujt nuk i është mohuar rikthimi në PD.
Sigurisht këtu dua të bëj një dallim midis kritikëve dhe atyre që largohen, dhe jo vetëm kaq, po sa herë ka nevojë Edi Rama, dalin në mbështetje të tij dhe hedhin gurë në drejtim të PD-së.
Kjo pjesë nuk mendoj se mund të ketë diçka për të ofruar në PD.
Të gjithë të tjerët që kanë qenë kritik, kanë mbajtur pozicionet e tyre dhe më pas mendojnë se përsëri kanë mundësi të japin dhe të ndihmojnë këtë forcë për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës dhe të kemi një qeveri normale, janë të mirëpritur.
Në të gjitha partitë ka një rregull, që për një çështje politike kur merret vendimi bëhet debat, pastaj pakica do të ndjekë shumicën.
Nëse pakica nuk është dakord dhe vë shkopinj nën rrota po bën një zgjedhje të veten.
Në cilën do nga partitë, nuk të mban njeri më tek radhët është një proces normal”- tha Spaho.
Ajo që s’thotë ai, është se Lulzim Basha i përzuri me kunatin figurat kryesoret të PD-së, duke mos i përfshirë në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e fundit, lista të cilat i bëri vetë, pa pyetur askënd.
Gjë që është pranuar edhe nga vetë Sali Berisha.
(TemA)
Haa sa kam qeshur jemi parti e hapur me dyer te mbyllura .
Pd eshte si ppsh me shokun enver ne krye
Ka dy lloj personash, ata qe nuk mendojne si Basha dhe ata qe nuk mendojne fare.