Rama: Kur qeveriste PD u ndërtuan rrugë si të presësh kostum për mua me masat e Erion Braçes dhe Bashkim Finos. Bëhej inagurimi me daulle, por punimet s'kanë mbaruar as sot

1 Korrik 2020, 12:30Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ironizoi sot ish kryeministrin Berisha  duke thënë se në kohën që qeveriste PD u bë sikur u shtruan rrugë, pasi ende sot shumë vepra rrugore të nisura atëherë janë ende të papërfunduara.

Trashëgojmë një situatë që kërkon durim e stërmundim të madh edhe për faktin se cka u ndërtua më parë nuk u ndërtua në fakt, por u bë sikur.

Si të presësh një kostum për mua e masat për krahët t’ja marrësh Braces, masat për pantallonat t’ja marrësh Bashkim Finos, masat për supet tja marrësh…, me gjeni një tejtër të gjatë se nuk më kujtohet.

Dëgjoj këngën e ngulitur në mendje se rrugë u bënë përpara, ndërkohë që në këto 7 vite s’janë bërë rrugë.

Në fakt tendera rrugësh u bënë përpara, e vërtetë, rrugë u nisën përpara shumë, por një të mbaruar nuk e gjetëm e jo vetëm, por në shumicën e tyre na u desh të rifillonim projekte nga e para, të rindërhynim nga e para, të ndesheshim me absurditete me rrëshqite kodrash diferenca këmbësh urash, në rrugën Qukës Qafe Pllocë, e cila do rimerret përsëri për ta përfundiar, një urë që lidh dy rrëpira kiishte 17 metra diferencë lartësie pikëtakimi A me B. Ende sot që flasim s’ka përfunduar puna, me mangësi dramatike e pasiguri të madhe në shumë elementë të saj.

Më ka bërë përshtypje një nga studimet që kam lexuar se koha mesatare optimale e ndërtimit të rrugëve nacionale në Gjermani, në vendin perfekt, është 10 deri në 12 vjet. Duke pasur parasysh që infrastruktura e tyre në gjithë skeletin e saj është e trashëguar nga shumë vite. Ndërkohë që nëse i referohemi Italisë, ka rrugë kombëtare të nisura edhe 30-35 vjet përpara.

Dua të them që është shumë e lehtë të flasësh e gjykosh për shpejtësinë nëse një projekt e konsideron se nis në momentin kur ti sheh fadromat që gërmojnë, jo nuk nis aty, arsyeja pse kemi trashëguar këtë katastrofë nga ata që krenohen që e mbushën Shqipërinë me rrugë është se s’bëheshin studime e projekte.

Për të mos folur për garat që kanë prodhur nga nisja e shuma fillestare e kontratës në përfundim edhe 3 fishim të fondeve të vendosura, unë i sfidoj të gjithë të më gjejnë një rrugë në Shqipëri ku nga inagurimi me daulle tek përfundimi i saj, pjesa e ndërtuar para se të vinim në qeveri është më e madhe pas se para” – tha Rama. (TemA)

7 komente në “Rama: Kur qeveriste PD u ndërtuan rrugë si të presësh kostum për mua me masat e Erion Braçes dhe Bashkim Finos. Bëhej inagurimi me daulle, por punimet s’kanë mbaruar as sot”

  1. shqiptar says:

    Shko shiko Kroacinë.
    Nuk ju deshën me shum se 10 vite.
    Sot është një shembull që përmendët edhe në televizionet e evropiane për shkallën e cilësis dhe të sigurisë rrugore

  2. Kaonia says:

    Mbaro rrugen e Kardhiqit ti e leri pordhet se shume te degjuam ne mos po hidhu ne surel se na merzite.

  3. Koli says:

    Kryetari KLSH ne ikje tha se per 6 vitet e fundit ka nje abuzim prej 6,4 miliarde euro.Duhet te merret prokuroria….po pati prokurori.

    1. Kritiku says:

      Ai kandidati i PD ne Vlore mo?! Abuzime ka por nuk merret per reference gjobaxhiu me i madh i ketyre 9 viteve ne Shqiperi. Pyeteni kryetarin e KLSH, sa para ka marre ne institucionet qe ka kapur shkelje!

  4. Popull says:

    Te gjitha keto qe thoni , jane me se te verteta, e dinim qe, berisha genjente e mashtronte kur priste shiritin e fillimit dhe objekti fillonte vite me pas, duke peruruar mbarimin e rruga ishte gjysem e mbaruar apo jasht standarteve e dime edhe shume me teper, ndaj edhe votuam si asnjehere juve, por qe pas 7 vjet ne drejtim te zbulonit mashtrimet, vjedhjet me pagesat fiktive te rreth 11 mije kilometra asfaltim rrugesh rurale, kur ne fakt sishin as 500 e shume te tjera, dhe te ndeshkonit. Permendja e tyre pa bere asgje nga ajo qe prisnim , me vjen keq , por jane vetem fjale, qe nuk i hyjne ne pune askujt.

  5. Myzeqari says:

    O Edi lëri llafet…dhe puno dhe kontrollo…korrupsioni po ben namin….shiko pak ate mikun tend te kadastra e Fierit po ben namin dhe shkel ligjet e shtetit hapur…nuk do që njerzit te aplikojnë çertifikaten elektonike,por do që të paraqiten te zyra e tij apo te njërzit e tij….kjo ështe e faktuar…o Edo nqs do vota në Fier hiqe këtë qelbësiren…se ky vet as dy vota nuk te jep ,se nga Radostina është…

  6. Adi says:

    Dmth ky do jape 1.2m euro me gjoja ppp per te bere 120km rruge qe duhet te ishte finacuar me fondet e BEse nese qeveria e tij do ishte ne gjendje te bente projekte. Borxhi kacafiu se ky nuk do fonde nga BEja se nuk i vjedh dot!!! Borxhi lahet me breza! Bravo te qofte kur na ke ne qe te durojme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje