Nga Bledi Lumani
Edi Rama bëri një gjest, të cilin do ta kishte bërë kushdo kryeministër i Shqipërisë, që do të ishte në vend të tij, dhe që i takonte ta bënte, si kryeministër i vendit amë: Doli në krah të drejtuesve të shtetit të Kosovës, në një moment të vështirë për këtë të fundit.
Vizita e tij dy ditore në Prishtinë, edhe pse mund të duket një shou i mirëmenduar, për t’u përdorur politikisht, ishte një shenjë simbolike, se Shqipëria ndodhet pranë Kosovës, tani që ajo ka më shumë se kurrë nevojë për mbështetje.
Dhe nuk është çështja vetëm tek fati i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, siç duan ta interpretojnë disa, por tek ajo që pas tyre mund ta kenë radhën dhe figura të tjera të rëndësishme politike në Kosovë, çka do të sillte kaos në politikën e Prishtinës, dhe pse jo, edhe trazira.
Ndaj, vizita e tij në Prishtinë, ishte mëse natyrale, edhe pse mesazhet politike kundër Gjykatës Speciale pastaj, mund të lënë vend për interpretime.
Por, kush priste fjala vjen, që ai të mbeshteste Gjykatën Speciale dhe hetimet e saj ndaj ish-drejtuesve UÇK, sot drejtues të lartë të politikës në Kosovë, nuk është veçse naiv.
Nuk mund të dalë kryeministri shqiptar e të thotë hetoni Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Ramush Haradinajn etj, nëse kanë bërë krime lufte apo jo.
Ajo që nuk kuptohet, është mllefi i opozitës në Tiranë, ndaj një vizite normale të kryeministrit shqiptar në Kosovë, në një moment jo normal për këtë të fundit.
Edi Rama po trajtohet sikur është njeriu që kishte vajtur t’iu japë mandatën kosovarëve, si tradhtari i kombit, si njeriu që shkoi të përçajë politikën në Kosovë e marrëzira të tilla, a thua se është pikërisht ai që i merr vendimet politike në Kosovë.
Madje, u lobua fort tek Ramush Haradinaj, që ky i fundit të mos e priste Ramën në takim, për të thënë që vizita e tij në Prishtinë dështoi.
Është e vërtetë që Edi Rama në këto vite nuk ka pasur marrëdhënie fort miqësore me të gjithë politikanët kryesorë të Kosovës, sidomos me tre nga kryeministrat e fundit. Por kjo nuk vjen vetëm për faj të tij, por të përzierjes dhe ndarjes së politikës së Tiranës dhe Prishtinës, në dy kampe.
Fjala vjen, dihet miqësia dhe marrëdhënia e ngushtë e tij me Hashim Thaçin, ashtu siç dihet edhe lidhja e fortë e Ilir Metës me Ramush Haradinajn, aq sa ky i fundit ishte i gatshëm, siç thuhet, të përfshinte edhe ushtrinë e Kosovës në zgjedhjet e fundit vendore në Shqipëri, vetëm për t’i ardhur në ndihmë mikut të tij president.
Dihet edhe që Rama nuk pati asnjëherë ndonjë simpati të veçantë për ish-kryeministrin Isa Mustafa apo për “luftën e ftohtë” me Albin Kurtin, por kjo ishte e pritshme jo vetëm për karakterin e Ramës dhe Kurtit, por edhe për faktin se ky i fundit, vizitën e parë në Tiranë pasi u zgjodh kryeministër, e pati në zyrën e Bashës dhe gazetarëve familjarë të dyshes Berisha-Meta, të cilët e pompuan atë aq fort si njeriun anti-Rama në trevat shqiptare, sa që Albin Kurtit i lazdroi sedrën dhe filloi të sillej realisht si kundërshtar i Edi Ramës.
Por të gjitha këto, nuk mund të jenë shkak për një shpërthim histerik dhe të pakuptimtë ndaj Ramës, se mos ai fiton kapital politik, në një moment që fokusi duhet të jetë diku tjetër.
Aq më tepër pastaj, që këto dy ditë, të vetmit që e kanë sulmuar Ramën pse shkoi në Prishtinë të mbështesë ish-drejtuesit e UÇK, janë opozita në Tiranë dhe serbët në Beograd, me në krye ministrin Vulin. Të parët, thjesht se nuk e durojnë dot protagonizmin e tij, të dytët, të nxitur nga ideja e përhershme që iu është ngulitur në kokë, se mos po krijon “Shqipërinë e Madhe”.
Kosova ose me sakte ,politikanet kosovare,jane ne kohen “mutit”! Vecse te ndahen dine!
Bravo Rama !
Ku e di ti mor kar që u lobua me Ramush Haradinaj.
Ku i ke faktet???
Ku pjerdh Haradinaj për Ramën, Saliun, Metën, Thaçin etj
undefined
Rama I shemtuar ne pamje, ne veshje, ne fjalor moral……vetem batutaxhi e bejtexhi….
Ziliqar! Ke inat se je vete nje thes me mut dhe me nje pale sy e nuk shikon dote as 2m tutje…
Nuk kemi nevoje ne Kosove qe Rama me ate veshje te kohes se turkut te na mbaje leksione per gjykaten speciale. Keta vet e kane votuar ne kuvendin e Kosove kinse per ta pastruar luften e UCK. E tash ska nevoje per as Edi Rame e as per kurgje hic por t’i pervjelin menget e te shkojn e ta “pastrojn luften”.
I thua po kujt i thua o Bledi.
Janë lishu hienat e ruso/serbëve portal më portalë duke vjellë vrerë çdo ditë, e keqja është se ktyre bastardëve si lubonja,bushati e shumë tjerë u jipet foltore në mexhelis për ta bërë llumë kombinë.
E kundërta në serbi, asnjë nga media serioze këtu, nuk e pasqyroi vizitën e zotit Rama dje në Kosovë përveç dy rreshtave info kurë Rama mbrriti ditën e parë.
As edhe një fjali për atë çfarë kryeministri tha dje për serbët, dhe kjo natyrisht në unanimitet nga media këtu se po ta bënin do ta kuptonte populli serbë se kjo llojë fletërrufe kineze është politikë, dhe natyrishtë nuk është hera e parë, kurse në Shqipëri ai palo greku krimineli që u vra në jug si terroristë, shumë media në Shqipëri e dha drejtëpërdrejt varrimin e tij.
Si shpjegohet kjo?
Edi Rama me viziten qe beri ne Kosove,eshte ne momentin e duhur dhe tregon shqetesimin e tij e te shqiperise ndaj Kosoves nga ndikimet absurde te Evropes.Edi Rama u gjend ne krah te atyre qe sulmohen dhe bravo i qofte.Edi Rama nuk mund te thot qe gjykata speciale ka bere mire apo keq udheheqesve te Kosoves dhe nuk mund ta thote e as e ka thene.Por ai shprehu indinjaten e tij ne nje kohe te domosdoshme.
shume shkrim i dobet sikur e ka shkru nxenes gjimnazi
Pse ore stupso, apo sepse ti thua – shkru, dhe jo shkruar. Mire thoshin dikur, hyyy pis milet!
mos hani mut kot
PESHKU I MODH E HAN TE VOGLIN
KY ASHT LIGJI I VETEM
mos hani mut kot
PESHKU I MODH E HAN TE VOGLIN
KY ASHT LIGJI I VETEM
EVROPA TALLUR ME SHQIPERINE!?
Aspak ! Titull futja kot te dali plot.
– Evropa ne bashkepunim me Mosken, Beogradin, Athinen, Stambollin eshte autorja dhe regjizorja e copetimit, sakatimit, genocidit dhe holokaustit 130 vjecar kunder shqiptareve si popull e Shqiperise
– Bashkepunetore ne genocidin dhe Holokaustin 130 vjecar
kunder Shqiperise natyrore e shqiptareve si komb
– Mbi gjysma e territorit te sakatuar dhe mbi gjysma e popullsise se deportar nga trojet e veta deri ne Iran e Irak
– Ky eshte shperblimi i Evropes “ kurve e vjeter” per Popullin e kombin e Gjergj Kastriotit Skenderbeut qe per me shume se cerek shekulli mbrojti kristianizmin dhe qyteterimin Evropian nga hordhite otomane turke….
Presheva tamam mendimet e mija.Shpresoj shumica derrmuse e shqiptarve ta shikojn punen e ketyre analisteve qe punojn 100 perqind kunder shqiptarizmit.Madje ftoj dike me aftesite e duhura tu bej nje You Tube clip ketyre”analisteve” nder vite me qendrimet konsistente anti Amerikane,thirrje per revolucion me dhune(nuk mjaftoj 97) kunder njeri tjetrit veri jug percarje.Propagande kunder UCK ,ulje te figurave kombetare,dhe gjithmone ne situata kontraversiale midis nesh edhe komshinjve gjithmon qendrimet e tyre jan pro tyre dhe kunder shqiptare.Nuk dua kurrsesi te behem paranojak ne gjykime po ju Lutem kush nuk eshte i bindur me kete qe po them te futet ne you tube dhe ti kontrollojn per veten e tyre. Qendrimi I analve eshte KONSISTENT me ket qe po them un.Dhe qekur organet e duhura shqiptare jan te shkrehur apo te gjumosur qe i len minjte te na kalojn posht hundes,i bie barra popullit te merret vet me kete.
Bledar je i vogel per ti mor me gjera te medha I COGEL PER TU MAR me gjera te medha. Mos e meso setvilizmin ndaj pushtetit nga Meron Baze padroni qe te jep paret. Mashtruesi Edi Rama gjithçkw e ben per lavdine e vetes dhe askurre per Kosoven e Shqiperine. E di qe sdo ta publikosh kete tomen por oyete njehere usyane se mbase i duhet per ” liri fjale”.
Edi Rama e kishte besimin e kosovareve ,por Ai e shperdoroi kete besim biles u tregua shume i pasinqerte prandaj nese njehere i mashtroi sigurisht qe nuk do ti jepet rst tjeter te tallet me ta.
Bledar kë thënë atë që shumë shqiptarë të vërtetë e thonë dhe e ndjejnë, por zëri i tyre nuk del në mediat e blera. Ai bëri detyrën, tregoi edukatë dhe nuk bëri fyerje për askënd. Nuk i kuptoj kosovarët pse duhet të merren me veshjen e jo me atë që thuhet. Kur nuk kanë argumenta, marrin nëpër gojë deri në 3 breza. Kjo është demokracia? Rama bën detyrën që ja kanë dhënë zgjedhësi me votë këtu në Shqipëri e nuk ka nevojë të drejtojë Kosovën, prandaj quhet shqiptar dhe jo kosovar.