Ish-deputetja e LSI shpjegon koalicionin PD-LSI: Kemi qenë si puna e komshijve në një pallat që s'flisnin me njëri- tjetrin

2 Korrik 2020, 19:15Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim është në koalicion opozitar me Partinë Demokratike që prej vitit 2017, kur PS fitoi e vetme zgjedhjet parlamentare. Me uljet dhe ngritjet e veta, për opozitën e bashkuar ky koalicion ka funksionuar.

Bashkë pritet të dalin edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka në një intervistë për Report TV sqaron si funksionon ky kalicion.

Caka mori shembullin e dy komshinjve, të cilët nuk flisnin me njëri-tjetrin, por kur një i huaj cënoi njërin nga komshinjtë, ata u bënë bashkë.

Sipas saj ka parti që nuk e duan njëra-tjetrën, por që janë të detyruara të bashkëpunojnë për të rrëzuar qeverinë.

“Unë mendoj që aty ka forca politike që mund të mos e duan njëra-tjetrën por e shohim si të keqe të domosdoshme. Në sensin që më duhet se ka një të keqe më të madhe, të cilën duhet ta mposhtim. 

Unë mund t’ju them një gjë: Dy komshi nuk flisnin me njëri tjetrin për shumë vite dhe kur një i huaj erdhi dhe cënoi fizikisht njërin prej komshinjve tjetri iu hodh në mbrojte sepse ishte një i huaj dhe ishte e keqja më e madhe sesa ai që kishte në krah. 

Unë nuk mendoj se as po mbron Basha Kryemadhin dhe as Kryemadhi Bashën. Në përfaqësojmë grupime të tëra shqiptarësh që janë bërë bashkë. 

Nuk besoj se ju keni parë në protesta tona njerëz që kanë goditur njëri tjetrin pse njëri është me PDIU, LSI apo me parti të tjera të frontit opozitar. 

Ky është një front kaq i gjerë opozitar saqë Rama mund ti vërë çfarë të dojë, por ka përpëlitjet e fundit përballë këtij fronti”, u shpreh Silva Caka.

I pyetur nga gazetari nëse do të ketë ndarje mes PD dhe LSI nëse Rama largohet nga qeveria, ish-deputetja u përgjigj: “Jo nuk besoj, për aq kohë sa u pajtuan njëherë nuk ka pse”.

 

4 komente në “Ish-deputetja e LSI shpjegon koalicionin PD-LSI: Kemi qenë si puna e komshijve në një pallat që s’flisnin me njëri- tjetrin”

  1. Sandri says:

    Tani ja hengret mutin Edi Rames .ju kaqola keni qene dhe ashtu do te ngeleni.

  2. Marie says:

    Bejini qejfin vetes,po ska zot qe ndal uraganin e PS,do fitoje se eshte ne pune nate e dite per popullin,kurse ju jeni particka te percelluara me krime dhe vjedhje e nuk ju beson me kush.
    .
    Po deri per zgjedhje drejtesia do bej punen e vet dhe LSI do kthehet ne lesh e li,kurse PD do perfundoje ne burgjet e lezhes ku do formojne koalicionin e sapunit

  3. Moni says:

    Parti KURVE. ….sa majtas djathtas. ..vetem ye hanit ne tepsi. ……tani hani Mut. …ju pa populli. ..dhe pd dhate prova. ..hajduterie. ..bajga. ..bastarde u shofshi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje