Nga Dritan Hila
Po eksodi me anije kur ndodhi, se me jane bere datat lemsh?
Nejse, mbaj mend qe nje nga heret kur ndodhi puna e anijeve, se ka pasur disa tentativa, ishim duke pire ne Tirane.
Dikur, mesa duket, ju prinim evenimenteve. Kishim ardhur nga Shkodra te kujtonim vitet e studentllekut qe sapo kishin mbarua. Per te fjetur, flinim tek shoket qe ishin ende studente.
Çdo vizite zgjaste sa mbaronim leket. Dita e fundit zakonisht ishte ajo kur kruanim xhepat dhe na dilte se kishim aq sa per te blere nje shishe konjak, nje late dhe bileta e kthimit.
Por kjo, nuk ishte ajo dite.
Qe ti rikthehemi heroikes, ate dite i zume lokalet me rradhe, duke filluar me ferrnetin e mengjesit, pastaj kafe dhe prape ferrnet, pastaj dreke tek Shen Prokopi ose Drini, ku menuja kishte romstek i bere me buke dhe laprat e mbetura, dhe pija ishte vodka. Nga ora 3-4 pasdite, degjuam per punen e anijeve.
A nisemi, sekush foli i pari? Nisemi, ishte pergjigja unanime. Po nga te nisemi, ishte pyetja e dyte? Shkojme ne Kombinat, tha ai qe ishte me esell, aty kalojne makinat per Durres, se rruga e vjeter eshte bllokuar. Morrem autobuzin e Kombinatit. Djerse, avuj alkoli, e folur me ze te larte, dhe tema po dihet. Dmth pune pije dhe femrash.
Asgje per komunizmin. Ne fakt komunizmi brenda nesh kishte vdekur me kohe. Madje nuk kishte lindur kurre. Aq me pak ne nje qytet si Shkodra, sundimi i tij nuk kishte karakterin kapilar qe mund te kishte ne qytetet e jugut. Vetem sot lexoj histori desidence te tipit Sakharov qe i paskeshin shkruajtur te parit dhe ja kishin numeruar tëk e tëk e tëk, apo romane te shkruara ne letra cigaresh qe i paska djegur sigurimi.
Komunizmi kishte vdekur se kishin vdekur apo ishin dorrezuar shpirterisht ata qe besuan dhe e sollen. Kishte vdekur ne Moske ku edhe lindi. Pa te ishte per ne, i merrnim pleshtat, bashke me desidentet qe kane dale sot.
Le te kthehemi tek autobuzi. Dikur mberritem ne Kombinat. Kombinati, ky qe eshte sot edhe ate mot. Me levizje te çakorduara, kerkuam te ndalonim nje Zis. Zisi ishte plot me njerez. Gjithsesi ndaloi. Perpjekjet tona per te hypur nga spondet, kundershtoheshin nga ata qe ishin lart. Ama edhe vullneti yne linte per te deshiruar. Pa ç’pa shoferi, u nis.
Te sharat tona ishin lume nga pas.
Ç’te bejme, hodhi njeri pyetjen. Shkojme ne klub dhe presim te bjere i nxehti, dhe deri atehere do kaloje ndonje makine, ishte pergjigja me inteligjente. U futem ne nje nga klubet e mjera ku sherbehej vetem ponç portokalli, nje pije e tmerrshme si urine lope, ose konjak Extra, dhe aranxhata qe vinin si çaj, pasi akulli qe vinte me kallepe te medha nga frigoriferi qendror, kishte kohe qe ishte shkrire.
Gjithe panorama e klubit ishte e pergjithshmja e klubeve shqiptare te asaj kohe, ku nje sistem kishte vdekur dhe asnje nuk e dinte çfare ishte kapitalizmi. Ishim ne limbon e sistemeve.
Pas pak nga xhamat e mbuluara nga pislleku dhe jashteqitjet e mizave, pame Zisin qe u kthye dhe shkarkoi njerezit.
Disa prej tyre qe erdhen te pinin uje, na thane qe policia ja kishte dale te ngrinte postobllok edhe ne rrugen Ndroqit, dhe nuk linte njeri te kalonte. Nga tavolina jone u degjuan pasthirma te tipit “ju zune gjynahet tona”, megjithese ne fakt na kishin bere nder qe nuk na lane te hypnim. Me siguri do kishim rene nga spondat.
Pija jone vazhdoi me te shara per policine. Vendimi unanim ishte qe do ta provonim neser kur te ishim esell. Ne fakt te nesermen nuk provuam asgje. Ndejtem edhe nje dite, qe ishte dita kur bleme latat dhe perfunduam ne mencen 6, ku hengrem skallop spinaqi, nje letyre qe ma ka neveritur perjete spinaqin.
Te pasnesermen morrem trenat per t’u kthyer me Shkoder. Asnje nga tavolina e asaj dite nuk iku emigrant dhe as e kuptuam qe paskeshim jetuar kohe heroike. Madje as sot nuk jam i vetedijshem per kete fakt.(Dritare.net)
Dritan Hila, kunder ciles polici flisnit ju ne tavoline, kunder policise rrugore qe kishte 10 police gjithe Shqiperia, apo kunder policise sekrete (Sigurimit) ky babai yt Ylli Hila ishte nje nga shefat e medhenj?
Na hengesh mutin, lengaraq para 30 vjetesh, lengaraq tani, lengaraq kur te vdesesh. Ate shkrimin Tan Hila per shurraqe si puna jote e boni.
Dritani flet me mendjen e tij dhe jo te babait; duhet te dish, qe ishin pikerisht keta te rinj (une kam patur shoke shume femije komunistash dhe komunistash te thekur, jo si ata te klases punetore) qe kishin vite, sidomos pas vdekjes se Hoxhes, qe shpreheshin pothuaj hapur kunder regjimit. Prandaj, ti o langaraq, qe duhet te jesh nga Vlora – ia fut kot. Bile, edhe ne Vlore, qe mbahej per “konservatore” , tek Kapelja, pothuaj flitej hapur dhe lulezonte pazari i kontrabandes; dhe llotosportit. Ata qe akuzojne Vloren per konservatore , harrojne qe Vlora dhe Durresi, ishin qytetet me afer RAI -t dhe kultures perendimore.
Dy polic te shkodres i hidhnin nje sy veriut keshtu ishte, por ama pordhac dhe desident dhe kovin 19 nuk ekzistonin. Shijoni sistemin demokratik pa gerr – verr ose futjani nje xhiro nga hong kongu.
Ne qytetet e jugut shikohej hard porno qe nga fundi i viteve 70 dhe gjithashtu radiot private pulieze si ishin konservatore
Hahahahahahahahahahahahahahaha
Ore genjeshtar, Ku kishte vodka atehere?
Ore injorant, komunizmi nuk lindi ne Moske, por ne gjermani nga Karl Marx.
Si s`kishte vodke bre atehere??!! Vodke pe Korçe dhe bio pale qe dilte si produkt nga panxhar-sheqeri ne Maliq!!
Shkrim i vertet sic e kam perjetuar edhe vete…
Sa per socializmin na e shembi balozi komunist fanatik saleh berisha ruajtesi i dhive
Paske pi aq shume ate dite , sa per cudi mbake mend shume !!!!!
Shkrim realist per vitet 90.
More po habitem: si nuk pashe nje trim ne ate kohe nga keta “disidentet” e leshit qe na kane dale tani dhe hapen bythesh neper TV e sotme te leshit qe na jane bere neper emisione si mbledhjet e grave te lagjes.
Kshtu m ka nodh dhe mu..
Shume kohe heroike, per zotin! Te pakten ashtu xurxull mirë
qe nuk ju ishte dukur vetja si Vojo mbi tank.
Me kete te pire qe paskeni bere ju te ’fortet’ e 90-es,po te ishit ne kohet e sotme, do iu kishin rrasur , ta kalonit naten ne burg sa te beheshit esell.
Nje shkrim i bukur, realist, me vlere per tu lexuar.
Rrespekte artikullshkrusit Hila , nje kujtim origjinal qe ngjall kujtimet tona ne Tiranen e asaj kohe , koh te veshtira por te bukura te pa harrushme .
Shkrim shume realist.
Shkrim shume realist.
Te kuptova zoteri Hila . Pra , dhe nese kish disident , ishin as me shume e as me pak por ca palopseudodisident . Nese kish nje popull qe dickerkonte , ish nje popull , qe nuk dinte c’te kerkonte dhe si ta kerkonte . Ne dinim vetem te humbisnim mendien me alkol surrugato dhe ne marramendie e siper te vendosnim te hypnim anieve backalloma , per te shkuar ne boten e premtuar . Dhe vertet ashtu beme . Karagjozlleku na perhumbi edhe ato pak aftesi qe keshem , dhe e shisnim veten per faktor kryesor ne shkaterrimin e komunizmit .Por z Hila ka dicka ne qartesimin e mendies njerezore , ne ato momente , A thua ishte vetem alkoli apo dicka tjeter me shume se alkoli , A mos ishte presioni politik , varferia , frika ngjer ne palce , pamundesia per te vepruar , gjithkush sipas aftesive e mundesive , mundesa totale e infrastruktures , frika per te nesermen , mungesa teresore per te njohur shkencen , tekniken teknologjine , humbia teresore e shpreses per nje bote te zhvilluar . Une , zoteri Hila , mendojse faktor kryesor , per humbjen e toroit ishte presioni politik dhe humbja e shpreses per nje te ardhme me te mire , se paku per femijet tane .
Sa per konjakun extra ia fut kot se sgjendej kollaj dhe qe i mire. Gjithashtu edhe per skallopin qe ishte gjella me e mire nder tere letyrat e qytetit studenti. Ponci i portokallit qe pije e rende por qindra here me e mire dhe me e garantuar se ca pije te “mira” qe zoti Hila mund ti pije sot me mburrje.
Shume e vertetë.
Ju shurrana kundër të shkrimit keni qenë te zhytur ne mut deri në qafë .Veç një i dejun mund të fliste ndonji gjysem fjale.
90 % e burgaxhive politikë shqiptare kanë qenë hajduta.
ka kohe qe nuk lexoj dicka qe ja vlen…bravo !…
E vertete, ky ishte realiteti.
Dritani nuk po zbukuron asnje gje nga realiteti i asaj kohe te zymte.
Na vjen mire kur degjojme ca te verteta , ashtu si kane qene .