Dyshimet për trukim në Bylis-Tirana, lëvizjet e çmendura të koeficientëve, si kuotohej minutë pas minute ndeshja

3 Korrik 2020, 11:11Sport TEMA

Kupa e Shqipërisë zhvilloi dje aktin e parë të ndeshjeve gjysmëfinale, ndërsa Bylis fitoi me përmbysje ndaj Tiranës (2-1). Ndeshja e “Adush Muçës” ishte e përfolur edhe pas 90 minutave, duke hedhur akuza të forta për vetë rezultatin dhe lëvizjet e koeficientëve.

Nëse hedhim një sy te koeficientët në kompanitë ndërkombëtare, fitorja e Bylis kuotohej me 4.0, 24 orë përpara nisjes së duelit, ndërsa orët e fundit fitorja e Bylis u kuotua me 2, dukshëm favorite përballë Tiranës.

Lëvizjet e çmendura të koeficientëve ishin edhe me nisjen e duelit, ndërsa goli i bardhebluve ishte i pritshëm sipas basteve.

Me rezultatin 0-1, goli i radhës për Bylis kuotohej 1.12, ndërsa i bardhebluve 9.0, duke hedhur dyshime se ndeshja ishte luajtur në baste.

Nëse shohim koeficientët, teksa ndeshja ishte 0-1. fitorja finale e Tiranës kuotohej 5.0, ndërsa ajo e Bylis 1.67.

3 komente në “Dyshimet për trukim në Bylis-Tirana, lëvizjet e çmendura të koeficientëve, si kuotohej minutë pas minute ndeshja”

  1. rasti says:

    korona beri te veten

  2. hahaha says:

    dënoni ekipet
    ose me lini te kullos delet ne stadium

  3. fat says:

    e kishte fajin fusha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje